13 Arsye Pse Duhet Te Filloni Te Vraponi

Vrapimi eshte nje nga menyrat me te njohura per te mbajtur trupin ne forme, megjithate shume njerez e vene ne dyshim nese duhet te vrapojne apo jo. Nese jeni nje vrapues i rregullt me poshte do ju japim 13 arsye shume te mira pse te vazhdoni te vraponi dhe nese nuk keni vrapuar asnjehere me pare do ju japim 13 arsye te rendesishme pse duhet te filloni menjehere.

arsyet pse duhet vrapuar

1. Kerkimet e fundit shkencore kane treguar se vrapimi lidhet me zhvillimin e qelizave te trurit dhe mund te zvogeloje humbje te kujteses te njerezit e moshuar, gjithashtu vrapi mund te vonoje progresin e semundjeve neurodegjeneruese si semundja e Alzheimer.
2. Nje studim tjeter tregoi se ecja e shpejte ndihmon ne shkathtesimin e mendjes, prandaj nese jeni duke u pergatitur per nje provim te rendesishem atehere filloni te vraponi te pakten 2 muaj perpara provimit
3. Sipas Mayo Clinic, vrapimi mund te lehtesoje simptomat e e depresionit dhe ankthit nese e praktikoni ate rregullisht. Vrapuesit kane me pak mundesi per tu stresuar ne jete.
4. Vrapi i rregullt forcon kockat dhe ne kete menyre ndihmon ne parandalimin e osteoporozes tek femrat. Sa me heret te filloni te vraponi aq me mire ju ben. Vrapi gjithashtu forcon muskujt prandaj parandalon humbjet kockore dhe muskulare qe mund te ndodhin me kalimin e moshes tek femrat dhe meshkujt.
5. Nje nga faktet me te njohura eshte qe vrapi eshte nje ushtrim shume i mire kardio-vaskular qe ju mban zemren te forte dhe te shendetshme per shume vjet. Ecja e shpejte (jogging) redukton riskun e goditjeve te zemres duke forcuar zemren dhe duke zvogeluar presionin e gjakut.
6. Vrapi parandalon dhe ndihmon ne fazat e para te semundjeve te rrezikshme si diabeti, kanceri i gjirit apo hipertensioni. Doktoret shpesh i keshillojne pacienteve qe vuajne nga keto semundje te vrapojne rregullisht.
7. Vrapi ju ben me te lumtur, kjo sepse kur vraponi hormonet si endorfina leshohen ne gjak duke krijuar nje ndjenje euforie shume e njohur per vrapuesit.
8. Vrapi djeg shume kalori keshtu qe eshte nje menyre shume e mire per te humbur ne peshe.
9. Vrapi i rregullt ka nje efekt te pabesueshem kunder plakjes. Pervec faktoreve te siper permendur eshte vertetuar qe vrapi redukton rrezikun e vdekjes nga semundjet ne moshat e medha me 50 % dhe rrit kualitetin e jetes me 16 vjet. Ky studim eshte bere nga Universiteti i Mjeksise se Standford ne SHBA.
10. Vrapi nuk ju shkaterron kycet. Nese keni evituar te vraponi sepse mendonit qe vrapi ju demton kycet atehere eshte me mire te lini menjane kete justifikim dhe te vishni atletet menjehere. Studimet e fundit kane treguar qe njerzit qe vrapojne rregullisht dhe ata qe nuk kane vrapuar asnjehere kane te njejtin risk per osteoartrit. Ne fakt osteoartriti zakonisht ndodh te njerzit mbipeshe dhe vrapuesit e rregullt pa dyshim qe nuk kane probleme me mbipeshen.
11. Vrapi ju rrit vet-vleresimin. Disa njerez fitojne me teper besim ne vetvete kur vendosin nje qellim dhe e arrijne ate. Pavaresisht kesaj vrapi i jep njerzve nje ndjenje te brendshme besimi.
12. Vrapi permireson koordinimin dhe ju ben me te kujdesshem. Vrapi gjithashtu eshte menyra me e shkurter per te pasur kembe qe lene me goje hapur. Per te pasur rezultate me te mira mos harroni te beni pak strecing para dhe pas vrapit.
13. Nese doni te zbuloni dicka te re ne jeten seksuale me partnerin, atehere provoni te vraponi perpara momenteve intime dhe do te shijoni me shume cdo cast me partnerin tuaj.Eshte zbuluar qe meshkujt qe vrapojne kane fuqine seksuale te meshkujve 2-5 vjet me te rinj. Stervitja e rregullt e kombinuar me nje menyre jetese te shendetshme si diete e shendetshme, mos pirja e duhanit mund te permiresojne jeten seksuale te meshkujve deri ne 10 vjet dhe redukton rrezikun per impotence.

Shpresojme te mos keni me dyshime nese duhet te vraponi apo jo. Tani eshte momenti te vishni atletet dhe te filloni te levizni.