KUJDES! Ne Shampo Gjenden Lende Toksike

Te gjitheve na pelqejne te kemi floke te shkelqyeshem, te bukur dhe te shendetshem. Disa zgjedhin shampo per floke te drejte, disa per floke kacurrela, disa per volum, disa per shkelqim dhe te gjithe jemi te gatshem te shpenzojme per shampo sa me cilesore. Por kujdes me perberesit.

shampo me perberes toksik

Kerkimet shkencore te institutit kombetar te shendetit ne Usa kane zbuluar nje lidhje midis disa perberesve te shampove dhe demtimeve te sitemit nervor. Kerkimet jane bazuar ne qelizat e trurit tek minjte dhe ato treguan qe kontakti me nje ingredient te quajtur Methyl–iso–thiazo–linone ose MIT shkakton demtime neurologjike.

Cilat produkte permbajne kete komponent? Head and shoulders,  Clairol, Pantene, Estee Lauder etj. Studiuesit jane te shqetesuar qe ekspozimi ndaj ketij kimikati i grave shtatzena mund te rrezikoje zhvillimin normal te trurit tek fetusi. Tek njerzit e tjere ai mund te jete faktor ne zhvillimin e semundjes se Alzaimerit apo crregullimeve te tjera nervore.

Ky kimikat shkakton keto efekte duke nderprere komunikimin midis neuroneve. Ne thelb ai ngadaleson lidhjen midis neuroneve dhe meqenese sistemi nervor dhe truri funksionojne ne baze te nje rrjeti neuronesh, ngadalsimi i ketij rrjeti do te ndrydhi funksionimin normal te trurit dhe sistemit nervor.

Gjithkush nga ne tregohet i kujdesshem per te ruajtur shendetin e tij dhe ate te familjes se tij por sipas ketyre studimeve te gjithe ne kemi tualetin plot me kimikate. Nje grua mesatarisht perdor rreth 12 produkte per kujdesin personal ne dite ndersa nje burre mesatarisht perdor rreth 6, secili prej ketyre produkte permban rreth nje dyzine kimikatesh te rrezikshme. Sigurisht ditet e sotme produktet kozmetike jane shume te rendesishme por kjo nuk do te thote qe duhet te helmojme trupin tone per tu dukur te bukur.

shampot permbajne produkte toksike

Kimikate te tjera te rrezikshme qe gjenden ne shampo dhe produkte te tjera qe perdorim per kujdesin personal jane:

  • Sodium laureth sulfate (ose ammonium laureth sulfate) – Keto substanca per tu bere pjese e shampove te kokes apo trupit kalojne nepermjet proceseve kimike duke cliruar nje substance te quajtur 1,4- dioxane ose formaldehyde. Ato jane elemenet kancerogjene te njohur tek kafshet dhe me shume mundesi. Si rrjedhoje jane kancerogjene per njerzit. Ato gjithashtu dyshohet te jene toksik per veshkat, per sistemin nervor dhe sistemin e frymemarrjes. Firma te njohura qe permbajne keto elemente jane edhe shampot per femije si Johnson’s Baby Shampoo, Huggies naturally Refreshing Cucumber etj. Kompanite pretendojne qe sasia e ketyre substancave eshte shume e vogel dhe eshte e pademshme por lind pyetja. Pse duhet te kete kancerogjene ne shampot per femije?
  • Tetrasodium EDTA
  • Oxybenzenone – Eshte nje substance qe shkakton c’rregullim hormonal dhe gjendet ne rreth 60% te kremrave kunder diellit
  • Plumb – Eshte nje neurotoksine qe mund te shkaktoje probleme ne te folur, ne aftesine per te mesuar dhe ne sjellje.buzekuqiAi shkakton gjithashtu probleme riprodhimi si: risk me te larte per abort dhe zvogelon cilesine e spermes. Ekspozimi qe ne moshe te vogel ndaj plumbit mund te rrisi rezikun per Alzheimer apo Parkinson. Grate shtatezena jane akoma me te ndjeshme ndaj ekspozimit te plumbit sepse ai tejkalon lehtesisht placenten duke hyre ne trurin e fetusit dhe duke nderhyre ne zhvillim normal te tij. Ekspertet thone qe nuk ka nivele te lejueshme per plumbin tek femijet. Keshillohet qe per femijet te mos perdoren produkte kozmetike qe permbajne plumb. Gjate testimit te 33 kompanive te medha qe prodhonin buzekuq u pa se 61% e tyre vendosin plumb ne produktet e tyre. Te tilla jane L’Oreal, Maybeline, Revlon madje edhe Dior Addict qe kushton me teper se 30 $.
  • Diethyl phthalate (DEP) – Ah ato aromat e mira qe ndjejme kur perdorim produkte kozmetike nuk jane gje tjeter vec toksina te sistemit riprodhues. Shume fragranca qe gjenden ne produkte si deodorantet, parfume, llak flokesh permbajne kete substance. Sipas studimeve te fundit tek njerzit kjo lende kimike shkakton demtime te spermes te meshkujt e rritur, zhvillim anormal te sistemit te riprodhimit te te porsalindurit dhe gjithashtu deficit te vemendjes te femijet.
  • Triclosan- eshte nje lende kimike qe zakonisht perdoret te: sapunet anti-bacterial, pastat e dhembeve, deodorantet, dhe ne produktet per pastrimin e fytyres. Triclosani qendron ne ambient per nje kohe te gjate dhe shperbehet ne nje substance shume toksike per gjallesat dhe njeriun, efektet e te cilit akoma nuk jane studiuar shume mire. Ai eshte i lidhur me helmimin e melcise dhe rrugeve te frymemarrjes. Nivele te vogla te triclosan lidhen me crregullimin e funksionit te gjendres tiroide. Trajtimi i ujrave te zeza nuk mund ti heqi te gjitha kimikatet, prandaj ai perfundon ne liqene, lumenj dhe dete duke shkaterruar gjallesat e ujit.
  • Parabenet- Ato kane aftesine te veprojne si estrogjen per trupin te cilet jane shqetesues sepse ekspozimi i madh ndaj tyre rrit rrezikun per kancer te gjirit tek femrat.
  • Myshku sintetik
  • Merkuri- Eshte gjithashtu nje substance neurotoksike shume e fuqishme i cili mund te shkaktoje demtime te trurit dhe prapambetje mendore. Zakonisht gjendet te kremrat per te zbardhur lekuren.
kremera
  • Hydrokinoni- Dyshohet te jete nje substance kancerogjene perdorimi i te cilit nuk lejohet ne Europe, Japoni dhe Australi. Edhe ai gjendet ne kremrat per zbardhjen e lekures. Gjithashtu sipas disa studimeve lidhet me nje semundje te quajtur ochoronosis, ne te cilen lekura behet e trashe dhe merr ngjyre te erret.
  • Dioksid titani dhe silici- Substanca qe gjenden ne tonet e syve te Estee Lauder,nese thithen me frymemarrjen rrisin rrezikun per kancer.

Sot kompanite e medha kozmetike justifikohen me faktin qe perdorin doza shume te vogla te ketyre perberesve toksik, aq te vogla sa jane te pademshme per njeriun dhe kjo do te ishte e vertete vetem nese keto produkte do perdoreshin nje here ne vit. Por e verteta eshte qe keto produkte perdoren cdo dite dhe kombinohen me produkte te tjera qe permbajne helme. Pak ne floke, pak ne buze, pak nen sqetulla, etj apo punetoret ne qendrat estetike qe jane ne kontakt me keto produkte gjate gjithe dites.

Ndoshta mund te habiteni kur te mesoni qe prodhuesit mund te fusin cfaredo lloj kimikati ne produktet e kujdesit personal si shampo edhe pse ai kimikat mund te gjendet ne listen e produkteve toksike.

Edhe pse shkencetaret kane lidhur keto perberes me probleme serioze per jeten e njerzve qe i perdorin nuk ekziston nje ligj qe ti ndaloje keto kompani ti perdorin.Zgjidhja per tu mbrojtur nga produkte te tilla eshte duke mesuar te verteten rreth tyre. Egzistojne shampo, sapune, detergjent dhe deodorant te shendetshem. Nese kerkoni produkte te shendetshme, kerkoni per certifikimin nga USDA i cili eshte programi me strikt per certifikimin e produkteve organike. Egzistojne gjithashtu organizata te tjera per certifikimin e produkteve “ organike” dhe “natyrale”. Kini kujdes edhe pse nje produkt mund te kete nje certifikate te tille kujdesuni te lexoni perberesit qe te mos kene substanca te demshme.

Nuk keni pse te eksopozoheni ndaj kimikateve toksike ne menyre qe te kujdeseni per higjenen personale. Besojeni ose jo keto produkte te rrezikshme do te qarkullojne edhe per shume kohe neper supermarkete sepse kimikate te tilla jane te leverdishme per kompanite e ndryshme, kshq ju takon juve te zgjidhni cfare eshte dhe cfare nuk eshte e shendetshme per shendetin tuaj.

zgjidhni me kujdes

Disa keshilla per te mbrojtur veten dhe familjen tuaj

Thjeshtoni

Zgjidhni produkte me lista perberesish te thjeshta dhe me me pak kimikate sintetike. Shmangni aromat sintetike dhe perdorni sa me pak produkte. Pyesni veten nese me te vertet ju nevojitet ekspozimi ndaj aq shume kimikateve. Per shembull shampot e trupit me aroma shume te forta dhe ngjyrues sintetike eshte me mire te evitohen

Informohuni mbi produktet

Meqenese industria kozmetike eshte shume e crregullt, eshte ne dore te individeve te bejne kerkimet e tyre dhe te gjejne produktet me te shendetshme. Nuk ka standarte ligjore per produktet e kujdesit personal te etiketuara si “natyrale”, “organike” prandaj shikoni pertej fushatave te marketingut dhe lexoni etiketat me kujdes.