Cfare Eshte Autizmi Dhe Nga Se Shkaktohet?

Autizmi eshte nje crregullim i trurit i cili shpesh e ben te veshtire komunikimin me te tjeret. Me pranine e autizmit, pjese te ndryshme te trurit nuk punojne mire se bashku.
Shumica e njerzve me autizem do te kene gjithmone probleme ne mardhenie me te tjeret. Megjithate diagnoza e hershme dhe trajtimi kane ndihmuar gjithmone e me shume njerez me autizem per te zhvilluar ne maksimum potencialin e tyre.
Autizmi ka tendencen qe te trashegohet, prandaj ekspertet mendojne se mund te jete dicka gjenetike. Shkencetaret po perpiqen te gjejne egzaktesisht se cilat gjene mund te jene pergjegjese per trashegimin e autizmit tek femijet.

 

autizmi

Studime te tjera po kerkojne nese autizmi mund te shkaktohet nga probleme te tjera mjekesore ose nga ambienti rrethues i femijes.
Pretendime false ne lajme kane shqetesuar disa prinder se egziston nje lidhje midis autizmit dhe vaksinave. Por studime te ndryshme nuk kane vertetuar egzistencen e nje lidhje te tille. Eshte e rendesishme qe femija juaj ti beje te gjitha vaksinat, te cilat e ndihmojne ate te mos marre semundje te rrezikshme qe mund te shkaktojne deri vdekjen.
Simptomat zakonisht fillojne perpara se femija te mbushe 3 vjec. Zakonisht prinderit fillojne te verejne qe femija i tyre nuk ka mesuar ende te flase dhe nuk sillet njesoj si femijet e moshes se tij. Nuk eshte shume e pazakonte qe nje femije me autizem te filloje te flase si femijet e tjere te se njejtes moshe dhe me pas te humbe aftesine e te folurit.

Simptomat e autizmit perfshine:

• Vonese ne te folur apo qe femija te mos flase fare. Femija mund te duket sikur nuk degjon edhe pse u pergjigjet normalisht analizave te degjimit.
• Sjellje, lojra apo veprime te perseritura. Levizje te trupit, lidhje te pazakonte me objekte te ndryshme, merzitje te egzagjeruara nese u ndryshon rutina.
Personat me autizem nuk kane nje tip te caktuar. Ata mund te kene sjellje te ndryshme nga me te lehtat tek me te rendat. Shpesh prinderit e femijeve autik thone qe femija i tyre preferon te luaj vetem apo qe nuk shikon njeri ne sy.
Autizmi mund te shoqerohet edhe me probleme te tjersa si:
• Nivel inteligjence me te ulet se normalja.
• Depresion dhe ankth sidomos nese kane inteligjence mesatare apo mbi mesataren.
• Kriza epilepsie ne moshen e adoleshences.

Autism1

Trajtimi

Diagnostifikimi dhe mjekimi i hershem mund ti ndihmoje femijet me autizem te zhvillojne plotesisht potencialin e tyre. Qellimi kryesor i mjekimit eshte te permiresoje aftesine e femijes per te jetuar normalisht.
Simptomat dhe sjelljet e autizmit mund te kombinohen ne menyra te ndryshme. Gjithashtu simptomat dhe sjellljet individuale mund te ndryshojne me kalimin e kohes. Per keto arsye strategjite e mjekimit pershtaten me individin dhe burimet familjare. Megjithate ne pergjithesi femijet i pergjigjen me mire trajtimit te specializuar ne struktura te medha. Nje program qe synon te ndihmoje prinderit, te permiresoje komunikimin, sjelljen, pershtatjen dhe aftesite e mesimnxenies te nje femije do te jete me i sukseshem.
Akademia amerika e pediaterve rekomandon strategjite e meposhtme per te ndihmuar femijet te permiresojne jetesen dhe te arrijne te zhvillojne potencialin e tyre.
• Trajnim dhe menaxhim i sjelljeve
Trajnimi dhe menaxhimi i sjelljeve perdor rinforcimin pozitiv, aftesite sociale dhe trajnimin per te permiresuar sjelljen dhe komunikimin.
• Terapi psikologjike dhe zhvillimin e te folurit.
Keto trajtime jane komponente te rendesishem ne menaxhimin e autizmit dhe duhet te perfshihen ne aspekte te ndryshme te programit te trajtimit te femijes. Terapia e te folurit mund te ndihmoje femijen me autizem te permiresoje komunikimin dhe te behet me i shoqerueshem.
• Medikamentet zakonisht perdoren per te mjekuar semundje shoqeruese dhe problemet ne sjellje si depresioni, ankthi, hiperaktiviteti dhe sjelljen obsesivo-kompulsive.
• Trajnimi i prinderve.

Shume njerez me autizem kane problem me gjumin. Zakonisht ajo trajtohet duke bere nje program per gjumin qe duhet te behet rutine e perditshme duke perfshire kohen kur duhet fjetur dhe kur duhet te zgjohen. Si mundesi te fundit mjeku mund te perdore edhe medikamente.

1 thought on “Cfare Eshte Autizmi Dhe Nga Se Shkaktohet?”

  1. Kam nje mbese ne moshen 3.5 vjeqe. Tregon ,shenja te sjelljes qe perkojne me te dhenat qe ju i cekni,perkunder faktit se vijone te edukohet ne qerdhe dhe perdor disa medikamenti qe i jep. Mjekuk profesionist nga qytei i Shkupit.Shume pak perparon.Ju lutem me keshilloni si mundem qe ti ndihmoj ,sidomos ka probleme ne te folur dhe kincentrim?me respekt gjyshi i femihes!

Comments are closed.