Diabeti

November 2, 2012

Diabeti

Diabeti mellitus ose me thjeshte diabeti (semundja e sheqerit) eshte nje semundje metabolike kronike e cila karakterizohet nga nivel i larte i sheqerit ne gjak.

 semundja e sheqerit- diabeti

Shkaqet dhe faktoret e riskut

Insulina eshte nje hormon qe prodhohet nga pankreasi per te kontrolluar sheqerin ne gjak. Diabeti mund te shkaktohet nga deficiti i insulines, rezistenca ndaj insulines apo te dyja bashke.
Per te kuptuar diabetin eshte e rendesishme qe ne fillim te kuptoni procesin normal te tretjes se ushqimit dhe sesi energjia perdoret nga trupi. Shume procese ndodhin gjate tretjes se ushqimit:

  • Sheqeri i quajtur glukoze hyn ne rrjedhen e gjakut. Glukoza eshte nje karburant per trupin.
  • Nje organ i quajtur pankreas prodhon insulinen. Roli i insulines eshte te depozitoje glukozen nga gjaku ne muskuj, mase dhjamore dhe qelizat e melcise ku mund te perdoret si burim energjie.

Njerzit me diabet kane nivele te larta sheqeri ne gjak sepse trupi i tyre nuk mund te trasportoje sheqerin ne masen dhjamore, qelizat muskulare apo te melcise ku mund te ruhet si rezerve energjie. Kjo ndodh per disa arsye:

  • Pankreasi i tyre nuk prodhon dot mjaftueshem insuline per nevojat e trupit.
  • Qelizat e tyre nuk i pergjigjen normalisht insulines se prodhuar nga pankreasi.
  • Te dyja arsyet e mesiperme se bashku.

Ka dy lloje kryesore diabeti. Shkaqet dhe faktoret e riskut jane te ndryshem per secilin prej tyre

Diabeti Tipit 1- mund te shfaqet ne cdo moshe, por me shpesh diagnostifikohet te femijet, adoleshentet apo te rinjte. Ne kete semundje trupi prodhon shume pak ose aspak insuline. Per kete arsye jane te nevojshme injektime te perditshme insuline. Shkaku eshte ende i panjohur.
 Diabeti i Tipit 2- eshte tipi me i shpeshte. Zakonisht shfaqet te te rriturit. Megjithate per shkak te obezitetit, ai mund te shfaqet edhe te te rinjte dhe adoleshentet. Shume shpesh njerzit e semure nga ky lloj diabeti as nuk e dine qe e kane kete semundje.

Diabeti Genstional – niveli i larte i sheqerit ne gjak shfaqet ne cdo kohe gjate shtatezanise ne nje grua qe nuk vuan prej diabetit.

Diabeti

 

Simptomat

Niveli i larte i sheqerit ne gjak mund te shkaktoje simptoma te ndryshme si:

  • Shikim te papaster deri ne verberi
  • Etje te tepruar
  • Lodhje
  • Uri te tepruar
  • Urinim te shpeshte
  • Humbje ne peshe

Meqenese diabeti i tipit 2 zhvillohet shume ngadale , shume njerez me nivel te larte sheqeri nuk shfaqin asnje lloj simptome. Nderkohe simptomat e diabetit te tipit 1 shfaqen ne nje periudhe te shkurter kohe. Keta njerez mund te jene shume te semure ne momentin qe diagnostifikohen.

Nqs semundja e sheqerit nuk diagnostifikohet ne fillimet e saj, pas vitesh me kete semundje, probleme te tjera serioze shkaktohen ne organizem:

  • Mund te shfaqen probleme me syte, duke perfshire probleme me shikimin sidomos gjate nates ose ndjeshmeri ndaj drites. Ne rastet per serioze deri ne verberi te plote.
  • Kembet dhe lekura mund te shfaqit plage dhe infeksione. Shpesh ne rastet serioze diabeti con deri ne amputimin e gjymtyreve te poshtem si shkak i gangrenes.
  • Demtime nervore qe shkaktojne dhimbje, mpirje ose humbje te ndjeshmerise.
  • Per shkak te problemeve nervore mund te shfaqen probleme me tretjen e ushqimit. Kjo sjell probleme me jashteqitjen. Demtimet e nervave mund te shkaktojne edhe probleme me ereksionin tek meshkujt.

Shenjat dhe analizat

semundja e sheqerit

 

Nje analize e thjeshte urine mund te tregoje nivele te larta te sheqerit ne gjak, megjithate kjo lloj analize e vetme nuk eshte e mjaftueshme qe te diagnostifikoje diabetin.
Mjeku juaj mund te dyshoje per semundjen e diabetit nese niveli i sheqerit ne gjakun tuaj eshte mbi 200mg/dL. Per te konfirmuar kete diagnoze nje ose disa nga analizat e meposhtme duhen bere.

  • Niveli i sheqerit ne gjak pa ngrene (esell) – diabeti diagnostifikohet nese eshte me i larte se 126 mg/dL per dy here rradhazi. Nivele te tilla 100 deri ne 126 mg/dL quhen pre-diabet. Keto nivele sheqeri jane faktor risku per diabetin e tipit 2.
  • Analiza e hemoglobines se glikosuar:
    Normale : me pak se 5.7%
    Pre-diabeti: 5.7% – 6.4%
    Diabeti: 6.5%
  • Niveli i sheqerit pas ushqimit – diabeti diagnostifikohet nese niveli i glukozes eshte mbi 200 mg/dL pasi keni pire te pakten nje pije me sheqer. Ky test zakonisht perdoret per diabetin e tipit 2.

Analizat per diabetin e tipit 2 tek njerzit qe nuk shfaqin simptomat rekomandohen sidomos per grupe te caktuar njerzish me rrezikshmeri te larte si:

  • Femijet mbipeshe qe kane edhe faktore te tjere risku per diabet, duke filluar qe nga mosha 10 vjec dhe duhen perseritur cdo 2 vjet.
  • Te rriturit mbipeshe (me BMI me te larte se 25) qe kane edhe faktore te tjere risku per tu prekur nga diabeti.
  • Te rriturit mbi 45 vjec, duhet te bejne analizat te pakten nje here ne 3 vjet.

Mjekimi

Ne fillimet e tij diabeti i tipit 2 mund te frenohet me ndryshime ne menyren e jeteses, ndersa per diabetin e tipit 1 akoma nuk eshte zbuluar kura.
Mjekimi per te dyja tipet e diabetit perfshine: medikamente, dieta ushqimore perkatese dhe ushtrime fizike per te kontolluar nivelin e sheqerit ne gjak. Kjo sherben gjithashtu per te parandaluar simptomat dhe problemet e metejshme.
Duke mbajtur nen kontroll nivelin e sheqerit ne gjak, kolesterolin dhe presionin e gjakut, ju ndihmon te reduktoni rrezikun per semundje te veshkave, te syve, te sistemit nervor dhe te semundjeve kardiovaskulare.

, , , , , ,

No comments yet.

Leave a Reply

Copy Protected by Chetans WP-Copyprotect.