A Do Te Donit Te Humbnit 5 kg Ne Vetem 3 Dite? Zbuloni Me Shume Per Dieten 3 Ditore

Eh kush nuk do te donte apo jo?

Krijuesit e dietes 3 ditore i kane terhequr njerezit me kete pretendim kaq shume saqe kane sukses te madh neper rrjetet sociale.

Kuptohet, cili eshte ai qe nuk do te donte te provonte dicka qe i reklamohet me keto rezultate?

Duhet te dini qe te jesh skeptik nuk ben edhe aq keq, sepse eshte mire qe te tregohen studimet per te besuar kete pretendim.

Duke bere pak studim zbulohet se per se ben fjale dieta 3 ditore.

Cfare eshte dieta 3 ditore?

dieta 3 ditore

Ka disa variacione te dietes 3 ditore, por te gjitha ju premtojne te humbni 5 kg cdo jave per nje total prej 30 kg cdo muaj.

Uouu keto po qe jane numra impresionues.

Qellimi i renies ne peshe duhet te fokusohet tek humbja e 1 kg cdo jave duke ndjekur nje diete ushqimore te kujdesshme dhe duke u stervitur rregullisht.

Prandaj eshte e rendesishme te pyesni kush e beri kete plan te mrekullueshem dhe kush ju premtoi se do humbisni 5 fishin e kesaj peshe?

Disa mendojne se dieta 3 ditore u krijua nga gojedhenat. Ajo gjithashtu ka marre emra te ndryshem si dieta e akullores, e ushtrise, e marines,e Mayo Clinik,e Organizates Amerikane te Zemres, dhe emra te tjere te rendesishem. Te gjithe keto institucione kane mohuar ne menyre kategorike te jene te lidhur me kete diete apo qe ta perkrahin ate, gjithashtu nje kembane alarmti qe duhet tju ngjalle dyshime.

Nese dikush do krijonte nje plan ushqimor te sukseshem patjeter qe do kerkonte meritat apo jo?…ose jo nese plani nuk funksionon. Fakti qe keto institucione shendeti nuk duan asnje lidhje me kete diete ndoshta kane nje arsye.

Prandaj me poshte po ju listojme 7 Mite per dieten 3 ditore qe ndoshta doni ti dini edhe ju.

1.Ushqimi qe permban kjo diete eshte i shendetshem dhe i ushqyeshem

akullore

Nderkohe qe disa lloje dietash ekstreme ju lejojne te pini vetem nje limon dhe uje, ose te tjera ju lejojne te pine lengje frutash, dieta 3 ditore perfshin ingrediente jo te shtrenjte dhe eshte e lehte per tu ndjekur me nje program ushqimor te planifikuar qe duhet te hani ne mengjes, dreke dhe darke.

Na vjen keq, nuk ju lejohen ushqime midis vakteve edhe kur ato jane te shendetshme.

Ka shume alternativa ne internet qe marrin emra te ndryshme dhe ne nuk mund ti analizojme te gjitha. Megjithate po marrem njeren prej tyre si shembull.
Sipas dites 3 ditore “Ushtarake” (nje nder shume llojet e dietes 3 ditore), ju do te hani proteina si toni, vezet, fruta si banania apo qitro dhe gjithashtu tost me drithera. Kjo mund te jete e pranueshme.

Por prisni pak…

Ne diten e dyte te kesaj diete ju duhet te hani dy hot dog per darke, me pas nje akullore me vanilie si embelsire. Keto jane dy alternativa shume te pashendetshme qe nuk pritet te jene pjese e nje diete te shkurter.

 

Dita 1

 

Dita 2

 

Dita 3

 Mengjesi ½ Grejpfrut, 1 fete buke e thekur, 2 luge gjalp kikiriku, 1 filxhan caj ose kafe( me kafeine) 1 veze, 1 fete buke e thekur, ½ banana, 1 filxhan me caj ose kafe (me kafeine) 5 krekers, 1 cope djath kackavall, 1 molle te vogel, 1 filxhan me caj ose kafe (me kafeine)
Dreka ½ kavanoz me ton, 1 fete buke e thekur, 1 filxhan me caj ose kafe 150 g djath i bardhe, 1 veze e zier fort, 5 krekers 1 veze e zier fort ( ose e gatuar sipas deshires), 1 fete buke e thekur
Darka 85 gr mish sipas deshires, 200 gr thierza, ½ banane, 1 molle te vogel, 150gr akullore me vanilje. 2 hot dog, 150 gr brokoli, 80 gr karrota, ½ banane, 80 gr akullore me vanilje 1 kavanoz me ton, ½ banane, 150 gr akullore me vanilie

 

Cila eshte llogjika ne dieten e mesiperme?

Jo vetem qe darka ne diten e dyte te dietes eshte jashte llogjike, por shihni darken ne diten e trete: ton, banane, akullore. E cuditshme? Ky lloj kombinimi te shkaton te perzjera vetem duke e menduar.

Prandaj sic e shikoni ky plan ushqimore eshte shume larg i te qenit ideal.

Ne kundershtim me ate qe mund te mendoni ju nuk keni pse te limitoheni tek toni, vezet, apo krekersat per te humbur ne peshe. Ju mund te humbisni ne peshe dhe te jeni te shendetshem duke ngrene mjaftueshem ushqim te mire.

Si perfundim: ju nuk do te mesoni si te ushqeheni shendetshem nese ndiqni nje diete te tille. Trupi juaj mesohet me uljet dhe ngritjet ne vend qe te mesohet me nje menyre ushqimi te ekuilibruar.

2.Eshte vetem nje diete per 3 dite.

 

kalendar

Dieta 3 ditore eshte vetem nje emer i keqvendosur sepse ne te vertete ju do te mbani diete 7 dite ne jave per gjithe muajin. Ja tju shpjegojme.

Ju duhet te ndiqni kete regjim te rrepte per tre dite dhe kjo eshte pjeserisht e vertete. Me pas ju jepen 4 dite “pushim”.

Jo keto nuk jane dite pushimi aspak. Ne te vertete ju duhet te kujdeseni te konsumoni ushqime me pak karbohidrate dhe me proteina e perime.

Domethene kur jeni me dieten 3 ditore ju keni 0 dite pushimi. Nuk e dime per ju por edhe kur mban nje diete te shendetshme, duhet patjeter qe hera heres ti lejojme vetes ndonje lajthithje te vogel si per shembull nata e pices.

E vertet, ju do te humbni ne peshe duke ruajtur me kujdes cdo gje qe hani per gjithe muajin, pa ngrene asgje midis vakteve dhe pa pasur dite pushimi, por a eshte me lehte kjo se sa nje diete e shendetshme e balancuar?

3.Nuk keni pse te numeroni kalorite

numerimi i kalorive

Ekspertet e dietes 3 ditore, ju thone qe nuk keni pse te numeroni kalorite kur ndiqni planin qe ju kane dhene.
Edhe kjo nuk eshte teresisht e vertete.

Nese ndiqni rregullisht sasite qe ju keshillojne , pa i zevendesuar ju mund te krijoni nje ide te pergjithshme te kalorive qe konsumoni. Nese doni te nderroni tonin sepse nuk ju pelqen, duhet te gjeni vet nje alternative me po aq kalori, proteina ne menyre qe nderrimi te jete i vlefshem.

Kater ditet e javes gjithashtu ju duhet te beni kujdes me proteinat qe merrni, sepse duhet te jeni ne te njejten linje me 3 ditet e dites, domethene te konsumoni rreth 800-1000  kalori neto ne dite.

Dhe kjo na sjell ne piken tjeter te problematikes se dietes 3 ditore.

Minimumi i vleres ditore te kalorive qe duhet marre eshte per femrat 1200 dhe per meshkujt 2000. Michelle Kerns shkruan per LiveStrong: Nderkohe qe ndiqni diten 3 ditore ju mund te keni deficit te shume elementeve ushqyes, gjithashtu ajo mund te coje ne cikle humbje dhe marrje peshe qe dobesojne imunitetin dhe rrisin rrezikun per gure ne temth apo probleme me zemren.

A eshte e shendetshme te humbni 5 kg ne 3 dite?

humbje ne peshe

Per shumicen e njerzve duhet rreth 1 muaj per te humbur 5 kg ne menyre te shendetshme, jo nje jave.
Megjithate Mike Russell M.D shkruan per revisten Shape :- Nese peshon 80kg dhe qellimi eshte te jesh 60 kg, humbja e 10 kg ne nje jave ne menyren e duhur eshte e pamundur. Nese jeni pjesmarres ne emisionet televizive per humbjen e peshes dhe peshoni 180 kg atehere te humbni 10 kg javen e pare eshte e pranueshme (vecanerisht duke marre parasysh sasine e ujit qe duhet te humbisni gjate javes se pare).

Ne pergjithesi sa me shume kilogram tju duhet te humbisni aq me e lehte dhe aq me shpejte do ta beni ate. Nese jeni ne kufirin maksimal te BMI ose obeze, reduktimi i fast-food dhe reduktimi i disa kalorive te tjera patjeter qe do ju lejoje te bini disa kilogram menjehere.

Nuk duhet harruar se humbja e peshes ne menyre te shpejte zakonisht shoqerohet me rimarrjen e kesaj peshe te humbur edhe me shpejte. Kur punoni shume dhe merrni rezultate afatgjata nepermjet nje diete te shendetshme dhe ushqtrimeve fizike, ju do te mbani peshen nen kontroll per nje kohe me te gjate sepse kilogramet qe keni humbur nuk do te jete vetem pesha e ujit.

5. “Ju humbisni me shume se vetem ujin”

gote uji

Ata qe mbajne kto dieta te shkurta fillimisht jane te entuziasmuar per humbjen e peshes ne nje kohe te shkurter. Nga ana psikologjike kjo i motivon me shume dhe keshtu ata e vazhdojne diten per nje kohe te caktuar derisa realiteti rikthehet, dhe ata do kene neps per me teper varietete ne ushqimin e tyre derisa e ndalojne plotesisht dieten.

Ne kete moment kilet e humbura rikthehen perseri ne problem.

Prandaj ata fillojne perseri nje diete te shkurter, dhe perseri e lene.

Kjo renie e shpejte e peshes shpesh referohet si humbje e ujrave.

Por cfare eshte kjo peshe nga uji?

A e keni vene re kur ju fryhen gishtat e duarve ose te kembeve kur hani ushqime me shume kripe dhe rrini inaktiv per pak kohe? Nese peshoheni do te shihni qe jeni 3 kg me shume vetem ne nje dite. Kjo eshte peshe nga ujrat.

Katherine Zeratsky, nutricioniste dhe dietologe, i tha CNN se veshkat tona vendosin te mbajne ujin ose jo. Nese keni konsumuar shume kripe naten e meparshme, atehere veshkat do te mbajne me shume uje ne organizem per te holluar ose balancuar kriperat, me pas i nxjerrin jashte bashke me urinen.

Veshkat tuaja gjithashtu do te mbajne ujin nese jeni te dehidratuar, ne menyre qe te riktheje balancen normale te kriperave.

Zeratsky shpjegoi se kjo teprice uji ruhet ne indet apo enet e gjakut qe pershkojne gjithe trupin si dhe tek gishterinjte apo ekstremitet.

Tani, perkrahesit e dites 3 ditore thone qe nuk jane duke humbur peshen e ujit por ne fakt po humbin dhjamrat. Megjithate nuk ka asnje studim klinik qe ta vertetoje kete fakt.

Gjithashtu nuk eshte per tu cuditur fakti qe ne keto dieta 3 ditore duhet te konsumoni kafe apo caj me permbajtje kafeine sepse sic e dime kafeina eshte diuretike. Keto pije nuk e rehidratojne trupin, ato do te nxjerrin jashte tij cdo sasi uji qe ai depoziton.

Pesha e ujit mund te bjere shume shpejt dhe gjithashtu mund ta rimerrni nese nuk beni aktivitet fizik.

6.Dieta 3 ditore do te aktivizoje metabolizmin tuaj

aktivizoni metabolizmin

Sikur te mos kishte menyra me shumice per tju genjyer, krijuesit e dietes 3 ditore pretendojne gjithashtu me krenari se mund te shpejtojne metabolizmin dhe te humbisni 5 kg ne jave pa bere asnje lloj aktiviteti fizik.

Kjo eshte pothuajse per tu gajasur se qeshuri.

Jo vetem qe ky pretendim nuk ka asnje mbeshtetje shkencore por bie ne kundershtim te plote me gjithashka qe dime per metabolizmin.

Ka vetem disa menyra per te shpejtuar metabolizmin ne menyre qe trupi juaj te djege me shume kalori…dhe dieta 3 ditore nuk zbaton asnje nga ato.

Per te aktivizuar metabolizmin duhet:

  • Te rrisni sasine e stervitjes ne menyre qe qelizat te djegin me shume energji.
  • Te konsumoni omega 3 per te balancuar nivelin e sheqerit ne gjak dhe per te reduktuar inflamacionin duke ndihmuar keshtu rregullimin e metabolizmit. Ato gjithashtu reduktojne rezistencen ndaj hormonit leptin, te cilin shkencetaret e lidhin me shpejtesine e djegies se dhjamrave.
  • Te berit te muskujve me stervitje force.
  • Pirja e cajit jeshil i cili permban katekina qe permiresojne oksidimin e yndyrnave dhe termogjenezen, prodhimin e energjise se trupit, nxehtesise apo tretjes.
  • Shijimi i disa vakteve te vogla ne dite ne vend te tre vakteve te medhaja.
  • Mos reduktimi i madh i kalorive per te parandaluar vendosjen e urise.

Sic e shihni dieta 3 ditore nuk permban asnje nga pikat e siper permendura ne regjimin e saj dhe jo vetem por bie edhe ne kundershtim me to.

Prandaj pergjigja eshte: Dieta 3 ditore Nuk e aktivizon metabolizmin.

7.Dieta 3 ditore nuk eshte FAD DIET (term per te etiketuar nje plan ushqimor qe premton rezultate drastike)

fad-diet

Sipas site-t About Health ka disa menyra per te dalluar nje fad diet:

  • Heqin teresisht nje grup te caktuar ushqimesh
  • Konsum te palimituar te gjithshkaje te pasur ne yndyrna, sheqer apo kolesterol
  • Promovimin e konsumit te kafeines
  • Pak variacion dhe rregulla shume strikte
  • Disa ushqime apo kombinime ushqimesh qe pretendojne se djegin kalori
  • Premtimin se disa ushqime ju shpejtojne metabolizmin

Te shikojme nese dieta 3 ditore eshte nje fad diet? Pra:

Ajo perjashton yndyrnat e shendetshme dhe ka pak variacion te ushqimeve te tjera si pasoje e rregullave strikte.

Ajo pretendon se ju shpejton metabolizmin, edhe pse nuk ofron asnje menyre per ta bere kete. Dhe gjithashtu ju nxit te merrni kafeine sa me shume.

Keto lloj dietash nuk zgjasin shume dhe nuk mund te imagjinojme dike qe jeton i lumtur me keto lloj dietash. Kur zgjidhni nje diete kujtoni ate qe ka thene Michael Dansinger MD nga akademia e dietologeve dhe nutricionisteve “Nese nje diete duket shume e bukur per te qene e vertete atehere me shume mundesi ashtu eshte”. E dyta nese nuk e shihni dot veten duke ndjekur nje lloj diete per gjithe jeten atehere nuk ben per ju.

Konkluzioni eshte qe me siguri dieta 3 dite eshte nje FAD DIET, pa asnje pike dyshimi dhe ky nuk eshte nje mit.

Na shkruani ne komentet me poshte se cili fakt ju shokoi me shume per dieten 3 ditore.

1 thought on “A Do Te Donit Te Humbnit 5 kg Ne Vetem 3 Dite? Zbuloni Me Shume Per Dieten 3 Ditore”

Comments are closed.