Dieta Perfekte Per Nje Lekure Te Bukur Dhe Te Shendetshme

Per te pasur nje lekure te shendetshme dhe te bukur eshte shume e rendesishme qe te ushqeheni mire. Perfshini ne dieten tuaj te perditshme keto super-ushqime:

     1. Bajamet

Bajamet

Bajamet jane fara dhe jo fruta te thata. Ato kane ne perberje te tyre vitaminen E, nje mbrojtes i fuqishem ndaj diellit. Ata qe marrin 14 miligram nga kjo vitamine (afersisht 20 bajame) dhe ekspozohen direkt ndaj rrezeve UV te diellit, digjen me pak se sa ato qe nuk marrin fare vitaminen E. Kjo vitamine vepron si nje antioksidant qe mbron qelizat e lekures nga rrezet UV dhe nga te tjere faktore mjedisore qe gjenerojne radikale te lira, demtuese per qelizat.
Zevendesues i bajameve = 2 luge gjelle me gjalp kikiriku ose gjysem filxhani me brokoli.

2. Karrotat

karrotat

Mendojini karrotat si nje shkop magjik – bejne mire per syte, bejne mire per te pastruar lekuren nga pikat e zeza. Kjo fale vitamines A e cila parandalon mbiprodhimin e qelizave ne shtresen e jashtme te lekures, aty ku qelizat e vdekura dhe sebumi (yndyra) kombinohen duke cuar ne bllokimin e poreve dhe duke formuar ato qe quhen pika te zeza. Nje tjeter arsye per te ngrene karrota, si rrjedhoje vitaminen A, eshte se kjo vitamine redukton krijimin e qelizave kancerogjene te lekures. Konsumoni cdo dite 2 karrota te medha ose 10 karrota te vogla
Zevendesues i karrotes = nje filxhan qumesht

  3. Cokollata e zeze

cokollata e zeze

Cokollata e zeze eshte nje ilac prandaj me siguri qe do ju nevojitet. Flavonoidet jane antioksidantet qe gjenden ne cokollaten e zeze. Ato reduktojne ashpersine e lekures dhe e mbrojne ate nga demtimet e diellit. Rezultatet e nje studimi te nje gazete mbi ushqimin ne SHBA treguan qe femrat qe pinin kakako te pasur me 326 miligram flavonoide, kishin nje lekure me te mire dhe me rezistente ndaj rrezeve UV te diellit, krahasuar me ato qe pinin kakao por me nje sasi me te vogel te ketyre antioksidanteve. Ju nevojiten vetem disa gr cokollate ne dite.
Zevendesues te cokollates se zeze = manaferra, qershi, boronica, edhe pse eshte e nevojshme ti konsumoni ne sasine te medha.

 4. Farat e lirit

farat e lirit

Keto fara te vogla permbajne acidin yndyror omega-3, i cili ndikon ne zhdukjen e njollave dhe nxjerr ne pah linjat e bukura . Pjesemarresit ne nje studim te publikuar ne nje gazete Britanike mbi Ushqimin, rriten vetem me 2gr konsumin e Omega-3 per 6-jave. Si rezultat ata shfaqen me pak skuqje dhe irritim, shoqeruar me nje lekure me te hidratuar. Kjo sepse ky lloj acidi kufizon reagimin e trupit ndaj irritimeve dhe terheq uje tek qelizat e lekures duke e mbushur ate, gje qe con edhe ne reduktimin e rrudhave. Perdorini keto fara si shoqeruese te perimeve qe konsumoni.
Zevendesues te farave te lirit = vaji i lirit (1 luge gjelle), salmoni (100 gr), bajamet (25 gr)

 5. Caji jeshil

filxhan me caji jeshil

Caji jeshil eshte i mire per gjithcka. Keshtu psh. kur eshte i nxehte gjate pergatitjes se tij, lirohet nje substance e quajtur katekine, nje tip antioksidanti me veti anti-inflamatore dhe anti-kancerogjene. Antioksidantet e cajit pakesohen kur ai ftohet, keshtu qe me mire pijeni te nxehte. Nje studim ne 2007 zbuloi qe pirja e 2 deri 6 filxhanave ne dite me caj jeshil, jo vetem ndihmon ne parandalimin e kancerit te lekures por mund te ndryshoje edhe efektet e demtimit nga dielli duke neutralizuar ndryshimet qe ndodhin ne lekuren e ekspozuar.
Zevendesues i cajit jeshil = caji i bardhe

 6. Spinaqi

spinaqi

Sipas nje studimi te publikuar ne Gazeten Nderkombetare per Kancerin, personat qe konsumonin me shume zarzavate jeshile e me gjethe (sallata, spinaqi etj) kishin gati sa gjysma e tumoreve te lekures krahasuar me ata qe nuk i konsumonin ose i konsumonin shume pak. Mendohet qe acidi folik ne keto perime ndihmon ne riparimin dhe ruajtjen e aftesise te qelizave te AND-se, per te rigjeneruar veten e tyre. Kjo redukton mundesine e rritjes se qelizave kancerogjene. Nje tjeter ane pozitive e spinaqit ka te beje me faktin qe uji i pranishem ne keto gjethe deperton thelle ne membranen e qelizave duke rezultuar ne nje fytyre me te tendosur dhe me me pak rrudha.
Zevendesues te spinaqit = gjethet e tjera jeshilet (sallata etj)

7. Patatet e embla

patatet e embla

Patatet e embla jo vetem jane shume te shijshme por permbajne vitamine C, e cila tendos rrudhat. Vitamina C eshte thelbesore per prodhimin e kolagjenit dhe sa me shume kolagjen te keni, aq me pak e rrudhosur duket fytyra juaj. Ne fakt nje studim i koheve te fundit vertetoi qe personat qe konsumonin mesatarisht 4 miligram vitamine C (nje gjysem patate te vogel) cdo dite, zvogeluan mundesine e shfaqjes se rrudhave me 11%.
Zevendesues te patateve = 2 karrota ose 170 gr leng portokalli

 8. Domatet

domatet

Pa diskutim qe domatet jane te shijshme ne sallate, por edhe po ti gatuash ato i bejne shume mire lekures tuaj. Kjo sepse ato permbajne likopen, substanca qe i jep ngjyren e kuqe domates, ajo gjithashtu ndihmon ne eleminimin e radikaleve te lira te shkaktuara nga rrezet UV, te cilat plakin lekuren. Trupi juaj i perfton me teper ushqyesit me efekt mbrojtes ndaj diellit, kur perimet jane te nxehta. Vetem ½ filxhan me domate te gatuara apo salce domatesh, permban 16 miligram likopen, afersisht sa nje sasi e mjaftueshme ditore kremi mbrojtes ndaj diellit, i cili nuk na le te skuqemi.
Zevendesues i domates = shaliqini (1/16 e nje shalqini te plote)

     9. Peshku ton

peshk ton

Perberesi juaj i preferuar ne sanduic ka nje sekret, seleniumin. Ky perberes ndihmon ne ruajtjen e elastines qe mban lekuren tuaj te lemuar dhe te tendosur. Ky antioksidant, gjithashtu mendohet se ju mbron nga dielli duke penguar radikalet e lira te krijuara nga rrezet UV, qe demtojne lekuren tuaj. Konsumi i 85 gr ton, ose 1/2 e kutise ne dite eshte perfekte.
Zevendesues i peshkut ton = mish gjeli/pule deti.