Cfare Tregon Urina Per Shendetin tuaj?

Nuk ka urine perfekte. Sasia dhe cilesia e saj ndikohet nga faktor te ndryshem si shendeti apo menyra e jeteses. Megjithate eshte e rendesishme te dini se cfare eshte normale per ju ne menyre te tille qe te vini re ndryshimet dhe te drejtoheni menjehere tek mjeku ne rast se dicka nuk shkon.
Analiza e urines eshte nje menyre diagnostifikimi shume e mire e perdorur qe ne fillimet e mjeksise.
Ngjyra, densiteti, era dhe shpeshtesia e urines tuaj mund te tregojne informacione te dobishme per shendetit tuaj. Ajo gjithashtu mund te tregoje nese jeni te hidratuar mire, nese merrni medikamente, vitamina apo nese keni infeksione.

Cila eshte ngjyra e duhur qe duhet te kete urina?

ngjyra_urines

Nese nuk shihni ngjyre fare atehere ndoshta pini shume uje ose kafe. Ngjyra e verdhe e erret mund te tregojne qe jeni i dehidratuar. Ngjyra e urines mund te varioje nga pothuajse transparente ne te arte dhe mund te marre edhe ngjyre jo te zakonshme si e kuqe apo blu.
Cfare te dhenash mund tju jape ngjyra e urines?
• Urine me ngjyre blu-jeshile mund te jete rezultat i disa medikamenteve si: laksative, mjekime kemioterapike apo vitamina. Nese nuk merrni asnjerin nga keto medikamente dhe e shihni kete ngjyre ne ditet ne vazhdim atehere konsultohuni me mjekun.
• E verdhe e ndezur apo portokalli mund te tregoje qe keni konsumuar shume vitamine C qe gjendet te karrota, panxhari apo ushqime te tjera me ngjyre portokalli. Egzistojne edhe disa mjekime qe mund ta bejne urinen tuaj me kete ngjyre.
• Portokalli e erret ose kafe mund te jete shqetesuese. Ajo mund te tregoje qe ka prezence bile ne urine (lengu qe prodhohet nga melcia per te tretur ushqimet) pra qe keni probleme me melcine.
• E kuqe mund te tregoje thjeshte qe keni konsumuar ushqime qe kane ngjyrosur urinen si ne rastin e konsumit te madh te panxharit te kuq ose ne rastet serioze kur mund te jete shenje e gjakut ne urine. Gjaku ne urine mund te tregoje probleme me veshkat, demtime te organeve te brendshme ose kancer.
Urina e turbullt tregon prezencen e fosfateve, i cili mund te jete parardhes i gureve ne veshka. Gjithashtu ajo mund te tregoje prezencen e ndonje infeksioni. Nese urina behet edhe me e turbullt dhe ju ndjeni djegie apo mezi e mbani urinen atehere duhet patjeter te vizitoheni tek mjeku specialist.

Ju mund te ndjeni eren e problemeve shendetesore me ane te urines.

ere e keqe e urines
Ne shumicen e rasteve nese jeni te shendetshem dhe te mire hidratuar, urina juaj mund te mos kete shume ere. Nese ka ere atehere ajo mund te jete tregues i problemeve shendetesore:
• Ere e keqe. Bakteret qe shkaktojne infeksione te traktit urinar mund te prodhojne ere te keqe. Simptomat e nje infeksioni te traktit urinar mund te perfshine djegie gjate urinimit, temperature, ethe dhe dhimbje shpine. Nese keni nje infeksion te tille duhet te merrni antibiotik.
• Ere te embel. Ajo mund te jete shenje e diabetit ose e semundjeve te melcise.
• Ere myk (ere lageshtire). Disa semundje metabolike mund te shkaktojne nje ere te tille ne urine.
Duhet te keni parasysh se konsumimi i disa lloj ushqimesh apo pijesh si: kafeja, asparagus ne vecanti mund ti japin urines nje ere me te forte por kjo eshte teresisht normale.

Ju shkoni shpesh ne tualet dhe duhet te shkoni menjehere.

nuk e mabni dot urinen

Shumica e njerzve marrin pushimin per nevojat personale rreth 6- 8 here ne dite ne baze te sasise se lengjeve qe pine. Nese keni nje ndjenje konstante qe duhet te shkoni ne tualet pa pire sasi te tepruara lengjesh atehere ndoshta duhet te shqetesoheni. Frekuenca e urinimit mund te tregoje per nje fshikez urine shume aktive, infeksion urinar, cistit interticial (urinim me dhimbje pa prezence infeksioni) ose diabet.
Urgjence do te thote qe ju duhet te shkoni menjehere sapo ndjeni qe duhet te urinoni, keni veshtiresi ne permbajtje dhe zgjoheni disa here gjate nates per te shkuar ne tualet.
Per meshkujt urgjenca dhe frekuenca mund te jene simptoma te nje problemi me fshikezen e urines ose me shpesh si pasoje e nje prostate te zmadhuar e njohur si hiperplazi beninje e prostates. Gjendra e prostates rrethon uretren keshtuqe rrethon urinen qe le trupin. Nderkohe qe prostat zmadhohet, ajo krijon presion mbi uretren dhe shkakton probleme te ndryshme te urinimit.
Disa meshkuj mendojne se duke pire me pak uje do te lehtesojne urgjencen dhe shpeshtesine, por duhet te dini qe dehidratimi mund te shkaktoje probleme te tjera. Prostata e zmadhuar gjithashtu mund te shkaktoje zbrazjen jo te plote te fshikezes prandaj ju duket sikur duhet te shkoni perseri ne tualet disa minuta me vone. Kjo nuk eshte nje gjendje shendetesore qe duhet injoruar dhe zakonisht nuk iken vetvetiu.
Shpeshtesia me e madhe e urinimit dhe urgjenca tek femrat mund te jete simptome e nje infeksioni, guri ne veshka apo te nje semundje me serioze.

Rendesia e te kushtuarit vemendje gjate urinimit.

Ju mund te mesoni shume rreth asaj qe po ndodh brenda trupit tuaj duke vezhguar urinen tuaj. Per shembull gjaku ne urine eshte tregues i nje problemi serioz shendetesor por ai jo gjithnje eshte i dukshem nga syri i njeriut. Ju mund tju nevojiten analizat laboratorike per ta vertetuar ate. E njeta gje mund te thuhet per sasine e sheqerit ne urine qe mund te tregoje nje rrezik me te larte per diabet.
Vetem analizimi i duhur i urines, gje qe behet ne kushte laboratorike mund te diagnostifikoje probleme potenciale me shendetin tuaj.
Analizimi i saj mund te na tregoje shume gjera rreth shendetit tone. Eshte analiza me e thjeshte dhe me e vlefshme nga analizat vjetore pavarsisht moshes tuaj dhe historise mjekesore.
Ky artikull u shkrua nga dr. Troy Sukkarieh.

1 thought on “Cfare Tregon Urina Per Shendetin tuaj?”

  1. Pershendetje stafin e Trupidhe shendeti per kto shkrime me vlere per ditet e sotme,qe shumica nuk i
    kemi diture, por fal shkrimeve gjdo dite njerzimi vetedisohet dhe din,per shume gjera qe si kemi ditur
    shkaqet, qe njerzimi si kan dhene randsi nga mosdija apo dhe leximi ndersa sod ja mundesit shume te
    thjeshta dhe domethanse qe kemi nevoje ti mesojme,ti praktikojme etj.ju-flm,dhe paqi shendete nga
    Skandinavia e largete.

Comments are closed.