Hipertensioni Tek Femijet- Si Mund Te Kurohet?

Shumica e njerzve kur degjojne per presionin e larte te gjakut, te njohur ndryshe si hipertension mendojne per nje gjendje shendetesore qe prek vetem te rriturit dhe te moshuarit.
Kjo mund te kete qene e vertete ne te shkuaren por ne ditet e sotme, presioni i larte i gjakut prek njerzit e te gjitha moshave perfshire ketu edhe femijet e vegjel.
Perse hipertensioni tek femijet eshte problem ne rritje? Cfare mund te beni per te mbrojtur femijet tuaj nga ky cenim? Hapi i pare eshte te mesoni gjithcka qe mundeni rreth presionit te larte te gjakut tek femijet, shkaqet e tij, pasojat dhe menyrat e trajtimit.

presioni i larte i gjakut tek femijet

Cfare eshte presioni i larte i gjakut tek femijet?

Presioni i gjakut quhet forca me te cilen gjaku rrjedh ne enet e gjakut. Ne kushte normale zemra pompon gjakun brenda eneve te tij ne te gjithe trupin. Enet e gjakut zgjerohen dhe ngushtohen sipas nevojes per te bere qarkullimin e mire te gjakut. Ne nje person me hipertension, gjaku perplaset me me teper force drejt mureve te eneve te gjakut, gje e cila mund te shkaktoje demtim te eneve te gjakut, zemres apo organeve te tjera.
Eshte e lehte per te rriturit te kuptojne nese kane presion te larte te gjakut, mjafton te masesh presioni dhe te krahasohen keto shifra me nje grafik te thjeshte. Femijet kane te njejten lloj analize por interpretimi eshte me i komplikuar. Mjeku i femijes tuaj do te perdore grafikun duke marre gjithashtu parasysh gjinine e femijes, gjatesine dhe shifrat e presionit te gjakut per te percaktuar nese femija juaj ka hipertension apo jo.

Cfare mund te shkaktoje presioni i larte i gjakut tek femijet?

Sikurse tek te rriturit, presioni i larte i gjakut tek femijet mund te shkaktoje probleme serioze per shendetin te cilat mund te shfaqen edhe shume vite me vone, perfshire:

  • Semundje te zemres
  • Semundje te veshkave
  • Goditje ne tru

femije obeze

Obeziteti dhe presioni i larte i gjakut tek femijet.

Faktor rreziku per presionin e larte te gjakut tek femijet perfshine obezitetin dhe histori familiare me presion te larte gjaku. Faktore te tjere rreziku perfshine problemet me gjumin.
Obeziteti konsiderohet si risk paresor per presionin e larte te gjakut te femijet. Jo vetem qe te qenit obeze e ve femijen tuaj ne rrezik per hipertension por edhe per nje sere problemesh te tjera te zemres dhe diabetit.

Cfare e shkakton obezitetin?
Ndonjehere obeziteti mund te lidhet me probleme te tjera shendetesore. Megjithate ne shumicen e rasteve obeziteti shkaktohet si kombinim i dy faktoreve:

  1. Shume ushqime. Shume femije konsumojne me shume ushqim se sa ka nevoje trupi i tyre. Obeziteti gjithashtu mund te shkaktohet si pasoje e ushqimit te gabuar si pije me sheqer dhe fast-food. Per kete arsye eshte e rendesishme te beni kujdes per llojin e ushqimit qe konsumon femija juaj por gjithashtu per sasine e ushqimit qe konsumon.
  2. Pak aktivitet fizik. Shume femije nuk bejne aspak aktivitet fizik dhe e harxhojne kohen me aktivitete sedentare si te parit televizor apo te luajturit me lojra kompjuterike.

Mjekimi i presionit te larte te gjakut tek femijet

Studjuesit jane ende duke kerkuar menyren me efektive per te trajtuar presionin e larte te gjakut te femijet. Ne pergjithesi trajtimi tek femijet nuk ndryshon shume nga trajtimi tek te rriturit. Duhet te punoni bashke me mjekun per te zgjedhur trajtimin qe ju pershtatet me shume.

Kids with ball
Kids with ball

Disa keshilla te pergjithshme jane:

  • Ndiqni nje program rigoroz ushqimi si DASH (The Dietary Approaches to Stop Hypertension).
    Ky plan ushqimor perfshine reduktimin e sasise se yndyrnave dhe yndyrnave te ngopura gjithashtu promovon konsumimin e frutave dhe perimeve te fresketa si dhe drithrat. Reduktimi i sasise se kripes gjithashtu redukton presionin e larte te gjakut. Ne kete rast nje dietolog do ju ndihmonte te krijoni nje plan ushqimor per ju dhe femijen tuaj per te arritur qellimin duke ngrene ushqimet qe ju pelqejne dhe pa humbur shijen e tyre.
  • Kini kujdese peshen e femijes tuaj.
    Te qenurit mbipeshe e rrit rrezikun per te zhvilluar hipertensionin. Duke ndjekur planin ushqimor DASH dhe duke bere rregullisht aktivitet fizik ju mund te ndihmoni femijen tuaj te humbase kilet e teperta. Mjeku juaj mund te bashkepunoje gjithashtu me specialist te tjere per te ndertuar nje plan sa me te pershtatshem.
  • Evitoni duhanin.
    Tymi i duhanit mund te rrise presionin e gjakut duke shkaktuar deme ne zemer dhe ne enet e gjakut. Mbrojeni femijen tuaj nga tymi i duhanit qofte edhe nga duhani pasiv.
  • Medikamentet.
    Nese presioni i gjakut tek femija juaj vazhdon te mbetet i larte edhe pas ndryshimeve ne stilin e jeteses, mjeku juaj mund tju jape medikamente. Duhet te merrni parasysh qe duhet pak kohe per te gjetur kombinimin e medikamenteve qe mban nen kontron presionin e gjakut por qe gjithashtu te kete sa me pak efekte negative. Medikamentet e perdorura per presionin e gjakut perfshine:
    o Diuretiket- Per te redduktuar sasine e lengjeve ne gjak duke nxjerre jashte trupit sasisne e tepert te natriumit.
    o Inhibitore ACE, Alfa bllokuesit, dhe bllokuesit e kanaleve te kalciumit- Per te ruajtur enet e gjakut nga kontraktimi i tepruar.
    o Beta bllokuesit- Ndalojne trupin qe te prodhoje hormonin adrenaline. Adrenalina eshte nje hormon stresi. Ajo e ben zemren qe te rrahe me forte dhe me shpejte. Ajo gjithashtu shkakton kontraktim te eneve te gjakut. Te gjithe keto faktore shkaktojne rritjen e presionit te gjakut.

Si te ndihmoni femijen tuaj qe ka hypertension?

Ndihmoni femijen tuaj duke ndjekur ne menyre rigoroze keshillat e mjekut. Per me teper mund te ndermerni keto hapa.

  • Reduktoni kohen qe femija shpenzon perpara televizorit edhe perpara komnjuterit.
  • Beni ndryshimet ne dieten ushqimore dhe ne aktivitetin fizik te gjithe si familje. Te gjithe anetaret e familjes do te perfitojne nga keto ndryshime te shendetshme.
  • Kontrolloni presionin e gjakut te femijes rregullisht

Duke bashkepunuar me nje mjek specialist mund te ndertoni nje plan shendeti, duke ndihmuar femijen tuaj te mbaje nen kontroll presionin e gjakut dhe te shijoje feemijerine e tij dhe gjithashtu jeten si i rritur.