A Ndikon Kohezgjatja E Gjumit Ne Peshen Tuaj? Si Ndikon?

Nese ti ben pjese ne ate grup njerezish qe flene pak, 5-6 ore ne nate, atehere padyshim qe do te kesh probleme per tu dobesuar. Sipas nje studimi 7-vjecar ne Finland me njerez te moshave mesatare, u vertetua qe femrat qe kishin probleme me gjumin ishin me te prirura per te shtuar ne peshe (mbi 5 kg me shume).
Si shpjegohet kjo lidhje qe ekziston midis gjumit dhe peshes?

Duke fjetur pak, djeg me pak energji

te fjeturi pak ndikon ne peshen tuaj

Ne nje universitet gjerman u studiuan nje grup meshkujsh te cilet naten e pare u lane te flinin 12 ore, ndersa naten e dyte nuk u lejuan te flinin fare dhe per mengjes iu dha nje vakt i pasur dhe i bollshem. Rezultati? Kur keta persona kishin mungese gjumi harxhonin 5% me pak kalori se sa kur benin nje gjume te plote dhe kalorite e harxhuara pas vaktit te mengjesit ishin 20% me pak.

Duke fjetur pak, ha me shume

duke fjetur pak ha me shume

Sipas nje studimi, femrat qe flinin 4 ore ne nate, merrnin 329 kalori extra diten tjeter ne krahasim me ato qe flinin 9 ore ne nate. Ndersa meshkujt ne nje te njejtin rast merrnin 263 kalori extra diten tjeter. Gjithashtu ne nje studim tjeter ne SHBA 11 vullnetare ndenjen 14 dite ne nje qender shplodhjeje ne 2 perjudha te ndryshme.Heren e pare ata fjeten 5 ore e gjysme gjate nates ndersa heren e dyte fjeten 8 ore e gjysme. Kur subjektet kishin mungese gjumi ishin me te prirur te konsumonin ushqime ne oret e vona ate darkes, dhe kryesisht ato te cilat permajne shume karboidrate.

Duke fjetur pak, deshiron me shume

duke fjetur pak te shton deshiren per te ngrene

Kjo eshte lidhjen me e madhe qe egziston midis gjumit dhe humbjes ne peshe. Te fjeturit pak ndikon ne nivelin e hormoneve tuaja, te cilat cojne ne deshtim edhe perpjekjet e dietologeve me te mire. Kjo sepse gjumi i pamjaftueshem rrit nivelin e grelines, hormonit qe stimulon ndjenjen e urise, i cili luan rol kryesor kur behet fjale per shtim apo humbje ne peshe.
Roli i grelines konsiston ne shtimin e oreksit, rritjen e prodhimit te yndyrave si rezultat rritjen e trupit tuaj, e cila eshte dicka pozitive nese je nje 12-vjecar i gjate dhe i dobet. Por me kalimin e viteve efekti i grelines mund te jete i padeshirueshem.
Mungesa e gjumit gjithashtu ul nivelin e leptines, hormoni qe thote “jam i ngopur, mjafton me kaq”. Ky hormon ka nje cikel te vecante. Gjate nates nivelet e leptines rriten, gje qe tregon se trupi juaj nuk ka nevoje te ushqehet kur ju jeni duke fjetur. Ndersa gjate dites nivelet e tij bien, si rezultat ju keni nevoje per energji, per ushqim. Pra nivelet e leptines mbajne nen kontroll ndjenjen e urise. Ajo ben qe te hani me pak dhe te sterviteni me shume (celesi i suksesit te dietes tuaj). Por ne qofte se ju nuk flini mjaftueshem, nivelet e leptines bien. Madje edhe pas nje nate te vetme pa gjume, leptina dhe grelina kthehen ne armiqte kryesore te dietes tuaj. Nivelet e ulura te leptines bejne qe te keni akoma uri edhe sapo te keni ngrene. Grelina nga ana tjeter e zmadhon akoma me teper problemin duke stimuluar urine. Efektet negative te ketyre 2 hormoneve cojne ne rritjen e ndjesise se urise duke ju nxitur te konsumoni nje vakt me shume kalori pas nje nate te gjate pa gjume.
Gjate nje studimi ne SHBA u vu re qe ata qe flinin 5-ore ne nate, kishin nje nivel te leptines 15.5% me te ulet dhe nje nivel te ghrelines 14.9% me te larte, krahasuar me ata qe benin nje gjume normal.
Efekt tjeter negativ i nje gjumi te pamjaftueshem, eshte rritja BMI-se (indeksit te mases trupore)
Pra rezultati : me shume ghreline + me pak leptine = rritje e BMI-se pra shtim ne peshe.

Duke fjetur me pak, shendoshesh me shume

te fjeturit pak, ju shendosh

Mungesa e gjumit ndikon edhe ne menyren se si i humbisni kilogramet tuaj. Eshte vertetuar shkencerisht nga universiteti i Chikagos qe ata persona qe jane duke ndjekur nje diete te caktuar, kur flene mesatarisht 8 ore ne nate, humbin 1.4 kg te mases dhjamore. Ndersa kur flene 5-ore ne nate, humbin mesatarisht 0.6 kg te mases dhjamore.
Pra te besh nje gjume te mjaftueshem, e mban nivelin e ghrelines konstant dhe je me pak i uritur gjate dites.
Kjo eshte edhe arsyeja qe ata qe flene pak jane me te prirur per te qene mbipeshe sepse ky hormon, armiku i dietave, rrit prodhimin e glukozes dhe redukton masen e kalorive te djegura.

Duke fjetur pak, ke me shume kohe per te ngrene

duke fjetur pak, djeg me pak energji

Nuk eshte vertetuar shkencerisht, por sipas disa eksperteve, ato 2 ore qe ju nuk i shfrytezoni per te fjetur, jane 2 ore me teper ku ju mund te “sulmoni” frigoriferin tuaj. Ne vend te saj, me mire shkoni ne shtrat.

, , ,

No comments yet.

Leave a Reply

Copy Protected by Chetans WP-Copyprotect.