Doni Te Jetoni Me Gjate? Pini Nga Nje Birre

Shpesh keni degjuar qe neqoftese nuk keni mbushur ende 21-vjec, konsumi i alkoolit ju ben keq, ky rregull vlen sidomos ne SHBA. Po a eshte vertete qe konsumi i alkoolit eshte kaq i demshem?

Sipas nje studimi 5-vjecar te universitetit te Virginias, personat qe nuk konsumonin kurre alkool ishin 19% me te rrezikuar per te vdekur, se sa ata qe pinin nga nje birre 3-4 here ne jave. Personat e kategorise se pare qe kurre se kishin prekur shishen e alkoolit, ishin 56% me te prirur per semundje koronare te zemres krahasuar me kategorine e dyte sipas te dhenave te marra nga nje studim I qeverise per rreth gjysme milioni amerikane.

birra ju ben mire per shendetin

Pra cilat jane efektet pozitive te birres dhe te alkoolit ne pergjithesi, pervec faktit qe ju ben terheqes ne karaoke apo diskoteka? Me poshte do te lexoni disa prej tyre:

  • Birra mund te rrise prodhimin e kolesterolit “te mire” e te ule kolesterolin “e keq” duke ulur ndjeshem riskun per semundjet e zemres
  • Mund te zvogeloje problemet e koagulimit (mpiksjes) te gjakut qe cojne ne bllokimin e arterieve
  • Pirja e birres mund te uli riskun ndaj diabetit
  • Birra permireson kujtesen (konsumuesit e birres jane me pak te prekur nga semundja Alzhaimer)
  • Birra forcon kockat duke permirsuar metabolizmin e tyre, parandalon osteoporozen tek te rinjte
  • Birra lufton stresin. Sipas universitetit te Montrealit personat qe punojne dhe here pas here pijne nje shishe birre vuajne me pak stresin e punes sesa ata qe nuk pijne.
birra ndihmon jeten tuaj sociale
  • Pirja e birres ndihmon shume jeten tuaj sociale. Kush nuk kenaqet kur pi nje birre me miqte apo koleget mbas oreve te lodhshme te punes
  • Parandalon formimin e gureve ne veshka ne 40 %, fale sasise se magnezit qe permban
  • Birra permireson lekuren tuaj ne saje te vitamines B3 dhe niacines qe permban, substance qe nxisin prodhimin e kolagjenit dhe pigmentit te lekures
  • Birra ndihmon ne shmangien e pagjumesise. Nje shishe birre ne mbremje ndikon si qetesues natyral duke qetesuar nervat dhe duke ndihmuar ne gjumin tuaj
  • Birra mund te parandaloje cancerin. Ajo permban polifenole, substance te cilat parandalojne tumoret duke u lidhur me radikalet e lira. Polifenoli kryesore quhet xanthohumol, I cili kufizon proteniat per te cilat ka nevoje nje tumor ne rritje. Megjithate kujdes te pirit me shume se 2 shishe birre ne dite mund te kete efektin e kundert
  • Birrat pa alkool sigurojne acidin folik per grate shtatzena, mungesa e ketij acidi mund te coje ne lindje te parakohshme apo ne lindje me problem. Gjithashtu birra stimulon prodhimin e qumeshtit te gjirit. Sheqeri i pranishem ne elb nxit prodhimin e hormonit te prolaktines, qe aktivizon prodhimin e qumeshtit, prandaj grate qe sapo kane lindur dhe kane probleme me qumeshtin duhet te provojne te pine birre pa alkol
  • Parandalon formimin e ulceres ne stomak duke ndaluar formimin e bakterit pergjegjes (helikobakter piluri)
  • Disa studime te fundit kane treguar se personat qe shijojne birren me sasi te moderuara jane me pak te prirur per te qene mbipeshe sesa ata qe nuk e pine. Arsyeja: sepse birra aktivizon metabolizmin. Gjithashtu nje shishe birre permban me pak kalori sesa e njejta sasi me leng molle
  • Birra i ben floket shume te bukur. Ajo permban mjaftueshem minerale te cilat forcojne floket dhe i japin atyre shkelqim.

mos e ekzagjeroni me alkolin

Por kujdes te gjitha keto efekte positive sdo te thone qe te pini birre apo cdo lloj alkoli tjeter pa limit dhe kini parasysh qe perzierja e alkoolit me pije energjike nuk eshte nje ide e mire. Te pish shume alkool, si psh 3-4 pije cdo 2 dite, eshte me keq se sa te mos konsumosh fare (edhe pse ata qe nuk pine fare jane me prirur ndaj semundjeve te zemres).
Kerkoni opsione te tjera, si pije alkoolike te shendetshme, birra pa alkool apo me pak kalori. Nese ju pelqen me shume vera, evitoni blerjen e shisheve me etiketa te kuqe apo te verdha, sepse ato jane thjesht per te terhequr vemendjen tuaj dhe pamja e jashtme mund tju genjeje.