Cfare Jane Carjet E Lekures (Smaliaturat ose Strijat)? Si Mund Te Zhduken Ato?

May 28, 2012

Lekura

Jo te gjithe jane te gatshem te bejne operacione te rrezikshme kirurgjikale per te hequr nje here e pergjithmone shenjat e carjes se lekures (smaliaturat ose strijat). Me pare mesoni kush jane faktoret qe ndikojne ne formimin e ketyre shenjave dhe menyren se si mund ti parandaloni.

Cfare i shkakton carjet e lekures (smaliaturat ose strijat)?

carjet e lekures ne kembe

Carjet e lekures (smaliaturat ose strijat) shkaktohen pas humbjes apo shtimit te madh ne peshe. Ato jane me te zakonshme gjate shtatezanise dhe ne fillimet e adoleshences, kur rritja shperthen dhe nivelet e hormoneve steroide shkaktojne ndryshime te medha ne trup. Carjet e lekures mund te shkaktohen edhe nga mbipesha dhe nga ngritja e peshave te medha.
Faktoret gjenetike duke perfshire difekte te indit lidhor gjithashtu luajne nje rol te rendesishem. Megjithate shkaku kryesor per krijimin e carjeve te lekures (smaliaturave ose strijave) ende nuk dihet.
Domethene nese mamaja juaj i ka pasur ato, me shume probabilitet do ti keni edhe ju. Carjet e lekures prekin rreth 90% te grave dhe ato nuk jane te lehta per tu hequr. Pasi kane kaluar fazen e pare kur jane te kuqe ose lejla dhe jane ne fazat e mevonshme ku paraqiten me ngjyre te bardhe ose te argjendte zakonishte me dhembezime te thella ato behen shume te veshtira per tu kuruar.

Parandalimi eshte celesi

carjet e lekures gjate shtatezanise

Duke evituar shtimin apo humbjen e menjehershme ne peshe eshte nje fillim shume i mbare. Per ato qe jane shtatezene apo jane ne moshen e adoleshences, pra qe kane ndryshime hormonale te medha eshte shume i rendesishem hidratimi i lekures. Lesli Baumann, drejtoreshe ne universitetin e Miamit thote: – Lekura behet me elastike, dhe eshte me e lehte te zgjerohet apo ngushtohet kur eshte e hidratuar mire.
Ajo rekomandon lyerjen 3-4 here ne dite me kremra qe permbajne gjalpe kakaoje si perberes kryesor. Masazhoni kremin thelle ne gjoks, bark, ne ije dhe ne fundshpine.

Si te hiqni shenjat nga carjet e lekures?

carjet e lekures se barkut

Shfaqja e carjeve te lekures varet shume edhe nga ngjyra e lekures, ato mund te fillojne me ngjyre lejla, kafe e kuqerremte, kafe, kafe e erret dhe me kalimin e kohes te behen ngjyre te argjendte. Pasi jane shfaqur shenjat e carjeve te lekures eshte shume e rendesishme qe te mjekohen sa me shpejt te jete e mundur. Sipas studimeve kur ato jane ne fazen me ngjyre lejla dhe te kuqe kane me shume mundesi ti pergjigjen mjekimeve.
Shume supemarkete, farmaci dhe faqe ne internet ofrojne nje mori produktesh qe zhdukin carjet e lekures por vetem pak prej tyre funksionojne me te vertete.

Me poshte do te gjeni nje liste te produkteve ne dispozicion per zhdukjen e smaliaturave. Cfare mund dhe smund te bejne ato.

Vaji i embrionit te grurit – Nuk ka shume te dhena shkencore neser kurat shtepiake per carjet e lekures me vajin e embrionit te grurit mund te ndihmojne. Megjithate nje studim i fundit zbuloi se ai permireson shenjat e carjes se lekures ne fazat fillestare.

Acidi Glikolik –Gjersisht i njohur per fuqine e tij rinuese, acidi glikolik eshte nje derivat i kallamit te sheqerit dhe nje anetar i familjes se alfa hidroksi acideve (AHA). Sipas Baumann ai mund te ndikoje te carjet e lekures duke rritur prodhimin e kolagjenit. Acidi glikolik mund te administrohet ne doza te medha nga nje dermatolog. Trajtimi zakonisht kushton 100$ dhe nevojiten 3-4 seanca perpara se rezultatet te behen te dukshme.

Vitamina C –Disa formulime te vitamines C qe jane shume te lehta per tu gjetur ne farmaci dhe supermarkete mund te rrisin gjithashtu prodhimin e kolagjenit dhe te ndihmojne ne fazat e para te carjeve te lekures (smaliaturave ose strijave). Per rezultate me te mira ato duhen kombinuar me acidin glikolik. Marrja e vitamines C, 500mg, tre here ne dite mund te jete shume efektive.

trup i bukur

Produkte qe permbajne peptide –Produktet qe permbajne peptide qe njihen gjeresisht si kremera riparues jane nje humbje kohe dhe parash: thote Dr. Baumann. Pavarsisht gjithe reklames qe i behet nuk ka te dhena shkencore qe keto produkte funksionojne vertete.

Retinoide –Familja e produkteve qe permbajne vitamine A, retinoide kane treguar se jane efektive ne prodhimin e kolagjenit ne fazat e para te smaliaturave. Retinoidet duhet te shmangen teresisht gjate shtatezanise apo gjate ushqyerjes me gji. Retinoli, Tretinoina dhe ilacet si Retin-A, Tozarac dhe Differin jane shembuj retinoidesh.

Acido Glikolik dhe Retinoidet- Perdorimi i tyre njekohesisht mund te japi rezultate me te mira. Nderkohe qe perdorimi vetem i acidit glikolik per carjet e lekures nuk eshte studiuar mjaftueshem, nje testim qe krahasonte perdorimin e acidit glikoli + tretinoinen dhe acidit glikolik + vitaminen C treguan te njejtin rezultat ne rritjen e prodhimit te elastines dhe kolagjenit per carjet e lekures mbas 12 javesh perdorim. Shpesh retinoidet aplikohen si preparat per te pergatitur lekuren perpara perdorimit te acidit glikolik.

bark pa shenjat e carjeve te lekures

Trajtimi me lazer –Ky trajtim mjaft i njohur perdoret shpesh nga dermatologet dhe se fundmi po perdoret edhe per trajtimin e strijeve te bardha. Lazeri promovon sintezen e kolagjenit te ri dhe te shendetshem i cili ishte demtuar me shfaqjen e smaliaturave.
Per strijat e kuqe dhe lejla, Dr. Franks ne fakultetin e mjeksise ne New York perdor nje lazer vaskular qe shenjestron enet e enjtura dhe te inflamuara te gjakut dhe ndihmon ne prodhimin e qelizave te lekures dhe rritjen e prodhimit te kolagjenit. Trajtimi zakonisht kerkon 3-6 seanca.
Lazerat vaskular nuk heqin lekuren siperfaqesore por heqin skuqjen e cila shkaktohet nga fluksi i gjakut.
Nje lazer qe mund te ndihmoje ne minimizimin e strijave me te vjetra eshte lazeri i fraksionuar i cili godet siperfaqe te vogla te lekures ne forme rrjete. Dr. Franks e pershkruan procesin si zhdukje te vijave te ngritura te strijave duke i bere ato me pak te dukshme. Megjithate edhe ne rastet me te mira Dr. Franks paralajmeron te mos prisni perfeksionin. Sipas saj pacientet do te shohin 30 % permiresim por gjithashtu ata jane mjaftueshem te kenaqur nga rezultatet e trajtimit.

Njerezit shpesh i dorezohen faktit qe strijat nuk kane kurim dhe qe asgje nuk mund te behet por ka gjithmone nje menyre per ti mjekuar. Gjithmone disa prej tyre do te ngelen si kur jemi ne fazat e para edhe ne fazat e mevonshme ku strijat kane ngjyre te argjendte.

 

, , , , , ,

No comments yet.

Leave a Reply

Copy Protected by Chetans WP-Copyprotect.