Deficiti i Magnezit Mund te Shkaktoje Rritje Te Stresit, Ankthit dhe Irritimit

Po ndiheni ndryshe nga zakonisht dhe nuk keni nje arsye reale pse ndodh kjo

E konsideroni veten tuaj nje njeri te shendetshem, me asnje histori semundjesh serioze, megjithate kohet e fundit ndiheni i shuar.

Mund te keni shkuar edhe te mjeku me simptomat qe keni, dhe pasi keni marre mjekimet e keshilluara vazhdoni te mos shihni efektet e deshiruara. Sepse pavarsisht nga gjerat qe beni ndiheni shume i lodhur, me dhimbje gjithandej, i irrituar dhe ne disa raste ndiheni shume i semure.

Pra cfare mund te jete e gjithe kjo?

Mmm ju mund te vuani nga nje crregullim shpesh i anashkaluar i quajtur deficit magnezi ose hypomagnesia.

Cfare eshte deficiti i magnezit?

information

Magnezi eshte nje mineral thelbesor per organizmin tone por qe fatkeqsisht ai nuk mund ta prodhoje vete prandaj duhet ta marre nepermjet ushqimeve apo suplementeve. Ai mund te gjendet i depozituar ne cdo qelize te trupit tone.

Perdoret per shume procese te trupit dhe eshte pergjegjes per mbi 300 reaksione biokimike per prodhimin e enzimave te nevojshme per organizmin. Per shembull: Adenozine triforfat (ATP) e cila furnizon qelizat me energji, duhet te lidhet me magnezin ne menyre qe te funksionoje sic duhet.

Nje grup i madh komplikimesh mund te shfaqen nese ndodh deficiti i ketij elementi, dhe shpesh nenvleresohet nga mjeket. Pjesa e frikshme eshte fakti qe me teknikat e sotme eshte shpesh e veshtire te diagnostifikohet.

Magnezi perdoret kryesisht nga zemra, melcia dhe veshkat. Ju mund te mendoni qe mjeku mund te dalloje deficitin e magnezit nese beni analizat e gjakut por meqenese vetem 1 % e magnezit te organizmit ndodhet ne gjak, kjo mund te jete problematike.

Shumica e magnezit te organizmit gjenget tek organet dhe tek kockat duke u depozituar ne nivelin qelizor te organeve apo te indeve nervore.

Per kete arsye, nivele te reduktuara te magnezit quhen “deficit i padukshem”. Shpesh njerzit kur kane probleme me shendetin dhe kane mungese elementesh ushqyes, zakonisht marrin me shume fibra ose hekur pa marre pothuajse asnjehere ne konsiderate magnezin.

Sipas nje sondazhi te bere ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes nga National Health and Nutrition Examination Survey (NHANES) u pa se rreth gjysma e popullsise merrte sasi te pamjaftueshme te magnezit. Disa eksperte mendojne qe duhet te merret te pakten dyfishi i sasise qe merret aktualisht.

 Cili eshte shkaku i deficitit te magnezit?

dieta ushqimore

Dieta luan nje rol te konsiderueshem ne deficitin e magnezit, por jo sepse ushqimet qe merrni permbajne pak magnez por sepse ushqimet qe konsumoni parandalojne trupin te perdore kete sasi magnezi ne menyren e duhur.

Kjo varet kryesisht nga dieta e pashendetshme e diteve te sotme. Ne konsumojme sasi te tepruara karbohidratesh, pije me kafeine dhe alkool pothuajse perdite. Konsumimi i rregullt i tyre lidhet me te pakten nje pjese te deficitit te magnezit.

Pirja e alkoolit nderhyn ne menyren se si trupi perthith vitaminen D, gje e cilla ndikon ne menyren sesi perthithet magnezi. Konsumimi i shume sheqernave rregullisht e sforcon trupin tuaj qe te nxjerre magnezin tek veshkat duke e ekskretuar ate me pas me urinen. Kafeina e cila vepron si diuretik, nxjerr jashte te gjithe elementet ushqyes te trupit.

Nese keni semundje kronike si Semundja Crohn apo diabeti, ose sepse jeni duke u plakur, shanset per te zhvilluar deficit magnezi rriten ne menyre progresive.

Magnezi vepron ne shume menyra si balancues i elementeve te tjere ushqyes qe i duhen trupit si: kalciumi, vitamina K2 dhe vitamina D3. Te gjitha keto varen nga magnezi sepse ai sillet si trasportues i ketyre elementeve nepermjet membranes qelizore, duke e bere keshtu thelbesor per nje shendet te mire.

Ne ditet e sotme shumica prej nesh nuk marrin ne menyre te ekujlibruar elementet ushqyes te nevojshem. Per shembull duhet te kete nje raport 1:1 te magnezit me kalciumin, por me shpesh e gjejme ne raportin 3,5:1.

Mungesa e kesaj balance shoqerohet me semundje kronike dhe me rrezik me te madh per arrest kardiak, helmim nga vitamina D apo goditje ne tru.

Cilat jane simptomat?

Nese keni deficit magnezi ka shume mundesi te ndjeni shume simptoma njeheresh. Per shkak se eshte thelbesor per: organizmin, funksionimin hormonal, prodhimin e energjise, stabilitetin e membranese qelizore, sistemin neuro-muskular, kardio-vaskular apo ate imune. Nese keni sasi te reduktuar magnezi, ju do te vuani nga disa prej ketyre 10 simptova te listuara me poshte:

1.Lodhje

lodhje

Ja arsyeja pse ata qe vuajne nga sindroma e lodhjes kronike marrin suplemente magnezi.

Qelizat muskulare nuk do te kete kapacitetin maksimal te oksidimit (aftesine per te prodhuar ATP) pa pasur nivelet e duhura te magnezit ne organizem.

Magnezi ka nje impakt te rende ne lodhjen e mbiveshkores. Kur jeni nen gjendjen e stresit konstant dhe kronik, ju mund te perdorni me shume magnez se zakonisht i cili con akoma me teper ne lodhje. Duke mos qene ne gjendje te mbani nen kontroll stresin e reduktoni akoma me teper magnezin duke u bere keshtu nje cikel vicioz.

2.Rezistence ndaj insulines

embelsira

Magnezi ka te bej shume me mbajtjen nen kontroll te nivelit te sheqerit ne gjak, duke sinjalizuar  kohen e pershtatshme se kur trupi duhet te prodhoje me shume insuline. Kur insulina dhe sheqeri ne gjak nuk bashkeveprojne sic duhet, ushqimi juaj perpunohet ne organizem dhe perthitet ne menyre anormale duke shkaktuar komplikime gastrointestinale.

Pa pasur nivelet e nevojshme te magnezit, trupi nuk mund te perthithe ne menyren e duhur yndyrnat, proteinat dhe karbohidratet qe konsumoni cdo dite. Kur trupi ndjen se nuk po merr ate qe i duhet, atehere fillon tju kerkoje me shume per te ngrene me uri te tepruar dhe neps.

Duke aktivizuar enzimat e nevojshme ne stomak, magnezi ndihmon trupin tuaj te marre maksimumin nga ushqimet qe konsumoni.

3.Pagjumesi

pagjumesi

Magnezi dihet se ka nje rol kyc tek gjumi. Studimet kane treguar se edhe nje mungese shume e vogel magnezi mund te shkaktoje probleme me gjumin. Per kete arsye ai njihet edhe si: “minerali i clodhjes”.

Sipas nje studimi nga The Journal of Intensive Care Medicine mungesa e deficitit te magnezit rrit dyfish rrezikun per vdekje te parakohshme.

4.Probleme muskulare dhe probleme me kockat

dhimbje muskulare

Magnezi stimulon enzimat qe ndihmojne ne normalizimin e niveleve te kalciumit ne trupin tuaj, kaliumit dhe vitaminave apo mineraleve te tjera thelbesore. Ai gjithashtu parandalon depozitimin me tepri te kalciumit ne indin muskular.

Fibromialgjia, Sindroma e Kembeve te Parehatshme, dhimbje muskulare gjithashtu dhe ngerci mund te lehtesohen me marrjen e suplementeve te magnezit. Magnezi njihet me shume per ndikimin ne kocka dhe ne formimin e indit muskular, pa te kockat behen me te buta dhe muskujt jane me te tensionuar dhe me te konstraktuar.

5.Te perzjerat

Kur homeostaza e mineraleve eshte e crregullt, trupi mund te perballet me shume shqetesime. Nje nga situatat me te pakenaqshme eshte ndjenja e te perzierit (nausea).

Te perzjerat mund te vine si rezultat i cdo gjeje tjeter ne liste ashtu sikurse mund te jete pasoje direkte e deficitit te magnezit. Mund te perfundoni gjithashtu tek te vjellat apo tek dobesia.

6.Apati,stres, depresion

Magnezi eshte i lidhur ngushte me biokimine e trurit. Sipas ketij studimi ne Pub Med, nje sere simptomash psikiatrike dhe neuromuskulare jane vene re ne mungese te magnezit dhe mund te trajtohen thjesht duke marre komponent me permbajtje magnezi.

Pa sasine e duhur te magnezit ne sistem, ju mund te jeni lehtesisht i prekshem nga stresi. Disa shkojne edhe aq larg sa e quajne magnezin “ilaci i stresit”.

Studime te ndryshme kane treguar se trajtimet e magnezit mund te cojne ne nje rekuperim te shpejte nga depresioni. Megjithate efekti antidepresiv i magnezit tek truri duhet te studjohet akoma me teper nga shkencat mjekesore.

7.Konfuzion dhe ankth

stresi

Deficiti i magnezit shoqerohet me prekjen lehtesisht nga nje sere semundjesh mendore, duke e kthyer mendjen tuaj ne nje lemsh ankthi, pasigurie, nxenie te cilat mund te cojne nje sasi te konsiderueshme konfuzioni.

Mungesa e nivelit te duhur te magnezit mund te coje ne efekte serioze ne sistemin nervor qendror te cilat mund tju irritojne. Nervozizmi dhe hiperaktiviteti bashke me prirjen per panik jane gjithashtu te shpeshta.

Nderkohe qe niveli i magnezit ka tendence te lekundet gjate mensutruacioneve, femrat kane neps per cokollate perpara periodave sepse trupi kerkon me teper magnez per te perballuar kohet e veshtira qe e presin.

Duket sikur perdorimi i magnezit mund tju mbaje te qete dhe te permbledhur edhe nen kushtet me te keqija.

8.Konvulsione

konvulsione

Kur njerzit vuajne nga krizat epileptike dhe dergohen ne spital, atyre shpesh u vendoset magnez ne serum.

Studimet kane treguar se zbrasja e trupit nga magnezi mund te coje ne irritim shume te madh te sistemit nervor i cili mund te coje deri ne kriza epileptike tek njerzit e prirur per konvulsione.

Nderkohe qe mekanizmi egzakt nepermjet te cilit nga mungesa e magnezit shkaktohen kriza epileptike akoma nuk eshte i njohur, studjuesit kane vezhguar egzistencen e lidhjes ndermjet tyre

9.Kujtese e dobet

Nje studim i publikuar ne 2010 ne revisten Neuron zbuloi se rritja e nivelit te magnezit ne tru permireson kujtesen afatshkurter dhe ate afatgjate tek minjte.

Kjo mund sepse ne mungese te magnezit dobesohet neuroplasticiteti, mjeti me te cilin neuronet komunikojne me njeri tjetrin.

Nivele te ulta te magnezit lidhen gjithashtu edhe me depozitimin e metaleve te renda ne tru. Keto metale shpesh lidhen me semundjen Parkinson apo Alzheimer.

10.Probleme me enet e gjakut

enet e gjakut

Pamundesia per te ruajtur si duhet magnezin i detyron enet e gjakut te kontraktohen, rritet presioni i gjakut, mund te shkaktoje spazem arteriale dhe mund te coje ne arrest kardiak.

Studimet kane treguar se niveli i duhur i magnezit ka efekt direkt ne aftesine relaksuese tek qelizat muskulare te eneve te gjakut dhe ne crregullimet e tjera qelizore te rendesishme per presionin e gjakut.

Nese ju vuani nga hipertensioni ose presioni i larte i gjakut, studimet kane treguar efikasitetin e balances se magnezit dhe kalciumit per trajtimin e tij.

Si te trajtoni deficitin e magnezit

fara

Nese keni ndonje nga keto simptomat e siperpermendura, beni nje kontroll te nivelit te magnezit duke i kerkuar mjekut tuaj per analizen specifike te tij.

Mayo Clinic sugjeron qe femrat duhet te marrin rreth 315 miligram magnezi ne dite ndersa meshkujt duhet te marrin afersisht 410 miligram.

Lengu i perimeve ose rritja e sasise se perimeve ne dieten tuaj do tju shkaktoje nje rritje te menjehershme te nivelit te magnezit. Perpiquni te zgjidhni perime organike te cilat mund te jene rritur ne toke me te pasur dhe ju japin me shume magnez dhe minerale te tjera.

Burime natyrale te magnezit perfshijne dritherat, perimet me gjethe jeshile, frutat e thata dhe bishtajat. Disa prej tyre perfshijne:

  • Farat e kungullit
  • Farat e lulediellit
  • Soja
  • Bajamet
  • Lepjetet
  • Fasulet e zeza
  • Avokado
  • Spinaqi
  • Oriz kaf
  • Krunde tershere
  • Kungulli
  • Farat e susamit
  • Bamjet

Ju gjithashtu mund te merrni ne konsiderate suplemente magnezi, por ato duhet te merren me kujdes dhe nen aprovimin e mjekut.

Nderkohe qe eshte e veshtire qe te kaloni ne mbidoze nga magnezi ju mund te keni efekte anesore nga sasia e madhe e tij. Diarrea eshte nje nder me te zakonshmet, edhe pse mund te liroheni per shkakt te kapsllekut te shkaktuar nga mungesa e magnezit.

Vajrat me magnez apo kriperat per banjo jane nje menyre e mire per perthithjen topikale, trupi juaj mund ta marre lehtesisht magnezin nepermjet lekures.

Mos harroni te reduktoni ushqimet jo te shendetshme, fast food-in, pijet me gaz dhe ushqimet shume te pasura me karbohidrate.

Pini alkol sa me pak te jete e mundur. Alkoli e dyfishon ekskretimin e magnezit qe keni marre me ushqimin, duke reduktuar keshtu sasine qe mund te perthithni.

Magnezi eshte shume i rendesishem per funksionimin e organeve te brendshme dhe pa te jeni ne telashe, prandaj sigurohuni qe te hani shendetshem dhe nje dite te balancuar.

Nese ndjeni ndonje nga simptomat e siperpermendura dhe dyshoni se mund te vine nga defiti i magnezit mos u vet kuroni pa u konsultuar me mjekun. Nderkohe qe jeni atje konsultohuni edhe per perparesite e tjera qe sjell magnezi.

Jeni diagnostifikuar ndonjehere me deficit magnezi? Si e perballuat?

Mund te na komentoni me poshte.