Cfare i Ndodh Trupit Tuaj 1 Ore Pasi Keni Ngrene Cokollate?

Seriozisht a ka ndonje gje me te mire se cokollata? Ajo kenaq nepsin, thuhet se ben mire per shendetin dhe na ben te ndjehemi te lumtur.

Edhe pse ne jemi mbeshtetes te frutave dhe perimeve, ato sigurisht kane konkurence te forte kur behet fjale per cokollaten.

cokollata

Ndoshta ky nuk eshte vetem mendimi i yne sepse eshte perllogaritur qe ne 2015 Amerikanet kane konsumuar 18.27 miliarde $ cokollate.

Sot ne jemi me fat sepse kemi shumellojshmeri zgjedhjesh, por me pare cokollata eshte konsideruar lux dhe vetem te pasurit mund ta konsumonin. Ne Kohen e Aztekeve kokrrat e kakaos kishin vlere njesoj si ari dhe madje kokrrat e kakaos mund te perdoreshin edhe per te paguar taksat.

Ah sikur te ishte te ishte ende e mundur te paguheshin edhe sot taksat me kakao, sidomos me ndryshimet e fundit tatimore me te cilat po perballemi cdo dite.

Me poshte do te analizojme egzaktesisht pse jemi te dashuruar me cokollaten dhe do te diskutojme rreth asaj qe cokollata i shkakton trupit tone pasi e kemi konsumuar ate.

Cfare permban cokollata?

kokrrat e kakaos

Cokollata eshte e ngjashme me bathet por si ka mundesi qe ka shije shume here me te mire se fasulja?

Sekreti: Sheqeri dhe yndyrnat

Realisht pema e kakaos prodhon fara shume te hidhura. Per te permiresuar kete shije farat e kakaos duhet te fermentohen ne menyre qe te zhvillojne shijen e tyre. Farat e fermentuara thahen, pastrohen dhe piqen.

Shtresa e jashtme e tyre hiqet per te zbuluar kakaon e vertete qe perben cokollate e paster. Me pas ajo duhet te lengezohet per te formuar ate qe quhet liker cokollate dhe me pas perpunohet per te formuar pjesen e ngurte te kakaos dhe gjalpin e kakaos ne menyre qe te krijohen tre llojet kryesore te cokollates.

Cokollata e zeze

Dark chocolate

Cokollata e zeze, e hidhur, pa sheqer ose pak e sheqerosur eshte e perbere kryesisht nga pjesa e ngurte e kakaos me shume pak gjalp kakaoje dhe pak sheqer.

Ajo permban 35% liker cokollate, me shume se 60% kakao te ngurte dhe me pak se 27% yndyrna. Ajo ka shume pak sheqer te shtuar gje shume e mire per ata qe kerkojne te ushqehen ne menyre te shendetshme.

Cokollata e zeze konsiderohet si cokollata me e shendetshme sepse permban 2-4 fish me shume flavonoide se cokollata me qumesht.

Cokollata me qumesht

cokollate me qumesht

Ajo eshte cokollata me e shpeshte ne treg. Permban me shume sheqerna se cokollata e zeze dhe per me teper permban qumesht pluhur ose qumesht te kondensuar ne menyre qe te kete nje shije me kremoze dhe me te lehte.

A e dinit qe cokollata me qumesht permban me shume qumesht se kakao?
Zakonisht cokollata me qumesht permban te pakten 10% kakao dhe 12% qumesht te paskremuar.

Mos harroni qe qumshti lidhet me antioksidantet e cokollates duke i bere ato te padisponueshem per tu perdorur nga organizmi. Na vjen keq qe ju dhame kete lajm te keq por duhet te kuptoni qe cokollata me qumesht nuk eshte burim antioksidantesh ashtu sic eshte cokollata e zeze.

Cokollata e bardhe

cokollata e bardhe

 

Ndyshe nga emri i saj, cokollata e bardhe nuk permban fare kakao te ngurte ajo eshte vetem gjalp kakaoje me sheqer dhe qumesht.

Meqenese ska fare pjesen e shendetshme te kakaos, cokollata e bardhe nuk ka asnje nga perfitimet shendetesore te cokollates se zeze.

Si perfundim duket qartazi se cokollata e zeze eshte fituesja sepse ajo ka sasine me te vogel te yndyrnave dhe sheqerit dhe gjithashtu permban flavonoidet. Cokollata e bardhe duhet te jete pjese e ushqimeve qe konsumohen ne raste te ralla sepse duket qe nuk ka elemente ushqyes se rendesishem.

Arritem ne perfundimin se cokollata e zeze eshte me e shendetshme?

Sipas studimeve te shumta cokollata e zeze eshte e pasur me antioksidante qe reduktojne inflamacionin dhe mbrojne trupin nga demtimet e oksidimit.

Nje studim zbuloi se cokollata e zeze qe permban 70% kakao ndihmon ne rritjen e HDL, i quajtur ndryshe edhe kolesteroli i mire dhe redukton masen e belit tek femrat.

Dhe kjo qe permendem nuk eshte as maja e ajzbergut kur behet fjale per perfitimet shendetesore te cokollates se zeze.

Konsumimi i cokollates se zeze eshte lidhur me:

  • Risk me ulet per goditje ne zemer
  • Parandalimin e mpiksjes se gjakut
  • Rritjen e aktiviteti te trurit
  • Parandalimin e kancerit
  • Permiresimin e pamjes se lekures
  • Uljen e presionit te gjakut
  • Reduktimin e riskut per diabet
  • Ndjenjen e ngopjes

Problemi eshte qe shumica e cokollatave qe gjenden ne treg nuk jane nga lloji i shendetshem. Ato jane nje perzjerje e cokollates me qumesht, sheqer dhe madje edhe me yndyrna sintetike.

Cfare permban cokollata juaj?

chocolates

A jeni ndalur ndonjehere te shihni  tabelen e elementeve ushqyes tek cokollata qe blini?

Cokollatat komerciale jane te mbushura me sasi te tepruara kalorish, sheqeri dhe yndyrnash.

Yndyrnat mund te shkojne ne rreth 50% te kalorive totale ne nje pako cokollate. Edhe pse kjo tregon qe permbajne shume yndyre, me teper kujdes duhet te beni me llojin e yndyrnave qe eshte perdorur cokollaten qe doni te blini.

Per shembull, gjalpi kakaos permban acid oleik, qe eshte yndyre e monosaturuar qe mund te ndihmoje ne reduktimin e kolesterolit.

Megjithate cokollatat me vaj palme, yndyrna te hidrogjenuara apo pjeserisht te hidrogjenuara mund te rrisin nivelin e kolesterolit te keq. Keto jane disa nga vajrat me te keqinj per shendetin tuaj.

Sikur kjo te mos jete mjaftueshem prisni te gjeni edhe elementet e meposhtem ne cokollaten tuaj:

  • Shurup misri me shume fruktoze (HFCS)
  • Yndyrna sintetike si vajrat pjeserisht te hidrogjenuar
  • Ngjyres artificial
  • Aromatizues artificial dhe konservante

Prandaj duke perdorur elementet ushqyes te siperpermendur le te shohim se cfare ndodh me trupin tuaj kur tret cokollaten.

PAS 10 MINUTAVE TE PARA

pasi hani cokollate

Me shume mundesi ju jeni mesuar ta mbaroni te gjithe pakon tuaj te cokollates brenda 10 minutave, nderkohe qe nuk eshte nje gje per tu krenuar duhet te dini qe nuk eshte plohtesisht faji juaj.

Ne momentin qe truri provon ushqimet pa vlera ushqimore ose JUNK Food ai nuk di me mire dhe menjehere fillon t’ju shperbleje meqe zgjodhet cokollaten kundrejt ushqimeve te shendetshme kur ne fakt ushqimet e shendetshme kane shije shume here me te mire se ushqimet pa vlera.

Cokollata konsiderohet si ushqim pa vlera sepse permban shume kalori, shume sheqer dhe yndryrna me pothuajse 0 vlera ushqyese (mendoni per: carboidrate e shendetshme, proteinat, fibrat).

Ushqimet perfundimisht mund te themi qe ndikojne ne gjendjen tone emocionale. Kur konsumojme cokollate, truri fillon te prodhoje ato kimikate “qe ju bejne te ndiheni mire” si dopamine e cila ju bej te ndjeheni te lumtur nderkohe qe po hani.

Terapistja e seksit, Dr. Ruth Westheimer thote: Shija e cokollates eshte nje kenaqesi sensuale ne vetvete dhe eksituese njesoj si fjala seks.

Eshte nje shkence e plote prapa te dhuruarit te cokollates kundrejt njerzve te dashur. Kur konsumojme cokollaten truri yne leshon endorfinat, qe jane te njejtat hormone qe leshohen kur ndjehemi te dashuruar.

Madje sipas nje studimi: kur vendosnin nje cope cokollate ne gojen e pjesmarresve, rritja e dopamines ishte njesoj si rritja qe shihej tek pjesemarresit qe merrnin drogera stimuluese si methylphenidate ose Ritalin.

Cokollata gjithashtu permban triptofan, aminoacid thelbesor pergjegjes per ndjenjen e qetesise, relaksimin dhe pergatitjen per nje gjume te rehatshem. Por triptofani gjithashtu e nxit trurin te prodhoje serotoninen, nje neurotrasmetues qe rregullon humorin i njohur ndryshe edhe si kimikati i lumturise.

Sigurisht qe cokollata na ben te lumtur por mos u emociononi shume. Kjo eshte e njejta gje qe i ben drogerat te krijojne varesi. Drogerat ndezin zonat e trurit qe jane pergjegjese per kete ndjenjen e lumturise qofte edhe per nje perjudhe te shkurter kohe.

Truri lumturohet kaq shume sa menjehere kerkon per me shume nga ajo qe ishte pergjegjese per kete kenaqesi (qofte ajo kokaine apo cokollate). Keshtu funksionon varesia ndaj drogerave dhe ushqimit me ate te procesit: shperblim, terheqje, deshire per me shume dhe perseritje.

Pra 10 minutat e para jane te mbushura me kenaqesi dhe kerkese per me teper cokollate se sa kishit planifikuar te konsumonit.

Sipas nje studimi tjeter cokollata na ben te lumtur per aq kohe sa nuk e teprojme duke e ngrene.

Studjuesit u dhane 37 femrave te shendetshme, me peshe normale 3 alternativa: te hanin nje pako cokollate, nje molle ose asgje. Me pas atyre ju kerkua te vleresonin humorin dhe ndjenjat e tyre pas intervaleve nga 5,30,60 dhe 90 minuta.

Femrat qe konsumuan cokollaten dhe mollen treguan per nivele te ulta urie dhe humor te mire. Por shkencetaret verejten se efekti i cokollates ishte shume me i fuqishem.

Megjithese femrat qe hengren cokollaten treguan per ndjenjen e kenaqesise , disa prej tyre ndjenin gjithashtu edhe faj i cili ndikonte negativisht ne ndjenjen e kenaqesise.

Fundja kush nuk do te ndihej fajtor pasi eshte detyruar te konsumoje nje pako te tere cokollate ne pak minuta. Me te vertete eshte e shishme por nje kuadrat cokollate prej 30 gram eshte mese e mjaftueshme per te marre te gjithe vlerat e saj ushqimore dhe per tu ndjere i kenaqur pa u ndjere ne faj.

PAS 20 MINUTASH

sheqer

Sheqeri ne gjak  do filloje te rritet 20 minuta pasi keni konsumuar dicka te embel.

FDA (Food and Drug Administration) nuk ka nje vlere te rekomanduar ditore per sheqerin sepse nuk konsiderohet nje ushqyes thelbesor.

Edhe pse do te ishte ideale qe shumicen e sheqerit ta merrnim nga burime natyrale sic jane frutat, ju duhet te kuptoni edhe sasine e sheqerit qe konsumoni nga sheqernat e shtuar ne dieten tuaj sidomos ate te cokollates.

Shoqata Amerikane e Zemres thote qe meshkujt nuk duhet te perdorin me shume se 9 luge caji sheqer (37.5 gr) ne dite ndersa grate duhet te synojne per me pak se 6 luge caji me sheqer (25 gr)

Mbani mend kur ju thame te kontrollini tabelat e elementeve ushqyes tek letra e cokollates?

Qe sot e tutje do te vini re qe shumica prej tyre per te mos thene te gjitha plotesojne te gjitha nevojat tuaja ditore per sheqer.

E lexuat mire apo jo? Pakoja e cokollates permban te gjithe sasine e nevojshme te sheqerit qe duhet te konsumoni ne 24 ore.

Prandaj kur ato >10 gr sheqer futen ne qarkullimin e gjakut, sheqeri ne gjak arrin nivele te larta dhe menjehere trupi fillon te prodhoje insuline. Melcia kerkon te mbaje gjithcka nen kontroll duke e depozituar sheqerin ne gjakun tuaj ne depozita dhjamore per ta ruajtur dhe perdorur me vone.

Nese hani nje pako te tere me cokollate cdo dite atehere mund te jeni duke pergatitutr trupin tuaj per rezistence ndaj insulines.

Rezistenca ndaj insulines eshte nje gjendje ne te cilen trupi prodhon ate por nuk e perdor ne menyre efektive. Kur njerzit kane rezistence ndaj insulines, niveli i sheqerit ne gjak rritet ne vend qe ai te depozitohet neper qeliza duke cuar keshtu ne diabetin e tipit 2 ose ne prediabet.

Mos harroni qe pjesa me e madhe e sheqerit ne cokollate vjen nga shurupi i misrit me shume fruktoze, substance kjo e njohur per demet dhe varesine qe krijon.

PAS 40 MINUTASH

embelsira

Nese ndiheni me energjik pas nje pako me cokollate, mund te falenderoni sheqerin e cliruar por mos harroni gjithashtu kafeinen.

Kafeina gjendet ne menyre natyrale ne kokrrat e kakaos prandaj edhe nja sasi e vogel me cokollate e permban kete lloj stimuluesi. Pas 40 minutash kafeina eshte perthithur plotesisht nga trupi dhe do filloje te veproje.

Ne pergjithesi cokollatat permbajne me pak se 10 mg kafeine, por sa me e zeze cokollata aq me i larte perqendrimi i kafeines.

Per shembull nje pako me cokollate te zeze mund te permbaje rreth 31 mg kafeine qe eshte pothuajse e njejte me sasine qe gjendet ne nje kanace Coca- Cola.

Nese keni ne plan te vraponi ne nje maratone atehere kjo nuk eshte problematike. Por nese jeni si shumica e njerzve duke konsumuar gjithe ate sheqer dhe gjithe ato kalori e vetmja gje qe fitoni eshte deshira per me shume ushqime pa vlera.

Pas 40 minutave ju do ndiheni shume me i uritur nese keni kosnumuar nje pako cokollate edhe nuk do te kerkoni te hani ndonje gje te shendetshme por do te kerkoni ushqime me shume kalori, me shume sheqer ne menyre qe te kompesoni ndjenjen e deshires qe ka truri per to.

Pse ndodh kjo?

Sepse niveli i sheqerit ne gjak bie shume shpejt, shurupi i mistrit perthithet menjehere, niveli i insulins eshte rritur dhe tani ndjenja e urise behet me e madhe.

Sapo te kuptoni shkencen pertej deshires per ushqime edhe te mesoni se ckuptim kane atehere do te jeni ne gjendje te luftoni dhe te evitoni konsumimin e tepruar te tyre.

PAS 60 MINUTASH

e lodhur

Ne varesi te ndjeshmerise qe ka trupi juaj ndaj kafeines dhe ne varesi te llojit te cokollates qe keni zgjedhur ju mund te filloni te ndjeni probleme diuretike (ndjenja e te urinuarit rritet nje ore pasi keni konsumuar nje pako me cokollate) prandaj sigurohuni qe te keni nje tualet afer.

Por gjithashtu mund tju nevojitet nje divan apo krevat per tu shtrire. Kjo sepse pas nje ore nese nuk keni konsumuar me sheqerna apo cokollate, ulja e nivelit te sheqerit ne gjak mund tju bej te ndiheni te lodhur, te pergjumuar madje edhe me pak dhimbje koke.

Zakonisht trupit i duhen rreth 24-72 ore per te tretur ushqimet, por per yndyrnat sintetike nevojiten rreth 51 dite per tu tretur. Kjo duhet te jete arsye e mjaftueshme qe te lexoni me kujdes tabelen e elementeve ushqyes ne paktetimin e cokollates qe jeni duke blere.

Si te konsumoni cokollaten ne menyre te shendetshme?

Shkrimi i mesiperm duhet te kete shuar shume kuriozitete rreth cokollates duke ju lehtesuar gjithashtu zgjedhjen e cokollates dhe sasise qe duhet te konsumoni qe te jeni gjithnje te shendetshem

Qendroni gjithnje tek cokollata e zeze me te pakten 70% kakao. Ajo do t’ju jape dozen e duhur te flavonoideve, qe jane pjese e antioksidanteve polifenole. Kjo eshte nje nga arsyet kryesore pse cokollata ben shume mire per shendetin.

Sigurohuni qe mos e teproni me sasine qe konsumoni. Mjafton nje kuadrat prej 30 gr cokollate te zeze ne dite dhe mos konsumoni me shume se 7 te tilla ne jave. Provoni ta konsumoni ate pas ushqimit ose te shoqeruar me fruta ne menyre qe te evitoni ta teproni.

Zgjidhni gjithnje cokollate pa yndyrna te hidrogjenuara apo pjeserisht te hidrogjenuara, zgjidhni cokollaten e zeze me yndyrna te shendetshme.

A kishte dicka qe ju surprizoi ne kete artikull? Ne komentet me poshte na shkruani cfare mendoni per cokollaten!