5 Arsye Per Te Lare Duart Siç Duhet

Eshte nje gjest i thjeshte qe mund te mbroje  ne menyre te efektshme shendetin tuaj, por qe shpesh neglizhohet. Keto jane arsyet perse duhet te lani rregullisht duart tuaja.

Larja e duarve

Sa e rendesishme eshte higjiena e duarve?

Duke pare interesin dhe propozimet e tregut qe ofron gjithmon e me shume zgjidhje per te garantuar duar te pastra dhe te disifektuara edhe kur ju nuk keni uje dhe sapun, duket se pastrimi i tyre eshte nje prioritet per te gjithe. Por sipas nje studimi te koheve te fundit ky prioritet duket i mbyllur ne raftet e supermarketeve dhe dyqaneve ku shiten sapune, detergjente, letra te lagura dhe produkte higjenike. I vetmi qe sjell ne vemendje kete teme eshte Daily Mail, qe mbledh te dhena te arrituara nga studime te shumta dhe nxjerr nje konkluzion shume shqetesues.

Ne fakt vetem 13% e njerezve kane deshmuar se kane nevojen per te lare duart e tyre para ngrenies. Jo vetem kaq, 25% e njerezve pranojne se kurre nuk i lajne duart pasi fshine hundet, ose e  bejne kete shume rralle, ndersa 27% e tyre nuk ​​i lajne duart pasi kane udhetuar ne transportin publik. Megjithate, ne te gjitha keto rrethana do te kishte arsye shume te forta per ta bere kete.

Ja pese arsye qe do te benin te ndryshonin mendje edhe personat qe sillen sikur kane alergji nga sapuni.

1 – Eliminimi i baktereve prezente ne duart tuaja eshte i barabarte me zhdukjen e shume mikrobeve,  temperatura e rritjes se te cileve eshte 37°C, e njejte e trupin tone. Kjo do te thote se ne qofte se mikrobet nga duart kalojne ne organizmin tone atehere po qe mund te zbaviten vertete.

2 – Nese nuk lahen duart, bakteret mund te mbijetojne deri ne tre ore ne lekuren e duarve tona, ku mund te shumohen cdo njezet minuta dhe duke arritur nje dendesi prej nje mije qelizave bakteriale per centimeter katror. Probabiliteti qe keto baktere te jene ne gjendje te hyjne ne trup nuk eshte i ulet: Ne fakt secili prej nesh,  ne te shumten e resteve pa e kuptuar, ne momente te ndryshme pergjate dites, me duart e pista, prek hunden, syte, gojen, veshet, duke e bere me te lehte per bakteret dhe viruset pergjegjese per infeksione te ndryshme qe te gjejne rrugen e hyrjes per ne trup. Per me teper, disa patogjene mund te shkaktojne edhe infeksione te renda te lekures

3 – Duart nuk jane vetem nje mjet transporti i perdorur nga mikrobet per te hyre ne organizmin tone por edhe nje mjet transporti qe perdorin mikrobet per te kaluar nga njeri trup ne tjetrin. Kalimi i virusit mund te jete i menjehershem. Kemi folur kohet e fundit se sa higjienike mund te jete nje shtrengim duarsh me dike qe ka prekur objekte te ndryshme ne zyra e dyqane. Mjafton te kujtoni se ata qe punojne ne nje zyre mund te kene kontakt me me shume se 10 milion baktere ne dite.

4 – Objektet dhe siperfaqet nga te cilat duart mund te mbledhin mikrobe te ndryshme ne menyre te pavetedijshme jane nga me te pamendueshmet. Jo vetem vendet publike duhet te jete shqetesuese,  por edhe gjera te tjera si sendet tuaja personale. Doreza e cantes tuaj te punes ose objektet qe mbahen brenda saj jane magazine e vertete mikrobesh. Nje tubet me krem qe mbahet ne çanten e nje gruaje mund te grumbulloje me shume mikrobe se sa nje kapak wc ne tualet!

5 – Nese ju nuk i kushtoni vemendje te mjaftueshme higjienes se duarve tuaja mund te arrini te ndotni  edhe ushqimet dhe pijet qe do te perfundoje ne gojen tuaj, ose te te tjereve. Ne fakt nga duart  bakteret mund te perfundojne ne ushqim, ku ne kushte te caktuara mund te shumohen duke ju shkaktuar semundje qe mund edhe te rrezikojne seriozisht shendetin tuaj.

Ju kemi bindur?

Ketu ju gjetet disa keshilla te dobishme per rendesine e higjenes tuaj. Tani ju ngelet vetem te mesoni se si te lani duart siç duhet. Me poshte do te gjeni nje video me nje demostrim se si duhet te lahen duart ne menyren e duhur.

Duke shpresuar se kemi arritur tju japim nje informacion te rendesishem per trupin dhe shendetin tuaj, mos harroni – te lani duart!