6 Faktore Te Fshehte Qe Mund Te Shkaktojne Pucrat (Aknet) ne Fytyre

Aknet mund te shfaqen si pasoje e shume faktoreve te fshehur ne shtepine tuaj apo ne sirtarin tuaj te medikamenteve. Eshte e thjeshte te mos i kushtosh shume rendesi disa pucrave qe dalin si rezultat i nje jave stresuese ne pune, por ka me qindra gjera me te cilat jemi ne kontakt te perditshem, qe mund te jene shkaktare te problemeve te fytyres. Sipas dermatologes Francesca Fusco, aknet shkaktohen nga shume faktore, pjesa me e madhe e te cileve jane te pranishem ne rutinen tone te perditshme.
Me poshte po ju japim 6-faktore te fshehur qe shkaktojne pucrat:

1. Recetat mjekesore

receta mjekesore

Nje nga gjerat e para qe duhet te kontrolloni nese keni probleme me fytyren, jane medikamentet tuaja. Steroidet qe gjenden ne ilacet tuaja jane nje nga armiqte kryesore, pavaresisht nese merren nga brenda organizmit apo aplikohen ne nje zone te caktuar. Dr. Fusco ju paralajmeron qe nese i merrni keto ilace ne rruge te brendshme, keto perberes te rrezikshem (steroidet) do te klasifikohen si prednisone, qe eshte steroidi ne forme tablete. Prednisoni perdoret per trajtimin e shume inflamacioneve si : helmimi nga gjarpri, alergjite madje dhe artriti. Edhe ne qofte se mjekimi juaj eshte lokal (ne nje zone te caktuar), gjithsesi kujdesuni qe te keni ne recete edhe kortizon edhe hidrokortizon. Nese e teproni me perdorimin e ilaceve qe permbajne prednisone, dhe nuk behet fjale per disa aplikime, problemet e fytyres tuaj mund te perkeqesohen ose mund te shfaqen te ashtuquajturat “aknet steroide”.

Gjithashtu duhet te beni kujdes edhe per perberes si : litiumi, kloruri i litiumit dhe disa forma te caktuara te jodit. Kur merrni mjekime te cfaredo lloji, sigurohuni qe aknet nuk bejne pjese ne efektet anesore te mjekimit.

Sipas Dr.Fusco, kontraceptivet orale jane shkaku me i zakonshem i akneve. Ndryshimi i nivelit te hormoneve ne trupin tuaj, edhe pse mund te jete per me mire, mund te coje ne probleme me fytyren. Edhe pse kontrolli i shtatzenise ka efekt te kundert, ndryshimi i niveleve te hormoneve ndikon tek trupi juaj i cili do kohe qe te balancohet. Mbani mend qe aknet shfaqen pas 6-muajsh nga koha kur filloni apo kur ndaloni perdorimin e kontraceptiveve orale.

2. Tualeti i perditshem

tualeti i perditshem

 

Perberesit qe shkaktojne keto njolla mund te jene fshehur ne canten tuaj te tualeteve. Ne ndryshim nga medikamentet ju kontrolloni ate qe vini ne fytyre apo ne floket tuaj. Aknet e shkaktuara nga kremerat dhe makeup-et, njihen si akne kozmetike dhe shfaqen me shume ne fytyre,qafe apo ne skalp. Nese aplikon rregullisht nje produkt ne zonen e prirur per akne, ka shume mundesi qe ato te perkeqesohen se sa te behen me mire. Disa persona madje flene me kremera apo vajra ne floket e tyre te cilat mund te ngelen ne jastek dhe te prekin fytyren tuaj. Ne kete rast beni mire te vendosni cdo nate nje pecete te paster mbi kellefin e jastekut.

Furcat e makeup-it ne menyre te vazhdueshme mbledhin grimin e mbetur duke grumbulluar keshtu edhe bakteret te cilat mund te shkaktojne aknet te quajtura Folikulite. Dr.Fusco ju sugjeron qe te pakten njehere ne jave ti pastroni furcat e makeup-it ne menyre qe te mos shfaqin rrezik per lekuren tuaj.

3. Perdorimi celularit

perdorimi i celularit

Telefonat celulare mbledhin te gjitha llojet e papastertive dhe te baktereve gjate dites dhe jane nje nga shkaktaret e akneve kryesisht ne mjeker dhe ne pjesen rreth gojes. Pastrojeni celularin tuaj cdo dite me pecete me alkool per te mbajtur te paster ate dhe fytyren tuaj.

4. Perdorimi i pastes se dhembeve per te trajtuar aknet

paste dhembesh kunder pucrave

Ne kundershtim me bindjen qe ju eshte krijuar te gjitheve qe pasta e dhembeve ndalon perkeqesimin e problemeve te lekures, disa pasta dhembesh mund te nxisin zhvillimin ne shtresen e brendshme te fytyres te disa akneve apo pucrave te njohura si dermatit perioral. Fluori dhe te tjere perberes per zbardhjen e dhembeve apo anti-kavitet si psh. Pirafosfati i natriumit, kane veti gerryese dhe mund te cojne ne djegie te fytyres, ne irritime apo ne shfaqjen e pucrave.

5. Veglat e stervitjes

tapete per stervitje

Nuk eshte vete procesi i stervitjes qe ndikon ne shfaqjen e njollave te bezdisshme. Nese perdorni nje tapet palestre te perbashket, mund te ndodhesh ne pjesen ku dikush tjeter ka djersitur apo ka pasur kembet. Keshillohet te vendosni nje peshqir kur sterviteni edhe nese keni tapet personal. Gjithashtu edhe procesi i stervitjes apo i zhveshjes,qe vazhdimisht prekin zona te caktuara te lekures, mund te shkaktojne akne te ferkimit. Ferkimi i vazhdueshem ju ben te djersisni, irritohen lekuren dhe me shume mundesi do te zhvillohen pucra te vogla e te kuqe. Ndersa mund tju duket si nje lloj skuqje nga nxehja e tepert, ajo mund te jete ne te vertete nje akne.

6. Prekja e fytyres

mos prekni fytyren

Mbi te gjitha eshte shume e rendesishme te shmangni prekjen e fytyres tuaj pa shkak edhe nese i keni duart e lara. Prekja mund te irritoje lekuren dhe nese prekni gjithmone ne te njejtin vend ju mund te nxisni prodhimin e yndyres. Pra ka 3-efekte negative : bakteret, irritimin, rritjen e prodhimit te yndyres.

Dhe me e rendesishmja as mos tju shkoje ne mendje ta shtypni ate pucer.