10 Ushqimet Qe Ju Ndihmojne Te Digjni Me Shume Kalori

Pa diskutim qe nuk mund te mungoje molla

molla jeshile

 

Mund te mos jene te mire dhe te shijshem si çokollata dhe sallami, por ka ushqime qe kane ende avantazhin e te berit mire dhe madje t’ju ndihmojne te humbni peshe. Jane ushqimet qe te lirojne nga fajet, dhe i pari sic mund te imagjinoni eshte molla. Eshte nje ushqim aq i mrekullueshem sa te mbaje mjekun larg jush, duke perfshire dhe dietologun. Por te kujdesshem, qe te jete efektive si ushqim duhet te jete e gjelber ne menyre rigoroze. Vlera e shtuar e ketij fruti eshte bolleku me fibra dietetike, e cila jep nje ndjenje ngopjeje dhe sherben per te djegur yndyrnat. Me pak fjale, per keto 52 kalori qe na lene 100gr molle nuk duhet te ndjeni fajtore per asgje. Perkundrazi.

Kastraveci

kastraveci

Dieta e ushqimeve me kalori negative mund te djege shume shpejt rezervat e yndyres se tepert ne trup. Nje nga keto ushqime me kalori negative eshte padyshim kastraveci. Mjafton vetem ta shohim dhe ta shijojme ate per te kuptuar se kjo nuk eshte nje bombe kalorike, por kjo perime nuk ka merite vetem qe permban 16 kalori ne 100 gram, ajo ka shume me shume: Kastraveci redukton nivelet e inflamacionit, eshte i pasur me vitamine C dhe acid cafeik, te cilat ndihmojne ne uljen e dehidratimit.

Asparagu

Asparagus
Nje tjeter ushqim i denje per nje vend ne mesin e ushqimeve eshte asparagu. Eshte diuretik dhe nje ilaç i vertete per shtatzanine. Kjo perime eshte vertete nje thesar i ushqimeve te dobishme dhe ndihmon ne parandalimin e semundjeve te ndryshme, ne saje te vetive anti-inflamatore dhe antioksidante. Vlen te theksohet se 100gr asparag eshte ekuivalente me praktikisht 20 kalori.

Lulelakra

lulelakra

Sigurisht ta gatuash ajo nuk jep eren e deshiruar ne shtepi, por ja vlen ne saj te 25 kalorive per 100 gr. Lulelakra eshte e pasur me vitamine C dhe vitamine K, nuk ka yndyre, eshte nje burim i shkelqyer me fibra dhe ka avantazhin e te qenit mjaft e shijshme per te ngrene. Se fundi aktivizon  metabolizmin. Per nxjerrjen e kalorive nga lulelakra trupi duhet te punojne me shume se me ushqime te tjera.

Selinoja

selino

Ne te ngrene nuk eshte aq e mire, por ajo eshte aq e pasur dhe perfitimet qe keni nuk do arrini ti besoni. Se pari per nje 100gr selino kalorite e perftuara jane 16. Por permbajtja e saj prej 75% uje tregon se djeg me teper se ajo qe konsumohet. Pa harruar se 25% e mbetura jane fibra te cilat jane te pasura me natrium dhe kalium.

Gjeli i detit dhe pula

mish i bardhe

Lajme te mira. Per te humbur peshe nuk duhet vetem te hame ushqime me permbajtje te larte uji. Edhe mishra te caktuar kane mundesi te hyne ne listen e ushqimeve me kalori negative. Gjeli i detit permban 145 kalori per 100gr dhe gjoksi i pules 172 kalori, por cilesia e tyre me e mire eshte fakti se jane burim i proteinave, duke e detyruar sistemin e tretjes per te punuar me fort.

Domatja

domate

18 kalori per 100gr, vitamine C dhe licopen (antioxidant) do ta bejne ate nje mikeshe te vlefshme te shendetit, madje edhe me e rendesishme se dietat. Domatja eshte konsideruar e rendesishme ne parandalimin e semundjeve te zemres, per shkak te efikasitetit te saj kunder kolesterolit dhe presionit te larte te gjakut. Acidi citrik stimulon prodhimin e lengjeve gastrike dhe ndihmon metabolizmin. E pasur me uje, sasi te vogel yndyre, e mbushur me kalori. Dhe jo rastesisht ajo gjendet ne pothuajse te gjitha dietat.

Papaja

papaja

Per 100gr papaja ju perfitoni 43 kalori, por mbi te gjitha papaja lufton kapsllekun dhe ndihmon per te mbajtur nen kontroll kolesterolin. E pasur me fibra dhe antioksidante ajo permban sasi te medha te vitamines A, C dhe E dhe forcon muret arteriale. Sheqernat e ketij frut pershpejtojne metabolizmin dhe favorizojne djegien e kalorive.

Speci i kuq djeges

spec

Ai ka 40 kalori per 100gr dhe shkakton djegie ne te gjitha kuptimet. Ai permban kapsaicine. Speci djeges ka aftesine per te rritur metabolizmin tuaj dhe detyron trupin per te djegur me shume kalori, madje ky efekt ndodh menjehere pasi e keni kansumuar.

Kafeja

kafe

Kafeja permban vetem 2 kalori, me kusht qe mos te korigjohet me sheqer ose dicka tjeter. Pra kafeja e zeze eshte nje prej perberesve qe mund te konsiderohen me zero kalori. Nuk eshte gjithmone nje substance miqesore me shendetin pasi me doza te tepruara mund te jete e demshme per zemren. Por ajo ka fuqi te jashtezakonshme ne djegien e yndyres.