Si Te Humbasesh 1-2 KG Per Nje Jave

June 5, 2012

Ushqime dhe dieta

Nese doni te zhdukni ato 2-3 kile te teperta sepse ju duhet te shkoni diku per fundjave apo nje feste te rendesishme, ketu do te gjeni menune e duhur. Por mos u shqetesoni, nuk do te vuani urie sepse kjo diete parashikon 1500 kalori ne dite.

Kate-Beckinsale

Nje nga personazhet VIP qe ndjek kete diete eshte Kate Beckinsale, e cila edhe pse i kushton shume rendesi aktivitetit fizik, duke pasur edhe nje Personal Trainer, i ndodh qe te shtoje ndonje kilogram me teper. Ne kete rast ajo ndjek nje diete te bazuar kryesisht ne mish te bardhe dhe ne peshk.
Kjo menu e pasur me proteina rezulton e sukseshme ne humbjen e ndonje kg sepse “detyron” organizmin qe ta marre energjine pikerisht nga masat dhjamore (ate energji qe normalisht e merr nga karbohidratet). Sipas Dr.Nicola Sorrentino, kjo dite eshte e plote sepse filetot apo bifteku kerkojne me shume kohe per tu asimiluar dhe per tu tretur. Por kujdes, kjo diete nuk mund te zgjase me shume se 3-4 jave. Kur rezervat dhjamore te kene mbaruar, ne menune tuaj duhet te perfshini patjeter brumerat dhe buken. Nese kjo diete ndiqet per nje kohe te gjate, eshte e pamundur qe proteinat, te vetme te kryejne funksionin e tyre per rigjenerimin e indeve. Dhe mbani parasysh, qe personat qe ndjekin kete diete duhet te jene ne gjendje shume te mire shendetesore dhe te mos kene asnje problem me veshkat.

Menu per te rene 1 kg per 1 jave, mengjesi dhe vaktet e ndermjetme jane te njejte cdo dite.

Mengjesi: 1 gote uji me leng limoni, nje filxhan kafe makiato me pak qumesht pa yndyre dhe 2 biskota ose 1 gote uji me leng portokalli, kos me 2 luge drithera, 1 kafe ose caj i ftohte me fruta pylli, 1 fete torte margarita ose pandispanje.

Vaktet e ndermjetme (paradite & mbasdite): 1 pjeshke ose 1 gote leng molle.

 

peshk zgare

E Hene
Dreka: peshk ne zgare me pure perimesh mixe (patate, kungulleshka, kungull) dhe kerri.
Darka: 80gr djath mocarela me perime te perziera sipas deshires dhe 2 kajsi.

mish vici ne zgare

E Marte

 

Dreka: 150 gr biftek vici ne zgare, panxhar te kuq ose te bardhe te ziera me avull.
Darka : makarona integrale, mundesisht pene me perime (patellxhane, speca, kungulleshka), sallate te madhe me perime te ndryshme sipas deshires, 2 kumbulla te verdha.

E Merkure
Dreka: 150 gr gjoks pule ne zgare me limon, me miks perimesh te pjekura gjithashtu ne zgare si: patellxhane, speca ose kungulleshka dhe 50 gr buke.
Darka: rizoto me krem spinaqi dhe sallate me perime mikse sipas deshires.

gjoks pule me perime te zgares

E Enjte 
Dreka: 150 gr mish pule ne zgare, perime te ziera dhe 50 gr buke.
Darka: 150 gr peshk merluc ne furre, karrota dhe finok krudo, 1 molle te vogel.

E Premte
Dreka: 150 gr fileto vici me piper jeshil te gatuara ne nje tigan pa yndyre, perime te ziera me avull.
Darka: nje racion me makarona me qiqra, me rozmarine e dafine, 1 dardhe.

E Shtune
Dreka: 150 gr proshute krudo pa yndyre, perime te pjekura si: patellxhane, kungulleshka, speca dhe 50 gr buke
Darka: 50 gr gjize pa yndyre, spinaq apo jeshilleqe te tjera te ziera me limon.

E Diele
Dreka: 150 gr peshk (preferohet lloji cernia) te pjekur me sherebele, nje sallate e madhe me kerpudha te fresketa champignon, 50 gr buke.
Darka: rizoto me bizele, kungulleshka e karrota te ziera, 1 pjeshke.

diete emergjence

Provoje dieten qe ju kemi propozuar, eshte e lehte per tu mbajtur, dhe na tregoni rezultatet tuaja.

 

, , ,

No comments yet.

Leave a Reply

Copy Protected by Chetans WP-Copyprotect.