5 Menyra Thelbesore Per Te Mbrojtur Lekuren Tuaj Gjate Veres

stina e veres

Per tu kujdesur per lekuren duhet te praktikoni disa keshilla qe ju mbrojne nga kanceri i lekures, plasaritja apo tharja e saj. Ju duhet te kujdeseni per lekuren sepse ajo ka nje rol thelbesor mbrojtes per trupin tuaj. Kujdesi per lekuren nuk duhet te jete dicka e komplikuar dhe nuk duhet tju marri shume kohe, ajo duhet tju behet e zakonshme si psh: larja e dhembeve.
Ndiqni keto keshilla per te parandaluar problemet e lekures (njollat, plakjen e parakohshme apo tumoret):

1. Kufizoni ekspozimin ne diell

kufizoni ekspozimin ne diell

E keni degjuar me miliona here kete keshille, por ka nje arsye te rendesishme pse perseritet kaq shpesh. Rrezet UV te diellit jane pergjegjese per shume probleme te lekures si:
• Kanceri i lekures
• Rrudhat
• Qukat
• Njollat e moshes
• Dekolorimi i lekures
• Zhvillimi i masave beninje
Nje nga menyrat per te mbajtur lekuren tuaj te fresket dhe rinore eshte perdorimi i produkteve qe kane faktor mbrojtes ndaj rrezeve UV. Perdoreni kremin mbrojtes cdo dite dhe perseriteni aplikimin nese do ekspozoheni per nje kohe te gjate ne diell. Gjithashtu vishni bluza me menge, pantallona dhe mbani kapele. Shmangni ekspozimin ne oret me te nxehta 10.00 – 15.00 Mbani mend qe edhe solari eshte po aq i demshem sa dielli sepse edhe ai leshon rreze UV.

2. Kujdesuni te jeni gjithmone te hidratuar

kujdesuni te jeni te hidratuar

Te ruani lageshtine e lekures eshte thelbesore per mbrojtjen e saj. Nje lekure e mire hidratuar, ka elasticitet dhe parandalon tharjen apo plasaritjen e saj. Per te qene te hidratuar:

• Pini shume uje, ky eshte celesi i hidratimit.
• Zgjidhni kremin hidratues qe ti pershtatet tipit te lekures tuaj dhe perdoreni pasi keni bere dush. Shmangni produktet qe permbajne sulfat lauril natriumi (sodium lauryl sulfate), sepse ky perberes eleminon yndyren natyrale per te cilen lekura juaj ka nevoje.
• Lahuni me uje te vaket, jo te nxehte dhe mos rrini me shume se 5-10 minuta. Duket kontradiktore, por larja e shpeshte ju than lekuren dhe nese tharja e lekures perkeqesohet, mundohuni te beni me rralle dush.

3. Merrni masa paraprake per shendetin

mos perdorni gjerat e te tjereve

Ftohja apo gripi shkaktohen edhe nga infeksione viral ne lekuren rreth buzeve, nderkohe bakteret mund te nxisin zhvillimin e akneve apo problemeve te tjera. Per te mbrojtur lekuren duhet te beni kujdes se cfare e prek ate per te evituar infektimin ndaj baktereve apo agjenteve te tjere

• Mos jepni dhe mos perdorni gjera personale te te tjereve si furca e dhembeve apo balsami i buzeve.
• Mos pini aty ku kane pire te tjeret
• Shmangni prekjen e fytyres dhe perdorimin e telefonave te te tjereve.

4.Perdorni produkte delikate per kujdesin e lekures

kujdesi personal per lekuren tuaj

Larja e fytyres eshte e rendesishme per te hequr papastertite, yndyren, bakteret dhe qelizat e vdekura. Gjithsesi nje pastrim me i forte si scrubi, mund ta irritoje lekuren, ta thaje apo ta beje me te ndjeshme ndaj faktoreve te jashtem. Qe te keni rezultatet qe deshironi ju duhet te:

• Lani 2 here ne dite fytyren me uje te ngrohte dhe pastrues delikat
• Me nje pecete te paster, masazhoni lehtesisht me levizje rrethore
• Shpelajeni me uje te bollshem per te hequr sapunin dhe te gjitha papastertite
• Thajeni butesisht me peshqir, por mos e ferkoni dhe me pas aplikoni kremin hidratant.

5. Njihni lekuren tuaj

kontrolloni lekuren per ndryshimet

Kushtojini vemendje pikave te cuditshme, nishaneve apo ndryshimeve ne lekuren tuaj dhe mos ngurroni te kontaktoni doktorin tuaj. Sepse nje ndryshim i nishanit mund te jete nje paralajmerim per kancer te lekures. Gjithashtu duhet te konsultoheni me dermatologun edhe ne qofte se keni zhvillim te vazhdueshem te akneve, keni nje lekure te irrituar dhe te thate, apo skuqje te vazhdueshme. Keto mund te jene semundje te lekures apo inflamacione te cilat duhet te kurohen ne menyre specifike.

Me keto keshilla te thjeshta per kujdesin ndaj lekures, me nje menyre ushqyerje te shendetshme, lekura juaj eshte me e mbrojtur dhe me e bukur. Ne qofte se vini re ndonje crregullim, kontaktoni menjehere dermatologun per te mos rrezikuar lekuren nga semundje te ndryshme qe mund te behen rrezik per jeten.

 

1 thought on “5 Menyra Thelbesore Per Te Mbrojtur Lekuren Tuaj Gjate Veres”

Comments are closed.