14 Nentor – Dita Nderkombetare e Diabetit

Dita Nderkombetare e Diabetit eshte nje nisme e filluar nga Federata Nderkombetare e Diabetit dhe Organizata Boterore e Shendetit. Eshte zgjedhur data 14 nentor per nder te Frederick Banting i cili bashke me Charles Best paten rolin me te rendesishem ne zbulimin e insulines, mjekimi i cili i ka shpetuar jeten shume njerezve me diabet.

Fushata synon te ndergjegjesoje personat e pergjegjeshem per kujdesin kundrejt njerzve me diabet. Per te semuret me diabet ky eshte nje mesazh per te bere permiresime te shendetit te tyre nepermjet edukimit. Per qeverite eshte nje thirrje per te implementuar strategji efektive dhe politika per parandalimin  dhe menaxhimin e diabetit ne menyre qe te mbrojne qytetaret e tyre qe vuajne nga diabeti ose kane risk te madh per tu semurur me diabet. Per mjeket dhe personelin shendetesor eshte nje thirrje per te permiresuar njohurite e tyre per te permiresuar sherbimin per pacientet me diabet.

Me poshte mund te lexoni disa fakte interesante per diabetin perreth botes. (per ta pare me qarte klikoni tek figura)

 Diabeti rreth botes

Vetem me ane te informacionit mund te behet parandalimi apo ruajtja e semundjes ne stade qe mund ti lejojne personit qe vuan prej tij te bej nje jete normale. Mesoni me shume rreth semundjes : Diabeti- Cilat jane shkaqet dhe si mund te mjekohet?

Ju ftojme ta shperndani kete mesazh ne rrjetet sociale per te ndihmuar sadopak ne reduktimin e kesaj semundje qe vazhdon te rritet me permasa eksponenciale per shkak te rritjes se konsumit te sheqernave dhe ushqimeve te perpunuara. Ne vitin 2030 Diabeti parashikohet  te jete ne vendin e 7 si shkaktar per vdekjen e njeriut.
Te gjithe jemi te rrezikuar