11 Fakte Thelbesore Per Kafeinen

Sic e di mire cdo njeri qe pelqen kafene dhe e pi shume ate, kafeina eshte stimulues dhe droge. Duke e konsumuar se tepermi, do te beheni te varur dhe mund te keni  probleme me shendetin. Ne te njejten kohe, studim pas studimi eshte treguar se konsumi i ushqimeve te pasura me kafeine si: kafeja, caji, cokollata e zeze mund te zvogeloje rrezikun per semundje te zemres, diabetin, infarktin apo kancerin, pjeserisht sepse keto ushqime jane burime te pasura me antioksidante qe luftojne semundjet.
Perpara se te pini edhe nje kafe tjeter apo perpara se te hapni kanacen e rradhes ju duhet te mesoni keto fakte.

kafeine

1. Kafeina mund te ndikoje ne humorin tuaj.

Perfitimet shendetesore te kafeines jane te medha nese ajo konsumohet ne sasi te moderuar. Kafeina stimulon prodhimin dhe leshimin e dopamines, nje neurotrasmetues qe aktivizon nje siperfaqe me mase gri te trurit pergjegjese per vigjilencen dhe produktivitetin. Meqenese dopamina rregullon humorin, nje filxhan kafeje rregullon humorin te pakten perkohesisht, kjo sipas nje studimi ne akademine e neurologjise ne USA. Por ne te njejtin studim njerzit qe pine me shume pije me gaz si coca cola kane 30% me teper mundesi per te zhvilluar depresionin se sa ato qe nuk i konsumojne keto pije, duke sugjeruar se burimi juaj i kafeines dhe sasia e sheqerit qe permban eshte celesi nese do te kete efekt permiresues ne humorin tuaj apo jo.

2. Kafeina mund te reduktoje rrezikun per kancer te gojes.

shendeti i gojes

Nje studim ne USA nga shoqata Amerikane e Kancerit gjeti nje lidhje te forte midis kafese me kafeine dhe riskut per vdekje nga kanceri i gojes. Ne 968,432 burra dhe gra qe moren pjese ne studim te cilet ishin pa kancer ne fillim te tij, 868 vdiqen nga kanceri ne goje gjate 26 vjeteve te studimit. Studiuesit zbuluan se ata qe pinin me teper se 4 fixhane me kafe ne dite e kishin te pergjysmuar rrezikun per vdekje nga kanceri i gojes ne krahasim me ata qe nuk pinin rregullisht kafe.

3. Sasia e tepruar e kafeines ka edhe rreziqe.

Jo te gjitha lajmet qe lidhen me kafeinen jane te mira. Kafeina eshte droge dhe si cdo lloj tjeter droge ajo mund te kete efekte negative nese konsumohet ne sasi te medha. Ne doza me te larta se 500 mg, qe eshte afersisht sasia qe gjendet ne 4 filxhan kafeje, kafeina eshte zbuluar se shkakton nervozizem, pagjumesi, crregullime te stomakut, dridhje muskulare dhe crregullime te rrahjeve te zemres.
Disa studime kane zbuluar se kafeina mund te reduktoje kapacitetin e kockave tuaja per te perthithur kalciumin. Nje studim ne universitetin Creighton zbuloi se kafeina shkakton humbje kockore te grate e moshuara dhe se ky efekt mund te anullohet nese kafese i hidhet qumesht. Studime te tjera kane zbuluar se kafeina shkakton ngritje te presionit te gjakut, prandaj ata qe kane presion te larte gjaku keshillohen te bejne kujdes me kafeinen qe marrin.

4. Mesoni sa eshte sasia e duhur e kafeines.

Nese ju zgjidhni te konsumoni kafeines, konsumi i moderuar eshte me i miri. Nje individ i shendetshem duhet te perpiqet te konsumoje me pak se 300-400 mg kafeine ne dite qe eshte thuajse e barabarte me 3 filxhane kafeje, 4 filxhane caji ose 6 kanace me pije me gaz. Grate shtatezena dhe njerzit qe vuajne nga presioni i larte i gjakut duhet te limitojne konsumin e kafeines ne 150-200 mg ne dite dhe femijet duhet te konsumojne jo me se 50 mg ne dite. Nivele me te larta se kaq te kafeines mund te shkaktojne simptoma te pakenaqshme si aritimi ose nervozizem.

5. Kafeina mund te reduktoje rrezikun per infarktin e miokardit.

Nje nga efektet pozitive te kafeines ka te bej pikerisht me infarktin e miokardit. Fillimisht mendohej se konsumi i kafese zmadhonte rrezikun per infarkt te miokardit. Por sipas nje studimi te publikuar ne gazeten e shoqates Amerikane te Zemres, femrat qe konsumonin me teper kafe kishin nje reduktim te vogel te rrezikut te infarktit.

Kafeina gjithashtu mund te ndihmoje edhe ne ADHD (Crregullimi ne Perqendrimin e Vemendjes dhe Hiperaktivitetit)
Nje tjeter fushe ku perceptimi per kafeinen po ndryshon eshte ADHD. Me pare mendohej qe ajo ishte nje shkak ne ADHD , nderkohe tani mendohet se kafeina mund te jete nje mjekim potencial per kete semundje, sepse ne doza te moderuara, kafeina rrit aftesine per tu perqendruar. Edhe pse nevojiten akoma studime per kete, ka shume prinder qe u japin femijeve dy filxhana kafe ne dite si mjekim efektiv per ADHD.

6. Kafeina nuk ndihmon ne humbjen ne peshe.

kafeina dhe humbja ne peshe

Edhe pse disa mendojne se kafeja me zero kalori mund ti shtohet dietes, studimet nuk kane konfirmuar se kafeja nxit humbjen ne peshe. Kafeina shpejton metabolizmin, duke rezultuar ne konsumimin e pak kalorive me teper gjate dites, por marrja e kafeines con gjithashtu ne prodhimin e kortisolit “hormoni i stresit” i cili eshte lidhur me shtimin ne peshe dhe sigurisht me stresin. Gjithashtu shume studime kane zbuluar se shtimi i kalorive qe digjni nga kafeina nuk eshte i mjaftueshem per te prodhuar humbje te vertete ne peshe.

7. Burimet e kafeines

Kur duhet te zgjedhim burimet e kafeines, ekspertet thuajse nje zeri votojne ne favor te burimeve natyrale te kafese dhe cajit mbi sasite e rrezikshme te kafeinese, sheqerit dhe aditiveve te tjere ne pijet me gaz apo pijet energjike. Kafeja dhe caji ne doza te moderuara permbajne shume antioksidante dhe sasi te mjaftueshme kafeine per te ofruar ndjesine e vemendjes, humor me te mire, dhe perfitime shendetesore jetegjata.

8. Perzieriet e kafeines jane problematike.

pijet energjike

Pijet energjike, shotsat energjike dhe pijet me gaz jane prodhuar per te dhene aktivizim te shpejte te energjive me shume pak perfitime ushqyese. Disa pije energjike permbajne deri ne 70 gr sheqer qe eshte e barabarte me 17.5 luge caji.
Me e keqe akoma, pijet energjike dhe shotsat mund te jene te rrezikshme per sasine jo natyrale te kafeines qe permbajne te kombinuar me ingrediente te tjere si guarana (stimulant), taurine (aminoacid qe rregullon nivelet e energjise dhe rrahjet e zemres) dhe ginseng (rrenje qe mendohet se rrit energjine). Konsumi i te gjithe ketyre stimulanteve ne nje here te vetme mund te coje ne helmim nga kafeina qe shkakton crregullim te rrahjeve te zemres nervozizem dhe irritim. Keto ingrediente gjithashtu mund te bashkeveperojne me ilacet e tjera dhe antibiotiket duke i zvogeluar efektivitetin dhe duke rritur probabilitetin per efekte anesore.

9. Thithja e kafeines mund te jete zbulimi i madh i rradhes.

Nga cemcakezat me kafeine, pijet energjike prodhuesit vazhdimisht kerkojne menyra te reja per konsumimin e kafeines. Nje nga metodat me te reja qe po ben zhurme ne treg eshte kafeina qe thithet me aeroshot, i cili eshte nje kontenitor me madhesine e nje buzekuqi qe permban bitamine B dhe 100 mg kafeine, qe eshte baraz me nje filxhan te madh kafeje. Per te marre nje aeroshot konsumatori thjesht thith nje pluhur qe shperbehet menjehere ne goje.
E krijuar nga David Esward, nje profesor inxhinjer biomjekesor ne universitetin e Harvard, aktualisht kjo paisje gjendet ne Masacusets, New York, France. Megjithate eshte ende ne shqyrtim nga shoqata e Administrimit te Ushqimeve dhe Medikamenteve ne Usa.

10. Kafeina permireson njohjen e fjaleve pozitive.

leximi dhe kafeja

Sipas nje studimi te bere ne universitetin e Ruhr ne Gjermani, te pirit te 2 apo 3 filxhaneve kafeje 30 min perpara nje provimi apo detyre rezulton ne njohjen me te lehte te fjaleve me kuptim te mire. Megjithate nga ky studim nuk u pa ndryshim ne procesin e njohjes se fjaleve neutrale apo me kuptim te keq. Kerkuesit besojne se njohja emocionale e fjaleve ka te beje me efektin dopaminergjik te kafeines, ne pjeset e trurit pergjegjese per te foluren.

11. A mund te konsumojne kafeine grate shtatzena?

Sipas nje studimi te fundit, femijet, nenat e te cileve kane marre kafeine gjate shtatezanise nuk kishin rrezik me te madh per probleme me sjelljen. Shume gra shtatezena lene kafeinen nga frika se mos demtojne femijen e tyre.
Ky studim mori ne pyetje 8000 gra te ndryshme dhe i pyeti per sasine e kafese, cajit dhe Coca Cola-s qe kane pire gjate nje jave te caktuar te shtatezanise duke llogaritur keshtu sasine mesatare te kafeines se konsumuar ne dite. Mbas disa vitesh te njejat gra moren pjese ne nje pyetesor tjeter per sjelljen e femijeve te tyre.
Rezultati– kafeina e marre perpara lindjes nuk u shoqerua me rrezik me te larte per crregullime te vemendjes, hiperaktivitet, probleme emocionale apo sjellje te keqe. Megjithese ky studim vertetoi se nuk ka lidhje midis kafeines se marre perpara lindjes dhe problemeve me sjelljen tek femijet, ka disa studime te tjera qe tregojne nje lidhje midis sasive te tepruara te kafeines dhe rrezikut per abort. Prandaj grate shtatezena apo ato qe po perpiqen te jene shtatezena nuk duhet te konsumojne mbi 200 mg kafeine ne dite