7 Shenja Paralajmeruese Qe Ju Mund Te Vuani Nga Artriti

Artriti eshte nje deformim apo inflamacion i nyjeve artikolare (kyceve). Artriti ka rreth 100 forma te ndryshme, por me i perhapur eshte Osteoartriti.
Ndryshe nga bindja qe mund te keni krijuar, artriti nuk eshte nje semundje vetem per te moshuarit. Gjysma e te semureve me artrit jane nen moshen 65-vjec. Sipas statistikave , ne USA 1 ne 5 te rritur ose rreth 50 milion persona jane te prekur nga kjo semundje. Shume te tjere kane shqetesime por ngurrojne te shkojne tek doktori.

dhimbje kycesh

Dhimbjet nuk jane te vetmet shenja te kesaj semundjeje. E rendesishme eshte qe ajo te diagnostifikohet qe ne fillimet e saj. Sipas nje profesori te Universitetin e Mjekesise ne Washington, trajtimi i semundjes se artritit reumatizmal (RA) qe ne muajt e pare te shfaqjes, mund te minimizoje deformimet e kyceve, madje mund ta sheroje plotesisht ate. Persa i perket osteoartritit (OA) qe eshte forma me e zakonshme e artritit, sa me shpejt te filloni ndryshimin e menyres se jeteses, aq me te lehte do ta keni kontrollin e dhimbjes dhe te ruani aftesine per te levizur. Ja disa nga shenjat paralajmeruese qe ju mund te vuani nga artriti:

1. Plogeshtia ne mengjes

Vini re: Te zgjohesh ne mengjes dhe te levizesh me veshtiresi per gjysem ore apo me shume, kjo eshte shenje artriti. Eshte e zakonshme per te gjithe qe ne mengjes te jene pak te plogesht e dembele, por normalisht kjo kalon me pak stretching dhe kur filloni te levizni. Ndersa nese keni artriti reumatizmal, do tju duhet 30 minuta, ka raste qe duhen ore apo edhe nje dite e tere per tu lehtesuar e per te levizur normalisht. Personat e prekur nga kjo semundje, shprehin se ndjehen si te mberthyer, si te burgosur dhe kjo ndjesi qe nuk mund te levizesh dot eshte edhe me e rende se vete dhimbja.

Pse ti kushtoni rendesi: Ngurtesimi apo paaftesia per te levizur pasi keni qendruar pasiv per pak kohe, eshte nje nga simptomat dalluese te artritit reumatizmal. Ajo mund te perseritet gjate dites si per shembull pasi keni pare nje film apo pasi keni qendruar ulur per nje kohe te gjate. Sa me shume te levizni aq me mire ndiheni nese keni artritin reumatizmal, ndersa e kunderta ndodh nese keni osteoartrit, sa me shume te vini ne levizje kycet e prekura, aq me shume mund te perkeqesohen.

2. Dhimbje kur ngjisni shkallet

Vini re: Nese kur perthyeni gjurin, ndjeni bllokim apo dhimbje, ne ngjitje apo zbritje te shkalleve, kjo eshte nje shenje artriti. Dhimbjet e gjurit jane edhe me te forta nese jeni mbipeshe. Cdo kilogram i tepert rendon ne gjunjet tuaj, dhe e rrit akoma me shume riskun e zhvillimit te artritit. Rreth 60% e personave obeze jane te prekur nga artriti.
Probleme te tjera, te cilat shkatojne dhimbje perfshijne: paaftesine per te levizur lirshem berrylat, pa mundesia per te qendruar ne maje te gishtave, ndryshime ne menyren e ecjes (sa drejt ecen), madje edhe ecja duke caluar.

Pse ti kushtoni rendesi: Gjuri eshte artikolacioni (kyci) me i madh i trupit dhe i dyti per nga rreziku i prekjes nga osteoartriti. Gjunje te prekur nga osteoartriti, mund te cojne ne nje ecje “kauboj” me kembe ne forme harku. Pjese te tjera te rrezikuara jane: kurrizi,kofshet, kembet, duart dhe gishtat. Por ne pergjithesi njerezit ngurrojne te shkojne tek doktori, deri ne momentin kur smund te bejne edhe levizjet elementare. Ata shkojne per vizite vetem kur dhimbja behet e padurueshme. Duhet ti kushtoni kujdes fillimit te nje cikli jo-pozitiv qe nis bashke me kete semundje. Ju shmangni levizjen sepse ju shkakton dhimbje, prandaj rrini me shume pa levizur ne shtepi, nderkohe qe rrini, hani edhe shendosheni. Kjo e fundit e veshtireson akoma me shume levizjen dhe pa e kuptuar po i afroheni kufirit te qenurit i paafte ne berjen e gjerave.

 dhimbje kembesh

3. Simptoma te ngjashme me gripin dhe lodhje

Vini re: Lodhje kronike, mungese oreksi, renie ne peshe, anemia dhe/ose temperature qe vazhdon me shume se nje jave (me shume se kohezgjatja e zakonshme kur je me grip), te gjitha keto jane simptoma te artritit. Madje ju mund te vereni ndryshime jo vetem tek indi lidhor (nyjet, kycet), por edhe ne indet e tjera si: skuqje, dhimbje apo tharje te syve. Keto simptoma mund te shfaqen menjehere ose gradualisht.

Pse ti kushtoni rendesi: Keto simptoma te ngjashme me ato te gripit qe shoqerohen me veshtiresi ne levizje dhe dhimbje, jane shenja te artritit reumatizmal. Kjo forme artriti, RA, eshte nje crregullim sistematik i inflamacioneve, rrjedhimisht eshte prekur i gjithe trupi, jo vetem nje nyje e caktuar. Dr. Putterman ju sugjeron qe te mos e kaloni problemin thjesht me 2 parcetamol. Keto simptoma duhen ekzaminuar pa humbur kohe.

4. Papritur ndjeni nje dhimbje te padurueshme ne gishtin e madh te kembes

Vini re: shume persona qe e kane provuar kete dhimbje te papritur tek kycet, e cilesojne ate te padurueshme, madje e krahasojne me dhimbjen e gureve ne veshka. Gjithashtu gishti eshte i kuq, i nxehte kur e prek dhe shume i ndjeshem. Edhe pse keto shenja mund ti kene edhe kycet e tjera, gishti i madh eshte me i zakonshem. Zakonisht vetem nje gisht preket ne nje kohe te caktuar.
Ne shumicen e rasteve, dhimbja shfaqet papritur, ndersa ne disa te tjera, vihet re skuqje, nxehje dhe rritje e ndjeshmerise. Gjithsesi dhimbja eshte e forte dhe e padurueshme, ajo zhduket dhe perseritet prape.
Disa persona e lidhin faktin e shfaqjes se dhimbjeve, me konsumin e shume proteinave (Proteinat permbajne aminoacide. Kur ju konsumoni shume proteina, organizmi i shperben keto ekstra aminoacide ne amonjak dhe ure. Nje teprice e kesaj te fundit ndikon tek veshkat duke shkaktuar dhimbje) apo me konsumin e alkoolit.

Pse ti kushtoni rendesi: Nje dhimbje e papritur, e padurueshme, pergjithesisht ne gishtin e madh, eshte nje shenje e artriti Gout, forma e dyte me e perhapur e artritit dhe tipi me i zakonshem i artritit inflamator. Gout ndodh kur acidi urik, nje substance qe qarkullon ne gjak, vendoset ne inde te organizmit ne forme kristalesh te mprehta. Kjo ndodh sepse vete organizmi prodhon shume acid urik ose ka probleme ne shkarkimin e tij me ane te urines.
Meshkujt e moshes 40-50 vjec, jane me te prirur per tu prekur nga artriti gout, ndersa pas moshes 60-vjec ajo mund te preke si meshkujt dhe femrat. Nese ky problem nuk kontrollohet ai mund te perseritet vazhdimisht.

5. Gishtat e duarve marrin pamje te cuditshme, me gunga

Vini re: Nese vini re zmadhim e shtremberim te nyjeve te gishtave, keto jane shenja artriti. Ka raste qe mund te preke nyjen e fundit te gishtit te quajtur nyja Heberden, ose mund te preke nyjen e mesit e quajtur nyja Bouchard. Ne disa raste, keto gunga mund te shfaqen ne bazen e gishtit te madh (edhe pse kjo nuk ka nje emer specifik).
Keto nyje gjithashtu e kane te veshtire levizjen, por jo domosdoshmerisht me dhimbje. Kur e prek gungen te duket me shume si kocke. Kjo forme artriti mund te preke te gjithe gishtat.

Pse ti kushtoni rendesi: Ju mund te kuptoni nese keni artrit thjesht nga pamja vizuale, duke e shoqeruar me nje sere analizash dhe ekzaminimesh, madje mund te jete e nevojshme dhe ekzaminimi nepermjet rrezeve-X. Nyja Heberden dhe nyja Bouchard te cilat verehen ne formen e osteoartritit, kane prirje qe te jene te trasheguara, vecanerisht per femrat. Ne pergjithesi, ata persona qe merren vazhdimisht me pune manual. Fermeret, jane me te prirur per tu prekur nga osteoartriti OA, ne ekstremitetet e poshtme te gishtave.

llojet e artritit

 

6. Dhimbje qe ju prishin gjumin

Vini re: Nese nuk ju ze gjumi sepse ju shqeteson shume dhimbja e kyceve apo nese zgjoheni ne mes te nates nga dhimbjet, keto jane shenja artriti. Disa persona qe vuajne nga kjo semundje, fillojne te shmangin familjen apo aktivitete te tjera qe benin me pare. Kjo sepse ata ndjehen te mposhtur nga kjo dhimbje kronike dhe ideja per te vizituar niperit e mbesat apo te marrin pjese ne ndonje aktivitet i duket nje sforco shume e madhe.

Pse ti kushtoni rendesi: Dhimbjet nga Osteoartriti (OA) shkatohen nga demtimi i kerceve dhe con ne ferkim te kockave me njera tjetren. Por secili e perjeton ndryshe dhimbjen. Kur behet fjale per dhimbje qe ndikon ne jeten tuaj te perditshme, ju pengon te merrni pjese ne aktivitete argetuese me familjen, madje mund tju prishe edhe gjumin, atehere zgjidhja e vetme eshte te mesoheni me kete ide qe shume gjera qe benit me pare smund ti beni me dhe te kujdeseni me shume per veten tuaj qe te mos bini pre e depresionit.

7. Dhimbje qe veshtireson perdorimin e duarve

Vini re: nese keni probleme kur i jepni makines, kur mbertheni kopsat e kemishes, kur lidhni kepucet, kur perdorni thiken ose pirunin apo kur kercisni gishtat, keto jane shenja te artritit.
Nyjet e prekura kane nje lekure me te kuqe, jane me te ngrohta kur i prek dhe me te ndjeshme.

Pse ti kushtoni rendesi: Nese ndjeni veshtiresi ne kryerjen e aktiviteteve te perditshme, duhet te shqetesoheni. Ne pergjithesi nyjet e duarve, jane te prirura te preken nga artriti reumatizmal duke i kthyer punet qe behen me duar ne nje stres te vertete. Artriti reumatizmal eshte gjithashtu nje semundje simetrike, ne kuptimin qe te dyja kembet dhe duart preken njekohesisht (ndersa tek osteoartriti, kycet e infektuara jane josimetrike).
Vini re se cila pjese e dores eshte prekur. Artriti reumatizmal prek me shume nyjet ne fillim te dores, ndersa osteoartriti prek nyjet ne maje te dores dhe bazen e gishtit te madh, por jo domosdoshmerisht te gjithe gishtat njekohesisht.

5 thoughts on “7 Shenja Paralajmeruese Qe Ju Mund Te Vuani Nga Artriti”

  1. pershendetje. kam rreth 3 vjet qe kam shume siklet tek kembet, nga kyci i kembeve edhe poshte, sa here shtrihem per te fjetur kam nje nxehtesi te padurueshme dhe nuk me ze gjumi deri sa ti fus kembet ne uje te ftohte. pasatj me del gjumi shume heret nga i njejti problem(nga nxehtesia) e kembeve. ju lutem me jepni ndonje sugjerim cfare munt te bej?

  2. JAM E INTERESUAR TE DI SE PERSE ME DHEMB GISHTI I MADH I KEMBES …MOS VALLE JANE SHENJAT E ARTRITIT! jAM 40 VJEC

  3. faleminderit qe jepni informacione te tilla te domosdoshme
    une interesohem per ferkimin midis kockave dhe konkretisht tek gallgania

  4. Jam 47 vjece kam nje nxehtesi te madhe poshte tabanit te kembeve ,sa here qe shtrihem ne darke ato leshojne nxehtesi sa me duhet ti freskoj here pas here.dhe mendoj te kem pak akull poshte kembeve qe te shkel ne ate moment .cfare me keshillon ju lutem !!ME RESPEKT MAJLINDA

Comments are closed.