20 Ushqimet Qe Rrisin Imunitetin Natyral Te Organizmit

Sistemi imunitar eshte shume i rendesishem per mbrojtjen e organizmit nga semundjet e ndryshme. Provoni keto 20-ushqime per te rritur imunitetin.

1. Caji jeshil
caji jeshil

Kinezet per shekuj me rradhe kane studiuar ne lidhje me benefitet shendetesore te cajit jeshil dhe vetem qindra vite me vone arriten ne konkluzionin qe: caji jeshil eshte nje pije jashtezakonisht e pasur me antioksidante. Dr.Elisabeta Weichselbaum, eksperte ne Fondacionin Britanik te Ushqimit pohon qe “antioksidantet mbrojne organizmin nga mbi-prodhimi i radikaleve te lira, te cilat mund te demtojne proteinat, yndyrat, karbohidratet dhe strukturen e AND-se. Blini nje pako me caj jeshil ne supermarket dhe perfitoni nga benefitet e tij.

2. Hudhra

hudhra

Doni te mbroheni nga kolla, e ftohura, gripi apo semundje te tjera te pakendshme? Provoni te shtoni disa thelpinj hudhre ashtu sic jane, mundesisht ne menune e darkes. Hudhra nuk eshte vetem e pasur me antioksidante te fuqishem per luftimin e toksinave, por gjithashtu permban nje perberes kimik natyral te quajtur alicine, e cila vepron me gjakun per prodhimin e nje produkti te afte ne luftimin e baktereve dhe viruseve te demshem per organizmin. Vetem sigurohuni qe te beni dicka per eren e gojes me pas. Mund tju keshillojme te hani pak majdanoz te fresket i cili ben mrekulli per te larguar eren e hudhres.

3. Qepa

Nese s’mund te hani hudhren, provoni qepen. Qepet permbajne nje kimikat natyral te quajtur kuercetin, i cili rrit imunitetin dhe aftesine mbrojtese kunder infeksioneve bakteriale, redukton inflamacionet dhe ndjesine e fryrjes se barkut, lehteson tretjen dhe pastron gjakun. Pervec ketyre ka edhe aftesine per te ulur nivelin e kolesterolit ne gjak, shkaterrimin e bakterit helmues te ushqimit, E. Koli dhe Salmonela. Per te gjtha keto arsye duhet ti konsumoni me shpesh qepet.

4. Karrota

karrota

Kjo perime me ngjyre portokalli, permban nje sasi te konsiderueshme te beta karroteni, i cili eshte nje perberes i fuqishem qe nxit sistemin imunitar ne prodhimin e rruazave te bardha te gjakut qe kane aftesi per te luftuar infeksionet. Per te marre maksimumin nga karrotat, konsumoni ato ashtu sic jane, fusni disa copeza ne sallate ose shtrydhini per ti pire lengun.

5. Speci i kuq

specat e kuq

Eshte vertetuar tashme qe konsumi direkt i vitamines C, ndihmon ne kurimin e gripit te zakonshem, por gjithashtu eshte provuar qe specat e kuq jane shume te pasur me antioksidante te cilet ne menyre te konsiderueshme reduktojne simptomat e gripit, forcojne lekuren (shtresa e pare mbrojtese e trupit) dhe rrisin prodhimin e antitrupave. Mesatarisht, specat e kuq permbajne 2-here me shume vitamine C krahasuar me perimet apo frutat e tjera si portokalli. Prandaj mos ngurroni te grini disa copa ne sallate apo supen tuaj.

6. Mjalti nga bima “Manuka”

manuka

Mjalti nga nektari i “Manukes”, nje shkurre tipike per Zelanden e Re, eshte shume i kerkuar per cilesite e tij anti-bakteriale dhe anti-mykotike. Disa eksperte shendeti pretendojne qe nese konsumoni disa luge ne dite me mjalte, atehere do keni nje tretje te mire dhe riperteritje gjate gjumit. Ndersa nese e aplikoni direkt ne zonat me probleme, mund te kuroni ekzemat, aknet, ulceren dhe te pershpejtoni sherimin e plageve.

7. Speci djeges

speci djeges

Pavaresisht faktit qe speci djeges eshtenje aktivizues shume i mire per metabolizmin, duhet theksuar qe vetem nje spec permban sasine e nevojshme te beta karrotenit per gjithe diten dhe dy speca permbajne sasine e rekomanduar te vitamines C, nje antioksidant thelbesor i cili ndihmon ne luftimin e helmeve dhe trupave te huaj ne gjak. Prandaj lini menjane lengun e portokallit dhe provoni ti shtoni menuse tuaj spec djeges qe per me shume nuk ka as kalori. I pershtashem edhe kunder gripit e te ftohures.

8. Xhenxhefil

xhenxhefil

Keni probleme me stomakun dhe tretjen? Xhenxhefili bashke me bimen e mentes, eshte nje nga ushqimet me te mira qe ndihmon tretjen dhe lufton inflamacionet ne stomak, madje mund te ndihmoje edhe ne nje bark me te sheshte nese konsumohet si pjese e nje diete te ekuilibruar, me pak kalori. Xhenxhefili gjithashtu eshte nje antioksidant i fuqishem, mund te ndihmoje e te stimuloje qarkullimin e gjakut, ndihmon ne deintoksikimin dhe pastron zorren e trashe. Provoni te grini pak xhenxhefil ne nje racion me ushqime te skuqura ose zgjidhni nje caj xhenxhefili si nje alternative pa kafeine pas darkes.

9. Kosi

kosi

Te hash baktere te gjalla duket disi e cuditshme, por nese i kosumon nepermjet kosit ku gjenden shume organizma natyrale, i ben shume mire sistemit tuaj imunitar. Kosi i thjeshte, natyral permban “baktere te shendetshme” te cilat jane thelbesore per nje sistem tretje te shendetshem, madje disa mund edhe te luftojne baktere te rrezikshme si salmonela apo infeksionet virale. Perfshini ne mengjesin tuaj edhe kosin ose perdoreni ne nje perzierje ne forme te lengshme.

10. Brokoli

brokoli

Nese jeni duke kerkuar per nje nxites te sistemit imunitar provoni brokolin. Ai eshte i pasur me vitamina A, C, E dhe beta karroten. Gjithashtu ai permban nje sasi te konsiderueshme pothuajse te te gjithe ushqyesve qe ndikojne ne imunitetin e organizmit dhe perberes te tjere te nevojshem per shendetin. Per me shume ka kosto te ulet blerjeje dhe eshte i lehte per tu gatuar. Nese doni te merrni maksimumin e vlerave ushqyese, konsumojeni brokolin ashtu sic eshte, ose shtojeni tek te skuqurat bashke me nje nga keto 20-ushqime te permendura ketu si: speci djeges, hudhra apo xhenxhefili, per te perftuar nje “kure” te shijshme.

11. Zarzavatet jeshile

jeshilleqet

Nese nuk doni te hani me brokoli, zgjidhni midis zarzavateve jeshile si: spinaqi, lakra, senapi apo rrepat. Pervec faktit qe ato jane miq shume te mire te sistemit imunitar, ato gjithashtu jane te pasura me: beta karroten, vitamine A, C, hekur dhe zink, madje permbajne edhe vitaminen E, e cila eshte me e veshtire qe te gjendet ne sasi te medha ne dieten tuaj. Mund ti konsumoni te gjitha bashke ne formen e nje sallate ose ti fusni ne supe apo tek ushqimet e skuqura.

12. Patatet e embla

patatet e embla

Patatet e embla jane shume te pasura me antioksidante, gjithashtu jane nje burim shume i mire i fibrave dhe clirimit te ngadalte te energjive, duke mbajtur ne nje nivel te qendrueshem sheqerin ne gjak per te luftuar lodhjen. Qeroni nje patate, priteni ne rripa te trashe dhe piqini me pak vaj ulliri, per nje recete te shendetshme.

13. Kerpudha

kerpudhat shitake

Kerpudha eshte nje nga ushqimet me te cuditshme qe ndodhet ne kete top-liste, pavarsisht se ende nuk dihet se cili prej perberesve te saj e ben kaq te shendetshme per organizmin. Ajo cfare dihet per kerpudhat eshte qe ato ndihmojne ne prodhimin e rruazave te bardha te gjakut, te cilat luftojne infeksionet dhe bakteret e demshme. Ato gjithashtu i bejne rruazat ekzistuese me te fuqishme ne mbojtjen kunder trupave te huaj. Kerpudhat shiitake dhe maitake jane me te mirat te cilat mund ti gjeni lehtesisht edhe ne supermarket.

14. Guava

guava

Fruti i guaves eshte nje nga burimet me te pasura me vitamine C. Sic e permendem me siper, vitamina C eshte nje antioksidant i fuqishem, i cili i kombinuar me perberes te tjere te frutit si: kalciumi, hekuri, fosfori dhe quercetin (mbron organizmin nga infeksionet bakteriale dhe te viruseve, redukton inflamacionet, ndihmon ne tretje dhe pastron gjakun), behet nje ushqyes i pamposhtur. Nese nuk keni mundesi ta gjeni te fresket atehere perdorni guava te konservuar.

15. Arrat Braziliane

arra braziliane

Ashtu si molusqet, orizi kaf dhe e verdha e vezeve, arrat Braziliane jane nje burim i selenit, nje mineral i cili rrit ne menyre te konsiderueshme numrin e rruazave te bardha te gjakut ne organizem dhe forcon fuqite e tyre luftuese. Ato gjithashtu permbajne hekur, antioksidante, vitamine E, baker, magnez, mangan, kalium dhe kalcium. Mjaftojne disa arra ne dite per te nxitur imunitetin tuaj dhe per ti dhene lekures tuaj nje shkelqim te dukshem.

16. Shafrani

shafrani

Pervec ushqimeve te fuqishme per sistemin imunitar si: hudhra, xhenxhefili apo speci djeges, shafrani ka vecorite e tij shume te mira per shendetin. Ai permban nje perberes kimik natyral i quajtur kurkumin, i cili ka veti anti-inflamatore dhe luftuese kunder infeksioneve. Ndersa pluhuri i shafranit, ka veti antiseptike kur aplikohet ne zona te caktuara dhe mund te kuroje plaget dhe djegiet.

17. Uji

uje

Nje nga menyrat me te mira per te zhdukur toksinat nga organizmi, eshte te pish shume uje. Eshte nje alternative qe nuk kushton dhe gjithashtu eshte mbojtesi me i mire kunder dehidratimit te trupit. Simptomat e dehidratimit perfshijne: lodhjen, dhimbjen e kokes, pafuqi, te perziera madje dhe dhimbje muskujsh. Per te gjitha keto arsye, duhet te mbani nje nivel te larte te lengjeve vecanerisht nese nuk ndjeheni ne forme te mire. Mundohuni te pini te pakten 2-litra uje ne dite dhe akoma me shume nese kryeni aktivitet fizik.

18. Rigoni

rigoni

A keni menduar ndonjehere se per c’arsye rigoni eshte pjese e shume recetave gatimi? Sepse rigoni eshte nje nga bimet me te pasura me antioksidante, vecanerisht me acid fenolik dhe flavonoide, 2-perberes qe lehtesojne inflamacionet dhe ndihmojne ne mbrojtjen ndaj semundjeve si: gripi i zakonshem, rrufa, ethet dhe probleme me tretjen. Rigoni i kombinuar me hudhren, domatet dhe qepen eshte nje erez shume e mire per shendetin.

19. Limoni

limoni

Uji i ngrohte, lengu i limonit, mjalti i Manukes dhe xhenxhefili eshte kombinimi perfekt per rritjen e imunitetit dhe mbrojtjen nga semundje te ndryshme. Limoni pervec sasise se konsiderueshme te vitamines C qe permban, ai eshte ideal ne ruajtjen e balances se acidit alkalik te organizmit, i cili mban pH ne nivel te qendrueshem. Kjo do te thote qe trupi juaj eshte i afte te terheqe bakteret e shendetshme, ne vend te viruseve dhe trupave te huaj, te cilet vendosen dhe shumohen ne mjedise me aciditet te larte.

20.Ostrike (molusqet)

ostrike

Keto gjallesa deti mund te bejne me shume per trupin tuaj se sa thjesht te rrisin deshiren seksuale. Ato jane gjithashtu nje nga burimet me te pasura me zink, nje perberes qe ndihmon ne luftimin e infeksioneve nepermjet rruazave te bardha te gjakut dhe ne prodhimin me te shpejte te antitrupave te tjere. Gjithashtu ai e ben sistemin mbrojtes aktual me agresiv, duke rritur mundesite ne luftimin e rreziqeve. Por nese nuk i preferoni molusqet? Atehere provoni ushqime te tjera te pasura me zink si:embrion gruri, susam, fara kungulli apo cokollate te zeze.

 

 

1 thought on “20 Ushqimet Qe Rrisin Imunitetin Natyral Te Organizmit”

Comments are closed.