Semundja e Arterieve Koronare

Semundja e arterieve koronare ose semundja koronare e zemres eshte vrasesja Nr1 ne Amerike.
Kjo semundje vjen si rezultat i grumbullimit te pllakes sklerotike ne arterie, e cila bllokon qarkullimin e gjakut dhe rrit riskun per infarkt te miokardit.

Cfare eshte semundja e arterieve koronare?

semundje e arterieve koronarejpg

Si u tha me siper ajo eshte rezultat i grumbullimit te pllakes sklerotike ne arteriet koronare te zemres, dhe eshte nje gjendje e quajtur arterioskleroze, e cila con ne bllokim te eneve te gjakut qe furnizojne zemren. Arteriet qe fillimisht jane te bura dhe elastike ngushtohen dhe behen me te forta duke reduktuar fluksin e gjakut ne zemer. Zemra fillon te kete mungese oksigjeni dhe te elementeve ushqyes te rendesishem per te pompuar gjakun.

Si zhvillohet semundja e arterieve koronare?

Qe ne moshe te re pllaka e formuar nga kolesteroli fillon te grumbullohet ne muret e eneve te gjakut. Me kalimin e moshes pllaka qe vazhdon te depozitohet shkakton inflamacion te mureve te brendshem te eneve te gjakut duke rritur keshtu riskun per formimin e trombeve apo te infarktit te miokardit. Pllaka leshon kimikate qe provomovojne procesin e sherimit por i ben muret e brendshme te enevete gjakut te ngjitshem. Pastaj qeliza te tjera, si ato inflamatore, lipoproteinat dhe kalciumi qe udhetojne ne gjak fillojne te ngjiten ne muret e eneve te gjakut.
Eshte e vertete qe nje arterie koronare e bllokuar mund te krijoje ene te reja gjaku te cilat anashkalojne vendin e bllokuar per te furnizuar zemren me gjak. Megjithate ne rastet e punes se sforcuar apo te rritjes se stresit , arteriet e reja te formuara mund te mos jene ne gjendje te furnizojne zemren me oksigjen te mjaftueshem.
Ne disa raste, nje tromb (koagul gjaku) mund te bllokoje plotesisht furnizimin me gjak te muskulit te zemres duke shkaktuar infarkt. Nese bllokohen enet e gjakut qe furnizojne trurin atehere mund te shkaktohet nje ishemi cerebrale. Nese ne kete rast ena e gjakut cahet si pasoje e nje hipertensioni te pakontrolluar atehere mund te shkaktohet hemorragji cerebrale.

Cfare eshte ishemia?

Ishemia kardiake ndodh atehere kur pllaka apo materiali yndyror zvogelon pjesen e brendshme te arteries deri ne ate pike kur ajo nuk mund te plotesoje nevojat e zemres per gjak.
Infarkti mund te ndodhe me apo pa dhimbje kraharori dhe me simptoma te tjera.
Ishemia ndodh zakonisht gjate:
• Ushtrimeve
• Ngrenies
• Eksitimit apo stresit
• Ekspozimit ne temperature te ulta.

Semundja koronare mund te perparoje ne nivele te tilla qe te bej te mundur nje ishemi kardiake ne gjendje qetesie. Gjithashtu ishemia mund te ndodhi edhe pa shenja paralajmeruese te semundjes koronare dhe kjo mund te ndodhe me shpesh tek njerzit qe vuajne nga diabeti.
Kush jane simptomat e semundjes se arterieve koronare?
Simptoma me e shpeshte e semundjes koronare eshte angina ose dhimbje e kraharorit. Angina mund te pershkruhet si rendese, presion, dhimbje, djegie, mpirje, shtrengim etj. Mund te ngaterrohet shpesh me mos tretjen apo me urthin. Zakonisht angina ndihet ne kraharor, por gjithashtu mund te ndihet ne shpatulla, krahe, qafe, kurriz apo nofull.
Simptoma te tjera qe mund te shoqerojne semundjen koronare perfshine:
• Veshtiresi ne frymemarrje
• Aritmi
• Rrije te rrahjeve te zemres
• Dobesi apo marrje mendsh
• Ndjesi e te vjellit
• Djersitje

Si diagnostifikohet semundja e arterieve koronare?

elektriokardiogram

Doktori juaj mund tju thote nese keni semundje te arterieve koronare nese:
• Njihet me simptomat qe keni, me historine tuaj mjekesore apo me faktoret e riskut
• Duke ju bere nje vizite
• Duke bere analiza si elektrokardiogram, ushtrime nen stres, skaner, kateterizim kardiak etj…Keto teste do te ndihmojne mjekun tuaj te vleresoje shtrirjen e semundjes koronare, efektin qe ka ajo ne zemer dhe trajtimin me te mire per ju.

Si trajtohet semundja e arterieve koronare?

Trajtimi per semundjen e artereve koronare kerkon ndryshim thelbesore ne stilin e jeteses, marrjen e medikamenteve, nenshtrimi ne operacion dhe vizita te rregullta me kardiologun.
• Nese pini duhan, duhet ta lini. Evitoni ushqimet e perpunuara dhe duhet te mbani nje diete te varfer me yndyrna, sheqerna dhe kripe. Mbani ne kontroll sheqerin ne gjak nese vuani nga diabeti. Beni ushtrime rregullisht, por perpara se te filloni nje program te ri ushtrimesh konsultohuni me mjekun tuaj.
• Nese ndryshimi i stilit te jeteses nuk eshte i mjaftueshem per te menaxhuar semundjen e zemres atehere medikamentet mund te jene te nevojshme per te ndihmuar zemren te punoje ne menyre me eficente dhe te marri me teper gjak te pasur me oksigjen. Medikamentet qe duhet te merrni varen nga lloji specific i problemit qe keni me zemren.
• Procedura te zakonshme per trajtimin e semundjeve arteriale jane angioplastika koronare me ballon (PTCA), vendosja e stentit apo operacioni i bypass-it koronar. Te gjitha keto procedura rrisin furnizimin me gjak te zemres por ato nuk e kurojne semundjen e arterieve koronare. Ju perseri duhet te reduktoni faktoret e riskut per te parandaluar semundjen ne te ardhmen.
Doktoret po studiojne menyra te reja inovative per te trajtuar semundjet e zemres. Me poshte do lexoni disa prej tyre qe jane edhe me premtueset.
• Vendosja e substancave si qelizat burimore apo materiale te tjera gjenetike nepermjet venes apo ne menyre direkte ne indin e demtuar te zemres per te aktivizuar rritjen e eneve te reja te gjakut per te anashkaluar ato te demtuarat.
• Pacientet qe vuajne nga angina kronike por nuk i ndihmon mjekimi me nitrate apo qe nuk kualifikohen per operacione kirurgjikale te ndryshme mund te gjejne lehtesim te EECP. Kjo procedure perfshine perdorimin e jastekeve te vendosur ne kembe qe fryhen dhe shfryhen duke rritur furnizimin me gjak te arterieve koronare.

Cfare duhet te beni nese keni nje emergjence te arteriereve koronare?

Mesoni te dalloni simptomat e semundjes se zemres nga e cila vuani. Njoftoni menjehere mjekun tuaj nese po ju shfaqen simptoma te reja ose nese ato behen me te shpeshta apo me te renda. Nese ju apo dikush prane jush ndjen dhimbje gjoksi, sidomos nese spo mbushet me fryme, ka palpitacion, i merren mend, i rriten rrahjet e zemres, ka djersitje, atehere mos prisni me shume se disa minuta perpara se te njoftoni ambulancen.
Nese vuani nga angina dhe ju kane dhene nitroglicerine si mjekim, merrni ne telefon mjekun tuaj ose kerkoni qe dikush tju coje ne spital nese dhimbja vazhdon pasi keni marre 2 doza (ne interval 5 min nga njera-tjetra) ose pas 15 min.
Personeli i emergjences mund tju japi te pertypni nje aspirine per tju ndihmuar ne shperberjen e nje trombi te fresket.

1 thought on “Semundja e Arterieve Koronare”

  1. Pershendetje ! ju lutem me tregoni qfar medikamente duhet me marr nese formohet nji tromb ne vena dhe si mjekohet?

Comments are closed.