Keshilla Per Rritjen E Flokeve

September 29, 2012

Floket

Pyetja me e zakonshme qe i mundon femrat, eshte si te bejne qe floket e tyre te rriten me shpejt pse jo edhe brenda pak javesh.
Pergjigjia eshte: NUK ka asnje menyre per rritjen e flokeve brenda nates. Nese doni vertet te kaloni menjehere nga floke te shkurter ne floke te gjate, ju keni vetem disa alterative te kufizuara. Zgjedhja me e mire per te zgjatur floket ne nje kohe te shkurter, eshte vendosja e “extensions”, ne formen e nje bishti apo si paruke.

Ekzistojne shume alternativa te cilat mund te nxisin ciklin e rritjes se flokeve, por nuk mund te pretendoni qe nje nate te flini me floke te shkurter dhe kur zgjoheni ne mengjes ti keni floket disa cm me te gjate.
Megjithese ka edhe raste te vecanta, ne pergjithesi rritja e flokeve per shumicen e njerezve, eshte gjenetike dhe mund te shkoje maksimumi deri ne 15cm ne vit.
Ka disa njerez si per shembull, Crystal Gayle, qe kane norme me te larte te rritjes se flokut krahasuar me njerezit e zakonshem. Gjithsesi, ajo eshte nje rast i vecante dhe nuk vlen per te gjithe.

Floket tuaj jane te pa jete? Thjesht lerini te qete

floke te demtuar

Fatkeqesisht shume njerez nuk jane te vetedijshem per faktin qe floket jane jashtezakonisht elastike, por ne momentin qe ato shkeputen nga skalpi, nuk ka me mundesi per rinovimin e tyre. Ato tashme konsiderohen si proteina te vdekura.
Mesatarisht nje person ka 100.000 fije floku dhe norma mesatare e rritjes se tyre eshte 3.8cm ne muaj.
Me kalimin e kohes, kur fundi i flokeve arrin deri ne shpatullat tuaja, mosha e tyre eshte afersisht, 2-vjec. Mendoni, 2-vjet, eshte nje kohe e gjate per flokun i cili i nenshtrohet rutines se perditshme, kushteve te mjedisit, larjes, tharjes, krehjes dhe ndonje trajtimi me kimikate (si lyerja e flokeve). Thjesht imagjinoni, se si do te dukej nje pelhure mendafshi apo cfaredolloj pelhure tjeter, pas 2-vitesh trajtimi te vazhdueshem.
Edhe nese ju kujdeseni ne menyren me te mire te mundshme per floket, ato ne menyre natyrale do te kalojne ne procesin e plakjes, i cili mund te ndikoje edhe ne ciklin e rritjes.

Maksimizimi i ciklit te rritjes se flokeve

si te mbrojme floket nga demtimet

Vitaminat dhe mineralet, luajne nje rol te rendesishem ne shendetin e flokeve tuaj. Mungesat ne vlerat ushqimore, mund te coje ne hollimin e flokut, madje edhe ne renien e plote te tyre.
Tashme njihet lidhja midis flokeve dhe tiroideve. Nje prodhim i ulet i hormoneve te tiroideve rezulton ne floke te brishte ose te perdredhur. Ndersa nje mbiprodhim i hormoneve te tiroideve, i ben floket te bute dhe te yndyrshem.Pra floket tuaj reflektojne shendetin e pergjithshem te organizmit. Nese trupi juaj eshte i shendetshem dhe i ushqyer mire, floket tuaj do jene te shendetshem e te shndritshem. Ndersa, nese keni ndonje problem shendetesor apo vuani nga keq ushqyerja, floku juaj do te demtohet dhe mund te mos rritet me.

Nese jeni te shendetshem, ju mund te nxisni ciklin gjenetik te rritjes se flokeve duke konsumuar nje perzierje te pershtashme te aminoacideve dhe vitamines B.
Gjithashtu eshte e rendesishme te shtoni edhe suplementet: B-6, acidin folik, biotinen dhe inositolin. Eshte vertetuar qe disa minerale te caktuara si: magnezi, squfuri, zinku dhe silici, jane shume te rendesishem per te pasur floke te shendetshem.
Edhe beta-karroteni eshte thelbesor per rritjen e flokeve. Kjo sepse beta-karroteni shnderrohet ne vitamine A sipas nevojave te organizmit dhe ndikon jo vetem ne nje rritje normale te flokeve por edhe ne zhvillimin e kockave, ka efekt mbrojtes te fijeve nervore, ndikon ne shendetine lekures, thonjve dhe natyrisht te flokeve. Beta-karroteni gjendet ne perimet jeshile, te verdha dhe tek frutat.

Proteinat jane te rendesishme.

Perderisa floku eshte vete nje proteine, nje diete me pak proteina mund te coje ne floke me te holle dhe nje ngadalesim te procesit te rritjes se tyre. Dhe e kunderta, nje diete e pasur me proteina, permireson dhe nxit rritjen e flokeve.
Disa eksperte nutricioniste, sugjerojne nje konsum te perditshem te: melcise se vicit, majase se birre, grurit dhe 2-luge gjelle me leticine pluhur, per te pasur floke te shendetshem, te forte, te bukur dhe qe rriten shpejt.
Ushqime te tjera te pasura me proteina jane: peshku, veza, kosi dhe fasulet. Gjithashtu eshte vertetuar qe edhe proteinat e sojes ndikojne ne rritjen e flokeve. Sipas nje studimi, soja jo vetem qe forcon flokun por stimulon edhe rritjen e tij.

Cfare e pengon rritjen e flokeve?

nxetesia demton floket

Stresi i tepert dhe disa medikamente jane armiq te rritjes se flokeve. Eshte e kuptueshme qe ne qofte se vuani nga ndonje semundje e caktuar, do te ndiqni trajtimin e rekomanduar nga mjeku pavaresisht ndikimit qe ato medikamente mund te kene ne floket tuaj.

Kujdes: gjithmone konsultohuni me mjekun tuaj para se te ndiqni ndonje programte ri me vitamina, minerale apo me bime mjekesore, per tu siguruar qe nuk do te kompromentoje trajtimin mjekesor qe ndiqni aktualisht.

Gjithsesi duhet te mundoheni te reduktoni stresin e tepert. Provoni meditimin apo teknika relaksuese per te minimizuar stresin e krijuar ne jeten e perditshme. Edhe floket tuaj do ta reflektojne kete ndryshim.Nje tjeter sekret per floke te shendetshem eshte gjumi dhe relaksi. Eshte vertetuar qe floket te rriten me shpejt, kane nevoje per nje gjume te mjaftueshem (7-9 ore).

Suplemente per rritjen e flokeve

Te ushqehesh shendetshem, te besh aktivitet fizik, reduktimi i stresit, nje gjume i mjaftueshem, te gjitha keto jane menyra per te nxitur rritjen e flokeve.
Por gjithashtu ju mund te merrni suplemente qe permbajne mineralet dhe vitaminat e domosdoshme. Edhe pse ju konsumoni ushqime te pasura me minerale dhe vitamina, eshte e veshtire qe te percaktohet nese keni marre sasine e duhur te tyre nga keto ushqime.
Pervec stilit te jeteses, marrja e ketyre suplementeve cdo dite mund te nxise rritjen e flokeve:

  • Vitamine B-komplex- 50mg. Vitamina B kryesore jane: acidi folik, biotine dhe inositol.
  • Vitamine B6- 50mg
  • Vitamine C me bioflavonoide- 1-2gr ne dite
  • Vitamine E- 400 deri ne 800 IU ne dite
  • Beta-karrotene- 10000 deri ne 15000 IU ne dite
  • Magnez, squfur dhe zinku – Dozen ditore te rekomanduar nga mjeku
  • Silici- 300mg ne dite
  • Hithra- 250mg 3-here ne dite
  • Vaj liri – 1 luge gjelle ne dite

Keshilla per rritjen e flokeve

floke te shendetshem

Disa eksperte te flokeve, kane zbuluar qe personat qe ndjekin “Dieten Zone” e cila bazohet ne konsum te ulet te yndyrave, kane rezultate te shkelqyera ne rritjen e flokeve. Keto eksperte e rekomandojne Dieten Zone per te parandaluar ose kuruar problemet e flokeve.

Ja edhe disa keshilla te tjera per te nxitur rritjen e flokeve:

  • Eleminoni pirjen e duhanit, konsumin e kafeines apo pijeve te gazuara, te cilat e dobesojne trupin duke penguar rritjen e flokeve.
  • Hani shendetshem. Shmangni ushqimet me sasi te madhe sheqeri dhe yndyrnash.
  • Trajtoni floket me kujdes dhe ne menyre delikate duke evituar larjet, krehjet apo trajtimet e panevojshme.
  • Mos perdorni uje te nxehte, nxehtesi te larte te thareses apo mjete te tjera qe mund te demtojne floket.
  • Cdo jave, masazhoni skalpin e kokes per te stimuluar folikulat e flokeve.
  • Beni here pas here trajtime me vajra per te mbrojtur floket.
  • Prisni shpesh majat e flokeve per te eleminuar te djegurat dhe per te ndihmuar floket te duken te shendetshem.
  • Relaksohuni dhe flini mjaftueshem per ti lejuar flokeve te rriten.

 

 

, , , ,

No comments yet.

Leave a Reply

Copy Protected by Chetans WP-Copyprotect.