Kush Jane Perfitimet Shendetesore Nga Vera E Kuqe?

A mundet vera te permiresoje shendetin dhe te rrise jetegjatesine?
Shkencetaret kane filluar te thone “PO”.

vera e kuqe

 

Studimet kane zbuluar qe vera e kuqe e pasur me flavonoide eshte me e mira per shendetin. Flavonoidet jane te njohura per cilesite e tyre antioksidante dhe ndihmojne trupin ti rezistoje : allergjeneve, viruseve apo qelizave kancerogjene. Ato gjithashtu reduktojne rrezikun e semundjeve te zemres ne 3 menyra:

  • duke reduktuar prodhimin e lipoproteinave me densitet te ulet LDL (te njohura edhe si kolesteroli i keq)
  • duke shtuar prodhimin e lipoproteinave me densitet te larte (kolesteroli i mire)
  • duke reduktuar zvogelimin e koagulimit te gjakut

Vera e kuqe permban gjithashtu antioksidante te tjere qe ndihmojne trupin ti rezistoje tumoreve dhe semundjeve kardiovaskulare. Cabernet Sauvignon, Petit Syrah and Pinot Noir permbajne sasine me te madhe te antioksidanteve dhe flavonoideve. Vera te tjera te kuqe si Merloti permbajne me pak flavonoide por gjithsesi me teper se vererat e bardha. Pra per te permbledhur sa me e embel vera aq me pak flavonoide. Vererat e thata jane me te mirat per te marre nje doze te mire me flavonoide. Megjithate edhe pse vera permban perberes shume te rendesishem per nje shendet te mire kjo nuk ju jep te drejten te deheni cdo nate . Jo duke kaluar masen por duke i shtuar nje gote vere dietes se perditshme mund te beni ndryshimin ne shendetin tuaj.

vera e kuqe dhe vera e bardhe

 

Paracelsus, mjeku i shquar zviceran i shekullit te XVI thote: “Vera mund te jete ushqim, ilac ose helm- eshte thjesht ceshtje dozash”. Ashtu si me cdo ushqim apo pije tjeter konsumimi i sasive te medha mund te demtoje shendetin. Shume prej punonjesve shendetesore bien dakort qe nje ose 2 gota vere ne dite mund te jene te dobishme per meshkujt, ndersa grate duhet te kufizojne konsumin e veres ne nje gote ne dite. Eksperti kardiovaskular

Prof. Roger Corder, ka shpenzuar vite per studimin e dobise se veres se kuqe. Ne librin e tij “Dieta e Veres” ai shprehet i bindur qe shume prej nesh duhet te perfshine veren ne stilin e jetes se perditshme. Corder zbuloi ate qe ai e quajti “Paradoksi Francez”. Ai cuditej me faktin qe francezet kane shkalle me te ulet te semundjeve te zemres edhe pse dieta ushqimore e tyre ishte shume e pasur me yndyrna. Ai i perqendroi studimet e tij ne pjesen jug-perendimore te Frances, ku jetegjatesia ishte me e madhe. Prof. Corder zbuloi qe rajoni prodhonte nje vere lokale qe kishte karakteristiken te ishte me e pasura ne gjithe boten me procianidin (antioksidant). Kjo e coi ate ne studimet e mevoshme per perfitimet mjekesore te veres se kuqe.

Megjithese vera nuk eshte eliksiri i fundit apo burimi i rinise se perjetshme per njeriun, duhet te merrni ne konsiderate pirjen e nje ose dy gotave vere ne dieten e perditshme dhe te ngrini nje dolli per shendetin.

1 thought on “Kush Jane Perfitimet Shendetesore Nga Vera E Kuqe?”

  1. Pershendetje!!! Kam nje dhimbje ne bark dhe mjeket dyshojne se problemi qendoron te zorra e trashe.Kam bere nje kolonoskopi dhe me ka dal shume mire.Prej kesaj dhimbjeje shpesh here me ndodh te kem rritje te tensionit,Do te doja te dija nese problemi qendron te zorra e trashe(qofte ndonje kolit apo semundje tjeter e zorres) a provokon kjo e fundit rritje tensioni?

    Ju faleminderit!!!

Comments are closed.