Hipertensioni Arterial (Tensioni i Larte i Gjakut)

May 21, 2012

Hipertensioni

Hipertensioni arterial ose tensioni i larte i gjakut eshte nje nga problemet mjekesore me te shpeshta ne vendet e zhvilluara dhe per vendet ne zhvillim. Fatkeqesisht hipertensioni shpesh nuk diagnostikohet ose kur diagnostikohet mjekohet ne menyre te gabuar edhe pse eshte relativisht i lehte per tu mjekuar. Hipertensioni arterial mbetet shkaku kryesor per semundjet e zemres, se veshkave dhe organeve te tjera.
Shume njerez qe kane hipertension arterial nuk shfaqin asnjehere simptoma nga presioni i larte i gjakut ne vetvete, dhe shpesh ndihen te shendetshem per shume vite derisa jane shkaktuar deme te pakthyeshme ne organet vitale.
Per te gjitha arsyet e siper permendura eshte e rendesishme qe te beni kontrolle mjekesore periodike. Gjithashtu nese vuani nga hipertensioni arterial eshte e rendesishme te merrni mjekimin e duhur per ju.

Cfare eshte hipertensioni arterial?

fluksi i gjakut

Hipertensioni arterial quhet kur presioni i gjakut eshte me i larte se norma ne muret e arterieve. Presioni i gjakut varet nga disa faktore, duke perfshire forca e rrahjeve te zemres dhe nga elasticiteti i eneve te gjakut. Nje presion gjaku qe eshte me i larte se norma ne menyre konstante shkakton stres me te madh ne zemer dhe ne vazat e gjakut si dhe ne organet qe ushqehen nga enet e demtuara te gjakut.

Si diagnostikohet hipertensioni arterial?

si matet tensioni arterial

Hipertensioni arterial diagnostikohet kur presioni qe ushtron gjaku ne muret e eneve te gjakut eshte ne menyre persistente me i larte.
Eshte shume e rendesishme qe tensioni i gjakut te matet sakte ne menyre qe mos te mbivleresohet ose nenvleresohet semundja. Ditet e sotme mjeket ne ambulance shpesh e anashkalojne matjen e tensionit te gjakut ne menyre korrekte dhe meqenese jeni ju ai qe duhet te jetoni me hipertensionin eshte mire te dini si matet.
Tensioni i gjakut duhet te matet ne nje ambient te qete e te ngrohte pasi keni qendruar ulur per te pakten 5 min. Nuk duhet te keni konsumuar kafe apo cigare ne 30 minutat e fundit. Eshte e preferueshme te behen 2 matje me 5 minuta diference nga njera tjetra dhe nese ato ndryshojne me me shume se 5 mmHg cdo 5 minuta duhet te behen matje te tjera derisa te koincidojne vlerat. Matjet zakonisht behen disa here gjate 24-48 oreshit.

Kush jane simptomat dhe pasojat e hipertensionit arterial?

hipertensioni arterial

Hipertensioni ne vetvete zakonisht nuk shkakton asnje simptome prandaj edhe disa e quajne “Vrases i Fshehur”. Megjithate ai shkakton disa pasoja mjeksore shume te padeshirueshme. Per nje perjudhe shume vjecare nese tensioni i gjakut eshte ne menyre konstante shume i larte mund te pershpejtoje semundjet koronare te zemres qe cojne ne infarkte, mund te coje ne semundje te renda te zemres deri ne vdekje, dhe gjithashtu mund te coje ne deshtim te veshkave. Meqenese hipertensioni mund te shkaktoje kaq shume semundje te renda qe mund te cojne deri ne vdekje diagnostikimi dhe mjekimi i tij eshte shume i rendesishem.

Kush jane faktoret e riskut per hipertensionin arterial?

shkaqet e hipertensionit

Nderkohe qe tensioni i larte i gjakut eshte faktor i rendesishem risku per semundjet kardiovaskulare, cerebrovaskulare dhe semundjet e veshkave ka edhe disa faktore qe rrisin riskun per hipertension.
Ai eshte me i zakonshem te njerzit me ngjyre ose te njerzit qe kane familjare qe kane vuajtur nga hipertensioni. Tepria ne marrjen e kripes eshte nje faktor i rendesishem qe ne disa persona te zhvillohet hipertensioni. Sasia e larte e kolesterolit dhe yndyrnave ne gjak si dhe obeziteti gjithashtu jane te shoqeruara me risk me te larte per hipertensionin.

Cfare e shkakton hipertensionin arterial?

Tensioni i larte i gjakut zakonisht klasifikohet ne 2 grupe: hipertensioni primar ( thelbesore) dhe hipertensioni sekondar. Pjesa me e madhe e njerzve kane hipertesion primar qe do te thote qe nuk ka ndonjeshkaktare te qarte dhe lehtesisht te dallueshem. Pavarsisht studimeve te shumta ende nuk dihen me siguri shkaqet e hipertensionit primar.
Me rralle hipertensioni eshte sekondar dhe ka shkaqe lehtesisht te identifikueshme si per shembull semundje te veshkave, semundje te eneve te gjakut ne veshka, crregullime endokrine, perdorimi i tepert i alkolit, perdorimi i kontraceptiveve orale, perdorimi kronik i anti-infiamatore jo steroid apo antidepresiveve.
Historia mjekesore e pacientit, egzaminimi fizik dhe vleresimi i punes se gjakut e ndihmojne shume mjekun per te diagnostifikuar tipin e hipertensionit arterial.

Si mjekohet hipertensioni arterial?

si mjekohet hipertensioni arterial

Nese vuani nga tensioni i larte i gjakut, lajmi i mire eshte qe ka nje sere mjekimesh per te zgjedhur. Lajmi i keq eshte gjithashtu qe meqenese ka shume mjekime, per te zgjedhur ate te duhurin per ju behet pak me e veshtire.
Nese keni pak tension te larte mjekimi mund te filloje me ndryshime ne menyren e jeteses duke ndryshuar dieten, kufizime ne konsumimin e kripes, stervitje ne menyre te rregullt, lenien e duhanit etj.
Nese keni sukses me adaptimin me menyren e re te jeteses por perseri nuk keni permiresime me presionin e gjakut atehere mjeku mund tju keshilloje mjekim me ilace. 5 kategorite kryesore te ilaceve qe mund tju keshilloje jane:

  • Diuretiket ( shkarkuesit)
  • ACE inhibitoret
  • Bllokuesit e kalciumit
  • Beta bllokuesit
  • Bllokuesit e receptoreve te angiotensines.

 

 

, , , ,

No comments yet.

Leave a Reply

Copy Protected by Chetans WP-Copyprotect.