Banania Dhe Perfitimet E Saj Shendetsore

Banania gjendet lehtesisht gjate gjithe vitit dhe gjithashtu nuk eshte frut shume i kushtueshem. Ajo kultivohet me shume ne zonat tropikale dhe subtropikale
Emri shkencor eshte: Musa acuminata colla.

 banania

Perfitimet shendetesore te bananes

perfitimet shendetsore te bananes

• Fruti i bananes eshte nje nga frutat tropikale me me shume kalori. 100 gr i ketij fruti na jep 90 kalori. Pervec kesaj permban sasi te medha anti-oksidantesh, mineralesh dhe vitaminash.
• Tuli i bananes permban sheqerna si fruktozi dhe sukrozi te cilat sapo konsumohen clirojne ne trup energji dhe e gjallerojne ate. Pikerisht per kete arsye bananet perdoren nga atlete per te marre energji ne cast dhe si suplement ushqimor ne dietat per femije nen peshe.
• Ky frut permban sasi te mira fibrash (7 % per 100 gr) qe ndihmon ne levizjet e zorreve, duke reduktuar keshtu problemet e kapsllekut.
• Banania permban anti-oksidante flavonoid poli-fenolik si Lutein, zea-ksantin, ß and α-Karoten ne sasi te vogla. Keto komponent na mbrojne kunder radikaleve te lira qe derivojne nga oksigjeni dhe llojet reaktive te oksigjenit qe luajne rol te rendesishem ne plakjen dhe procese te tjera te semundjeve te ndryshme.
• Ajo gjithashtu eshte nje burim shume i mire i Vitamines- B6 (piridoksines), na jep rreth 28% te dozes ditore. Piridoksina eshte nje vitamin B-komleks e rendesishme qe ka rol te rendesishem ne trajtimin e neuritit dhe anemise. Gjithashtu ajo ndihmon ne reduktimin e niveleve te homocistines (nje nga faktoret qe shkaktojne semundjen koronare te zemres) ne trup.
• Banania permban nje sasi te moderuar te vitamines C (rreth 8.7 mg per 100gr). Konsumimi i ushqimeve te pasura me vitamin-C e ndihmojne trupin ti rezistoje agjenteve infektues dhe per te pastruar organizmin nga radikalet e lira shume te demshme.
• Bananet e fresketa furnizojne me shume minerale si bakër, magnez, mangan. Magnezi eshte thelbesor per forcimin e kockave dhe gjithashtu ka nje rol mbrojtes per zemren.
• Fruti i bananes eshte shume i pasur me kalium. 100gr frut permbajne rreth 358 mg kalium. Kaliumi eshte komponent shume i rendesishem i lengjeve te trupit dhe ndihmon per te mbajtur nen kontroll presioni e gjakut dhe pulsin, duke anulluar efektet negative te natriumit.

Perzgjedhja dhe ruajtja

Mbasi jane pjekur bananet jane shume delikate ato fillojne te prishen ne nje kohe shume te shkurter. Zakonisht ato keputen kur jane ende te gjelbra sepse eshte me e lehte te trasportohen. Kur doni te blini banane, zgjidhini ato ne baze te kohes kur doni ti konsumoni. Nese zgjidhni ato ende te gjelbra, mund ti ruani disa dite, por nese merrni ato me te verdha ose ato me pika kafe duhet ti konsumoni shume shpejt.

Disa keshilla per servirjen

Duke qene frut me lekure jane shume mire te mbrojtura nga papastertite dhe nga bakteret

• Thjesht qerojini dhe shijojini
• Bananet mund te shkojne shume mire ne nje sallate frutash
• Perzjerja e qumeshtit me bananen eshte nje pije shume e shijshme dhe e shendetshme
• Bananet perdoren gjithashtu per marmalate
• Bananet e pjekura mund te serviren neper embelsira dhe torta te ndryshme
• Banania mund te serviret edhe si frut i thate

Kujdes

Fruti i bananes ne raste te vecanta mund te shkaktoje alergji te organizmit dhe lekures. Karakteristike mund te jete “sindroma e alergjise orale” e cila shkkaton kruarje dhe enjtje perreth gojes dhe fytit brenda ores se gelltitjes se bananes dhe lidhet me alergjine ndaj poleneve.
Tipi tjeter i reaksionit eshte e lidhur me alergjine e lateksit e cila shkakton urtikarie dhe simptoma te rendesishme gastrointestinale si: te perzjera, te vjella dhe diarre.