Peshk i Fresket Apo i Ngrire?

Pse nutricionistet dhe dietologet ne te gjithe boten keshillojne te konsumojme peshk te pakten 2 here ne jave?

Eshte ushqimi me i pasur me proteina pas vezes dhe qumshtit. Proteinat e peshkut jane me te cmuara dhe me te tretshme se ato te mishit.
Vlera me te medha ushqyese te peshkut jane yndyrnat qe permban tashme te njohura omega 3, yndyrna shume te rendesishme, si per shembull gjate shtatezanise. Keto yndyrna kontibuojne ne ndertimin e sistemit nervor te fetusit dhe ne ndertimin e sistemit optik te retines.

Quhen ndryshe edhe yndyrna pastruese te arterieve sepse reduktojne kolesterolin e keq dhe kane nje veprim antiinfiamator.
Nuk mungojne hekuri, kalciumi, natriumi dhe mbi te gjitha jodi qe mbron gjendren tiroide dhe per te cilin peshku eshte burimi kryesor.

Kini kujdes freskine e peshkut.
• Duhet te shikojme syrin qe duhet te jete i qarte dhe trasparent
• Ngjyra qe duhet te jete e ndezur
• E rendesishme prania e mukusit tek peshku
• Velezat duhet te kene ngjyre te kuqe te ndezur
• Gjithashtu luspat duhet tejene te ngjitura dhe mishi te jete kompakt dhe i forte

Peshk i fresket apo i ngrire?

Ne te vertete nuk ka asnje ndryshim. Vlerat ushqyese te peshkut te freskt dhe atij te ngrire jane identike. Beni kujdes per daten e skadimit dhe paketimin. Ngrirja ne frigoriferin e shtepise eshte pak me delikat. Ajo eshte ngrirje pak e avasht qe con ne formimin e kristaleve akulli te medhenj brenda qelizave pra ne inde e cila gjate shkrirjes con me pas ne humbjen e disa prej substancave ushqyese.
Prandaj kur merrni peshkun e fresket ne shtepi, mundesisht konsumojeni ate te fresket pa e vendosur ne ngrirje.

Gatimi

Nje porcion prej te pakten 200 gr 2 here ne jave nuk duhet te mungoje ne nje diete ideale.
Mos e piqni shume per te mos humbur vlerat ushqyese me mire nese gatuhet ne furre ose me avull.

Edhe skuqja e peshkut nuk duhet lene pas dore sepse arritja e temperaturave shume te larta ne pak kohe minimizon humbjet e vlerave ushqyese.

Ne fund majdanoz, koper dhe ereza te tjera ne vend te kripes japin arome dhe shije te mire gatimit tuaj duke kombinuar shijen me shendetin.