Anemia- Shkaqet, Llojet, Simptomat dhe Kurimi

Anemia eshte nje semundje qe zhvilllohet kur trupit  i mungojne rruazat e kuqe te gjakut (eritrocitet) ose i mungon sasia e mjaftueshme e hemoglobines. Pjesa kryesore e rruazave te kuqe te gjakut perbehet nga hemoglobina, dhe ajo eshte pergjegjese per lidhjen me oksigjenin. Ne qofte se ju keni me pak rruaza te kuqe te gjakut ose keni hemoglobine anormale ose ne sasi me te vogel atehere qelizat e tjera te trupit tuaj nuk do te marrin mjaftueshem oksigjen. Simptoma te tilla si lodhja ndodhin sepse organet nuk po marrin ate qe u duhet (oksigjenin) ne sasi te mjaftueshme per te funksionuar mire.

anemia

 

Anemia eshte semundja me e shpeshte e gjakut ne SHBA. Grate dhe njerzit me semundje kronike kane risk me te madh per anemi. Faktore te rendesishem qe duhen mbajtur mend jane:

• Disa forma te caktuara te anemise jane te trashegueshme keshtu qe femijet preken qe porsa lindin.
• Grate gjate shtatezanise jane me lehtesisht te prekshme nga anemia per mungese hekuri, si pasoje e rritjes se kerkeses per gjak gjate kesaj periudhe.
• Mosha e trete gjithashtu ka risk me te larte per zhvillimin e anemise sepse kane nje diete me te varfer ose per shkak te semundjeve te tjera kronike.

Ka disa lloje anemie. Te gjitha kane shkaqe te ndryshme dhe si pasoje edhe trajtime te ndryshme. Anemia nga mungesa e hekurit ose anemia ferrodeficitare eshte tipi me i zakonshem dhe eshte lehtesisht e kurueshme me ndryshime ne dieten ushqimore ose me suplemente hekuri. Disa forma anemie si ajo qe zhvillohet gjate shtatezanise konsiderohen normale megjithate disa lloje anemie mund te shkaktohen nga probleme te rendesishme te shendetit prandaj duhen diagnostifikuar dhe kuruar sa me shpejt.

hemoglobina dhe eritrocitet

 

Cfare e shkakton anemine?

Ka rreth 400 lloje anemie qe cila ndahet ne 3 grupe:

• Anemia nga humja e gjakut (hemorragjia)
• Anemia nga zvogelimi ose anomalite ne prodhimin e rruazave te kuqe te gjakut (eritrociteve)
• Anemia e shkaktuar nga shkaterrimi i rruazave te kuqe te gjakut

Anemia e shkaktuar nga hemorragjia

Sasia e rruazave te kuqe te gjakut mund te reduktohet nga hemorragjia, e cila mund te ndodhi nga pak per nje periudhe te gjate kohe duke veshtiruar diagnostifikimin. Keto lloj hemorragjish kronike zakonisht ndodhin per shkaqet e pershkruara me poshte:

• Semundje gastrointestinale si: ulcera, hemorroidet, gastritet apo tumoret e ndryshme.
• Perdorimi i medikamenteve anti inflamatore jo steroide (NSAIDS) si apirina, ibuprofeni te cilat mund te shkkatojne ulcera ose gastrite.
• Menstuacionet ose lindja tek femrat, sidomos nese hemorragjia gjate menstruacioneve eshte e madhe apo si pasoje e lindjeve te shpeshta per nje periudhe te shkurter kohe.

Anemia e shkaktuar nga zvogelimi ose anomalite ne prodhimin e rruazave te kuqe te gjakut

Me kete lloj anemie, trupi mund te prodhoje pak rruaza te kuqe gjaku ose ato mund te prodhohen ne numrin normal por nuk funksionojne normalisht. Rruazat e kuqe te gjakut mund te jene anormale ose ne sasi te reduktuar si pasoje e mungeses se mineraleve dhe vitaminave te nevojshme per funksionimin normal te tyre. Semundje te shoqeruara me kete lloj anemie jane:

• Anemia ferrodeficitare
• Anemia drepanocitare
• Mungese e theksuar vitaminash
• Probleme me kockat ose palcen e kockave

Anemia ferrodeficitare 

Anemia nga mungesa e hekurit ndodh si pasoje e mungeses se hekurit ne organizem. Palca e kockes ne qender te kockave ka nevoje per hekur per te prodhuar hemoglobinen me ane te se ciles eritrocitet trasportojne oksigjenin neper organe. Pa sasine e mjaftueshme te hekurit trupi nuk mund te prodhoje mjaftueshem hemoglobine per rruazat e kuqe te gjakut. Rezultati eshte anemia ferrodeficitare. Kjo lloj anemie mund te shkaktohet si pasoje:

• Dietes ushqimore me pak hekur sidomos tek te porsalindurit, femijet, adoleshentet, veganet dhe vegjetarianet.
• Kerkesat metabolike gjate shtatezanise ose ushqyerjes me gji te cilat harxhojne rezervat e hekurit ne trupin e nje femre.
• Menstruacionet
• Dhurimi i shpeshte i gjakut
• Semundje te aparatit tretes si semundja Kron, ose heqja kirurgjikale e nje pjese te stomakut apo zorres se holle
• Drogera te caktuara, ushqime dhe pijet me kafeine.

anemia drepanocitare

 

Anemia drepanocitare

Anemia drepanocitare eshte nje semundje e trashegueshme. Eritrocitet (rruazat e kuqe te gjaku) kane forme anormale , ate te gjysmehenes ose draperit si pasoje e defekteve gjenetike. Ato shkaterrohen shume me shpejt se eritrocitet normale prandaj oksigjeni nuk shkon ne organe duke shkatuar anemi. Forma anormale e eritrociteve shkakton shpesh bllokimin e tyre ne enet e vogla te gjakut duke shkaktuar koagulime dhe dhimbje.

Anemia nga mungesa e vitaminave 

Kjo lloj anemie mund te ndodhi kur mungojne vitamina B6 dhe vitamina B12. Keto dy vitamina jane shume te rendesishme ne prodhimin e eritrociteve. Semundje qe shkaktojne kete lloj anemie mund te jene:

• Anemia megaloblastike: ka mungese te te dyja vitaminave B6 dhe B12.
• Anemia pernikoze: perthithja e paket e vitamines B12 qe mund te shkaktohet nga semundja Kron, infeksion parazitar i zorreve, heqja kirurgjikale e nje pjese te stomakut apo zorres, infeksioni me HIV.
• Mungese nga dieta ushqimore: ngrenia e pak ose aspak mishi mund te shkaktoje mungese te vitamines B12, ndersa mbi zierja ose ngrenia e pak perimeve mund te shkaktoje mungese te vitamines B6
• Shkaqe te tjera te mungese se vitaminave si: shtatezania, medikamente te caktuara, abuzimi me alkolin, semundje te aparatit tretes si celiakia.

Anemia si pasoje e problemeve me kockat dhe palcen e kockave

Heret gjate shtatezanise, ne qofte se nena merr mjaftueshem Acid Folik parandalon difekte ne zhvillimin e tubit neural tek fetusi si Spina bifida.
Problemet me palcen e kockave dhe qelizat burimore (staminale) mund te pengojne prodhimin e eritrociteve nga organizmi. Disa nga qelizat burimore qe gjenden ne palcen e kockave behen rruaza te kuqe. Nese qelizat burimore jane te pakta ne sasi , jane difektoze ose zevendesohen nga lloje te tjera qelizash si ato canceroze atehere rezultati eshte anemia.
Llojet e anemise qe rezultojne nga problemet me qelizat burimore perfshine:
• Anemine aplastike e cila ndodh atehere kur ka mungese te theksuar te qelizave burimore ose mangesi te plote te tyre. Kjo lloj anemie mund te jete e trashegueshme,por mund te ndodhi pas asnje shkak konkret ose mund te ndodhi kur palca e kockes demtohet nga mjekimet, radiacioni, kemioterapia apo infeksionet.
• Talasemia ndodh kur rruazat e kuqe nuk rriten ose maturohen sic duhet. Ajo eshte nje semundje e trashegueshme qe prek kryesisht mesdheun, afriken, azine lindore dhe jug-lindore. Kjo semundje mund te kete rrezikshmeti mesatare ose te madhe per jeten.
• Ekspozimi ndaj plumbit i cili eshte toksik per palcen e kockave, duke cuar ne mangesi te eritrociteve. Helmimi me plumb ndodh tek te rriturit si pasoje e ekspozimit ne pune dhe te femijet qe hane murin. Glasatura jo e mire e eneve prej qeramike mund te shkaktoje kontaminimin e ushqimeve me plumb.

Anemia e shoqeruar me semundje te tjera zakonisht ndodh kur ka mungese hormonesh per prodhimin e qelizave te kuqe te gjakut. Semundjet qe shkaktojne kete lloj anemie perfshine:

• Semundje te avancuara te veshkave
• Hipotiroidizem
• Semundje kronike si kanceri, infeksioni, lupusi dhe artriti reumatoizmal.

Anemia e shkaktuar nga shkaterrimi i qelizave te kuqe te gjakut

Kur rruazat e kuqe jane te brishta dhe nuk mund te durojne stresin ne rutinen e qarkullimit te gjakut, ato mund te shkaterrohen perpara kohes, duke shkaktuar anemine hemolitike. Anemia hemolitike mund te shfaqet menjehere pas lindjes ose te zhvillohet me vone me kalimin e moshes. Shpesh nuk ka ndonje shkak konkret. Shkaqet e njohura te anemise hemolitike perfshine:

• Semundjet e trashegueshme si anemia drepanocitare dhe talasemia
• Faktore stresi si: infeksionet, drogat, helmi i gjarperinjve ose i merimangave, ushqime te caktuara.
• Toksinat nga semundje ne stade te avancuara te melcise ose veshkave
• Sulmim anormal nga sistemi imunitar (e quajtur semundje hemolitike e te porsalindurit kur ndodh ne fetusin e nje gruaje shtatzene)
• Trasplante enesh gjaku, valvula protezike te zemres, tumore, djegje te renda, ekspozimi ndaj kimikateve, hipertension i rende dhe probleme me koagulimin e gjakut
• Ne raste te ralla shpretka e zmadhuar mund te bllokoje eritrocitet dhe ti shkaterroje ato perpara se te kene mbaruar kohen e tyre ne qarkullimin e gjakut.

8 thoughts on “Anemia- Shkaqet, Llojet, Simptomat dhe Kurimi”

  1. Jam nje studente dhe pasi bera nje test gjaku zbulova se kisha nivel te ulet hemoglobine. Duke marre parasysh se jam larg shtepise cfare me sygjeroni te bej

    • E rendesishme eshte qe te kuptohet arsyeja pse ka ndodhur ky reduktim i hemoglobines ne gjak dhe per kete duhet te konsultoheni patjeter me nje hematolog, sepse duhet pare gjithashtu se sa eshte ky reduktim, eshte kritik apo lehtesisht i korigjueshem me marrjen e suplementeve te hekurit. Gjithashtu mund te konsultoheni me farmacistin dhe te merrni nje produkt hekuri fillimisht.

  2. Jam 20 vjeq , Qe 2 jave kam menstracione gjdo dit pak, eshte hera e par qe me ka ndodhur, gjithmon kom pasur 1 her ne muaj menstracione me gjakderdhje te madhe 3 dite e para, Heren e fundit pata kokedhimbje te medha dhe I mora 2 paracetamola menjeher dhe menstracionet mu ndalen pastaj mas 1 jave me erdhen perserit dhe qe 2 jav gjdo dit kam menstruacione pak, nuk po e di arsyen pse ndoshta qe kam marr hapa shume, jom e shqetsuar ju lutem pergjigjjuni.

    • Nuk besoj qe egziston nje lidhje midis dy paracetamoleve qe ke pire edhe nderprerjes se ciklit apo vazhdimit te tij per 2 jave. Ju keshillojme nje vizite tek mjeku gjinekolog per te gjetur arsyen e ketyre crregullimeve.

  3. prsh,
    desha te ju pyes se ne vlerat e Hemoglobines 76 a eshte e novojshme qe te merret ndonje sasi gjaku apo duhet te merren terapi .
    ju flm.

  4. pershendetje
    deshta te ju pys , kam nje ushtim ne koke gjithashtu edhe te veshve ,si dhe kokdhimbje,mirpo ato me ndalen deri sa konsumoj ushqim,mandej pas nje ore fillojn prap.
    ju falenderoj per mirkuptim.

Comments are closed.