Dr Viola:- Cfare Duhet Te Dini Per Deficitin e Vitamines B12 Dhe Rendesine E Saj?

Vitamina e energjse

Picture1

Vitamina B12 njihet ndryshe dhe si vitamina e energjise. Ajo ndihmon ne sintezen e AND-se, ne prodhimin e qelizave te gjakut si dhe ne formimin e nervave. Ajo eshte e rendesishme per nje sistem nervor dhe imunitar te shendetshem. Metabolizmi juaj nuk do te funksionoje normalisht pa kete vitamine. Por vitamina B12 nuk eshte si gjithe vitaminat e tjera. Ajo gjendet vetem ne produktet shtazore si mishi, veza, butaket dhe produktet e qumeshtit. Rreth 15% e njerezve nuk marrin sasine e nevojshme te vitamines B12. Ata jane me shume vegjetarianet, personat me semundjen celiake te zorreve ose semundje te tjera qe kane te bejne me tretjen, ose mund te jete nje i rritur mbi 50 vjec. Shenjat e deficiences se vitamines B12 perfshijne me shpesh lodhjen trupore, anemine, rrahjet e shpeshta te zemres, mpirje ose djegje te ekstremiteteve, mungese oreksi, nausea, konstpacion, etj…

Vegjetarianet dhe veganet jane ne risk.

Picture2

Vitamina B12 ndodhet me shume ne produktet shtazore. Keshtu qe nese dieta juaj perbehet me shume nga produktet bimore si frutat, perimet, fasulet dhe soja ju jeni ne risk per kete deficience. Vegjetarianet qe konsumojne vezet dhe produktet e qumeshtit duhet se paku te konsumojne nje here ne dite keto ushqime. Veganet qe si perkufizim nuk perdorin asnje produkt shtazor, duhet te marin suplemente me vitamine B12 ose se paku te konsumojne ushqime te fortifikuara me vitamine B12 si dritherat. Qumeshti jo shtazor dhe zevendesuesit e mishit mund te kene nje permbajtje te vogel me vitamine B12, keshtu qe duhet pare mire etiketa shoqeruese e tyre.

Te rrituri mbi 50 vjec jane gjithashtu ne risk.

te moshuar

Duke u plakur stomaku juaj prodhon me pak acid i cili eshte i nevojshem per absorbimin e vitaminies B12. Rreth 1 ne 31 adulte mbi 50 vjec jane deficiente ndaj vitamines B12 sipas qendres se kontrollit dhe te parandalimit te semundjeve. Personat e moshuar gjithashtu shpesh kane me pak oreks , marrin sasi te vogel ushqimi ose jane nen mjekim me medikamente antiacide per mbrojtjen e stomakut, te cilat ulin me shume sasine e acidit ne stomak dhe si rrjedhoje thithjen e vitamines B12. Ne fakt disa te moshuar humbin plotesisht aftesine thithese ndaj vitamines B12 qe gjendet ne ushqime keshtuqe i duhet ta marrin vitaminen B12 me suplemente ose ne rastet e renda me injeksione.

Simptomat e para perfshijne lodhjen dhe dobesine.

i lodhur

B12 nuk eshte quajtur pa arsye vitamina e energjise. Marrja e pa mjaftueshme e vitamines B12 ul prodhimin e qelizave e kuqe te gjakut. Disa nga simptomat e para te uljes se tyre perfshijne lodhjen, dobesine trupore, marrje mendsh dhe veshtiresi ne te menduar. Problemi eshte se duke qene shume te paqarta keto simptoma jo cdo njeri i perjeton ne te njejten forme. Dhe duke qene se mund ti atribuohen cdo lloj gjendjeje shume individe nuk mendojne se duhen testuar. Nese keto simptoma ju shqetesojne per me shume se disa jave eshte e nevojshme konsulta me nje mjek.

Medikamentet kunder aciditetit te stomakut mund ta shkaktojne ate.

pirja e ilaceve

Disa medikamente kunder dhimbjes se somakut ulin prodhimin e acidit te stomakut, i cili eshte i nevojshem per te perthithur vitaminen B12. Studiuesit kane rene dakort se duke marre medikamente te quajtur frenues te pompes (si Prilocec dhe Nexium) per me shume se dy vite lidhet ne 65% te rasteve me deficience te vitamines B12. Gjithashtu marrja me shume se dy vite e frenuesve te receptoreve H2 eshte e lidhur ne 25% te rasteve me kete deficience. Nese merrni keto mjekime rregullisht mund te konsultoheni me mjekun tuaj per hapat e nevojshem ne menyre qe te mbroni veten tuaj.

Mund te keq diagnostifikohet si Demence.

Simptomat e kesaj deficience shpesh i ngjajne atyre te demences, sic jane humbje te kujteses, disorientim dhe veshtiresi ne te menduarit. Mund te jete e veshtire te dallosh demencen nga deficienca e vitamines B12, sidomos  tek te moshuarit ku te dyja keto semundje i prekin me shume. Jo vetem kjo por eshte pare qe te dyja keto semundje mund te mbivendosen ne te njejtin individ; ne 75% te rasteve te te semureve me deficience te vitamines B12 ka gjithashtu edhe demence. Rekomandohet qe te gjithe individet me humbje te paqarta konjitive duhet te testohen per deficience te vitamines B12.

Burimet me te mira jane mishi dhe peshku.

peshku dhe mishi

Melcia e vicit dhe molusqet jane ushqimet me te pasura me vitamine B12 sipas Insitutit te Shendetit Publik Kombetar. Nese nuk jeni fan te ketyre ushqimeve ka shume alternativa perreth. Mishi i vicit, gjeli i detit, pula, midhjet dhe salmoni quhen ndryshe ushqime “superstar”me vitamine B12 . Nje racion prej secilit permbush afer ose me shume se 100% te nevojave ditore te rekomanduara (2,4 mcg per meshkujt mbi 14 vjec dhe 2,6 deri 2,8mcg per femrat shtatzane dhe ne laktacion). Vezet (0,6mcg per cdo veze , permbush 10% te nevojes ditore) dhe qumeshti (1,2mcg per gote , 18% te nevojave ditore) jane gjithashtu burime solide me vitamine B12.

Ushqimet e fortifikuara dhe suplementet me vitamine B12 mund te ndihmojne.

suplemente te vit b12

Ushqimet e fortifikuara dhe suplementet me vitamine B12 mund te ndihmojne veganet, vegjetarianet, te moshuarit dhe ata qe nuk mund te perthithin ne menyre natyrale Viaminen B12 . Kur perthithja eshte nje problem rritja e konsumit te ushqimeve me vitamine B12 mund te mos zgjidhe problemin. Ne keto raste eshte e rekomandueshme marrja e formes sintetike te vitamines B12 dhe ushqimeve te fortifikuara me vitamine si dritherat shumica e te cileve plotesojne 100% te nevojave ditore .

Pijet alkolike rrisin deficiencen tuaj.

pije alkolike

Me shume se dy pije alkolike ne dite mesatarisht mund te shkaktojne gastrit ose irritim te mukozes se stomakut te cilat mund te cojne ne uljen e acidit peptik dhe si rrjedhoje uljen e thithjes se vitamines B12.
Alkoli luan rol ne mungesen e vitamines B12 dhe me nje rruge tjeter. Vit B12 eshte e depozituar ne melci dhe konsumimi i alkolit mund te demtoje funksionin e melcise dhe te reduktoje depot e vitamines B12 ose ta beje me te veshtire perdorimin e saj nga melcia.

Eshte e lidhur me anemine pernicioze

anemia

Eshte nje lloj specifik i anemise qe vjen si rezultat i mungeses se vitamines B12.
E quajtur pernicioze ( qe nenkupton e rrezikshme, sepse ka qene ne te kaluaren rrezikuese per jeten) kjo anemi ndodh kur ne stomak mungon nje faktor i quajtur intrisek i cili ndihmon zorren e holle per te thithur vitaminen B12. Anemia pernicioze mund te jete pasoje e nje faktori autoimun, i nje problemi me siperfaqen e stomakut ose dhe nje semundje kongenitale e cila eshte e trasheguar. Trajtimi zakonisht behet me injeksione te vitamine B12 intramuskulare, te kombinuara me suplemente.

Mund te jete e veshtire njohja e kesaj mungese.

Duke qene se trupi ka depozita me vitamine B12 per afro 3 deri ne 5 vjet simptomat e para te mungeses se saj zakonisht fillojne ngadale dhe rriten gradualisht keshtu qe eshte e veshtire dallimi i tyre. Mbas fillimit te nje lodhjeje, mjegullime ne mendime dhe dobesie fillojne mpirja dhe djegjet e ekstremieteve, depresioni, paranoja, dhe ndonjehere dhe halucinacionet. Kush simptoma shfaqen dhe kur shfaqen, varet dhe nga rruga qe krijohet mungesa. Psh: keqthithja e vitamines B12 lejon qe nje sasi e reduktuar e vitamines te thithet keshtu qe simptomat vine me ngadale, kurse mungesa e saj totale ne ushqim zhvillon me shpejt shenjat.

Eshte e lidhur me demtimet imune

B12 luan rol te rendesishem ne prodhimin e qelizave te bardha te gjakut. Qelizat e bardha jane te rendesishme per nje sistem imun funksional. Jo vetem mungesa e vitamines B12 ul funksionin imunitar por dhe disa semundje imune mund te cojne ne deficit te vitamines b12. Semundja e Grave per shembull eshte nje semundje autoimune e cila shkakton hipertireoze, e cila e lidhur me anemine pernicioze con me tej ne mungese te vitamines B12.

Problemet me tretjen mund te shkaktojne deficience te vitamines B12.

Picture3

Njerezit qe kane probleme gastrointestinale jane ne risk te larte per mungesen e vitamines B12 sepse problemet e tretjes mund te shkaktojne perthithje me me veshtiresi te saj. Ata me probleme te kolonit si colitis, semundjen e chronit, semundje inflamatore te zorres jane ne risk te madh. Nese ju vuani perj nje nga keto semundje flisni me mjekun tuaj mbi mundesine e suplementeve apo injeksioneve me vitamine B12 sepse edhe ushqimet me te pasura me vitamine duke qene se keni probleme me thithjen nuk do ta zevendesojne ate.

Mund te ndodhe nga nderhyret kirurgjikale qe behen per reduktimin e peshes.

Picture4

Disa nderhyrje kirurgjikale qe prekin traktin gastrointestinal si bypassi gastrik, rezekimet e zorres se holle e bejne te pamundur thithjen e vitamines B12 . Kjo vjen si pasoje e uljes se prodhimit te acidit peptik si dhe faktorit intrisek, proteine kjo qe luan rol e thithjen e saj. Problemi i thithjes eshte nje problem permanent keshtu qe individet qe kryejne keto nderhyrje duhet te marrin vitamine B12 intramuskul per gjithe jeten sepse rrezikojne te kene deficience dhe pasojat e saj.

Femijet mund te jene te rrezikuar gjithashtu.

Happy baby laying on belly
Happy baby laying on belly

Te te porsalindurit deficiti i vitamines B12 eshte shume serioze sepse mund te coje ne simptoma si anemi, probleme te levizjes, veshtiresi ne rritje ne gjatesi dhe peshe te cilat mund te jene ne disa raste edhe fatale. Nivele te ulta te vitamines B12 tek infantet jane te rralla por mund te ndodhin nese bebi eshte ushqyer me nje diete pa mish dhe produkte shtazore ose kur nena eshte vegane dhe ushqimi i vetem i bebit eshte qumshti i gjirit. Suplementet me vitamine B12 gjate periudhes prenatale mund ta parandalojne kete deficit ne femije.

Shenjat e dukshme jane zbehje dhe zverdhje te lekures, gjuhe te shkelqyer dhe ulcerime ne goje.

Zbehja dhe zverdhja e lekures, ulcerimet ne mukozen e gojes, gjuhe e fryre e kuqe dhe e shkelqyeshme, te gjitha keto jane shenja te dukshme te deficitit te vitamines B12. Keto shenja mund te fillojne te duken vetem disa vite pas fillimit te deficitit. Takikardia, palpitaciene, gjakderdhje ne lekure dhe mukoza, infeksionet e shpeshta, lodhje dhe dobesi trupore jane gjithashtu simptoma te nje deficiti te zgjatur prej vitesh. Por jo te gjitha keto shenja mblidhen menjehere te i njejti individ, ato fillojne ngadale dhe eshte e veshtire njohja e tyre.

Mund te shkaktoje demtime permanente.

Deficiti i vitamines B12 qe persiston prej vitesh mund te shkaktoje demtime neurologjike permanente te parikthyeshme, humbje te kujteses, disorientim dhe pamundesi ne perqendrim. Nje efekt tjeter permanent perfshin demtimin e nervave, pagjumesine, disfunksionin erektil, gjithashtu edhe veshtiresi ne kontrollin e vezikes urinare dhe te zorres se trashe. Shume nga keto simptoma nese kapen heret mund te korigjohen me marrjen e vitamines B12.

Autori:
Dr. Viola Gjylameti Cavolli