Cfare eshte kanceri i gjirit? Si Mund Te Parandalohet?

October 26, 2012

Kanceri I Gjirit

Tumori i gjirit (kanceri i gjirit) eshte nje tumor malinj qe zhvillohet nga qelizat e gjirit. Ai shkaktohet si pasoje e ndryshimeve anormale apo mutacionet e gjeneve pergjegjese per rregullimin e jetes se qelizave te gjirit. Normalisht qelizat e trupit tone kane nje cikel jete gjate te cilit formohen, rriten dhe vdesin. Qeliza te reja te shendetshme zevendesojne ato te vjetrat. Por me kalimin e kohes dhe per shkak te disa faktoreve per te cilet do flasim me vone mutazionet mund te shkaktojne ndryshime ne materialin gjenetik duke aktivizur apo caktivizuar gjene te caktuara. Pra kanceri i gjirit shkaktohet nga gabime ne materialin gjenetik. Kjo anomali gjenetike i jep qelizave mundesine te shumohen pa kontroll apo rregull duke prodhuar akoma me teper qeliza difektoze , duke formuar ne kete menyre masen tumorale te gjirit.

lufta kunder kancerit te gjirit

 

Nje tumor eshte beninj kur qelizat e tij jane te ngjashme nga paraqitja forma dhe madhesia me qelizat normale, rriten ngadale dhe nuk perhapen ne pjese te tjera te trupit pervec vendit te origjines. Ato formojne gjendra te cilat shkaktojne vetem kompresion ne indet rrethuese. Prandaj keto tumore duhet te arrine permasa shume te medha perpara se te shtypin organe te rendesishme dhe te behen te rrezikshme per jeten tone.

Nje tumor eshte malinj kur qelizat e tij jane shume te padiferencuara dhe nuk ngjajne aspak me qelizat normale, ato kane tendencen te perhapen ne pjese te tjera te trupit duke prekur organe te tjera. Kjo e ben shume te rrezikshem.

Tumori i gjirit eshte tumori i dyte me i shpeshte pas tumorit te lekures. Ai prek me teper femrat por gjithashtu edhe meshkujt. Mosha eshte nje faktor risku shume i rendesishem per femrat dhe ne shumicen e rasteve nuk eshte i trashegueshem por ndodh rastesisht.
Meshkujt gjithashtu mund te preken nga kanceri i gjirit por kane risk me te vogel. Zakonisht rastet e kancerit te gjirit te meshkujt jane rreth moshes 60-70 vjec por kjo semundje mund te zhvillohet ne cdo moshe.

Ka disa lloje tumore te gjirit por zakonisht formohen ne tubat e qumshtit ose ne lobulat e gjoksit. Menyra e trajtimit te tumorit te gjirit varet nga : lloji i tumorit, madhesia, shpejtesia me te cilin rritet, faza dhe karakteristika te tjera. Ai mund te trajtohet me:

- Nderhyrje kirurgjikale- duke e hequr teresisht tumorin dhe indet e tjera te prekura. Shpesh nevojitet te hiqet i gjithe gjoksi ndersa here te tjera mjafton te hiqet nje pjese e tij.
- Medikamente- perfshine terapine me hormone dhe kemioterapine
- Radioterapi- zakonisht jepet mbas nderhyrjes kirurgjikale per te shkaterruar qelizat kanceroze qe mund te kene shpertuar nderhyrjes kirurgjikale.
- Imunoterapi

Simptomat

simptomat e kancerit te gjirit

 

Kanceri i gjirit mund te shfaqe nje sere simptomash ne baze te llojit dhe fazes se tumorit. Shpesh here ne fazat e para ai nuk shfaq asnje lloj simptome dhe prandaj ndodhi qe ai te zbulohet vetem kur te jete teper vone per tu kuruar. Diagnostifikimi heret i tumorit te gjirit do te thote te keni mundesi per nje mjekim me efektiv dhe me pak agresiv. Ne menyre qe te identifikoni shenjat e para te semundjes ju duhet me pare te njihni gjoksin tuaj. Disa ndryshime te gjoksit mund te ndodhin si pasoje e kisteve, ciklit menstrual apo si pasoje e aktivizimit te indeve qe prodhojne qumeshtin. Prandaj perpara se te alarmoheni me kot mesoni kush jane disa nga simptomat:

  • Ndryshime ne formen, konturin apo madhesine e gjoksit ose thithkave
  • Zmadhim te gjendrrave nen krahe ose ne gjoks. Zakonisht ato kane konture te crregullta dhe nuk japin dhimbje. Keto gjendra jane te dukshme ne mamografi perpara se te ndihen apo shikohen, kjo eshte arsyeja pse cdo grua mbi 40 vjec me risk te larte per tumor te gjirit duhet te beje kontrolle dhe mamografi rregullisht. Gjendrrat beninje ndryshojne nga ato malinje. Te parat jane rrumbullake, te buta dhe te levizshme ndersa gjendrrat malinje jane me forme te crregullt, te forta dhe duket sikur jane te fiksuara mire ne indet e gjoksit.
  • Ndryshime ne lekuren e gjoksit dhe thithkave. Zakonisht nje lekure me siperfaqe te skuqur me gropeza dhe relieve te ngritura qe ngjan me lekuren e portokallit mund te jete simptome e kancerit te gjirit ne faze te avancuar. Zakonisht kjo simptome shfaqet te kanceri i gjirit i tipit inflamatore.
  • Ndryshime ne madhesine apo ne formen e thithkave mund te jene shenja te tumorit te gjirit. Gjithashtu ulcerime, kruarje apo ndjesi djegese te thithkave mund te jene simptoma te kancerit te gjirit.
  • Ndryshime ne pozicionin e thithkes. Ndonjehere mund te ngrihet larte ose te marre drejtim te ndryshem nga ai normal.
  • Rrjedhje lengjesh nga thithka. Ato mund te jene pa ngjyre, ose mund te jene te ngjyrosura nga gjaku. Disa mund te kene ngjyre qumeshti ose si pus (qelb)
  • Dhimja e gjoksit gjithashtu mund te jete nje simptome.

Prognoza- E ardhmja e semundjes varet nga lloji i tumorit, mosha dhe faza e tumorit. Sa me shpejt te diagnostifikohet aq me te mira jane mundesite.

Parandalimi

tumori i gjirit

 

Nuk ka ende nje menyre per te parandaluar tumorin e gjirit, por ka disa menyra per te zvogeluar shanset e prekjes prej tij. Gjithashtu ka edhe disa menyra per te rritur mundesine per tu kuruar. Kryesisht ato kane te bejne me menyren e te ushqyerit dhe stilit te jeteses. Mbani mend qe me e mira qe mund te beni per te parandaluar kancerin e gjirit jane kontrollet e rregullta te mjeku. Kjo sepse pacientet qe jane ne fazat e para te semundjes kane 100 % mundesi per te shpetuar.

  • Nese keni anetare te familjes qe kane pasur kancerin e gjirit duhet te konsultoheni me mjekun per riskun qe keni qe edhe ju te prekeni nga kjo semundje. Shume te rendesishme jane kontrollet mjekesore per ta diagnostifikuar qe heret semundjen.
  • Pini sa me pak alkool. Te pirit alkool rregullisht, aq me teper te pirit me teper se nje gote ne dite rrit shume riskun per zhvillimin e kancerit te gjirit.
  • Ata qe jane mbipeshe kane risk me te madh per kancerin e gjirit dhe gjithashtu ato njerez qe jane bere obeze ne moshe te madhe sic mund te ndodhi pas menopauzes tek femrat. Bashke me nje diete te shendetshme ju duhet te sterviteni per 75 – 150 min ne jave ne baze te aktivitetit fizik qe beni gjate javes.
  • Ushqimi i foshnjes me gji eshte nje nga menyrat kryesore per te parandaluar shfaqjen e kancerit te gjirit.
  • Nje menyre tjeter per parandalimin e tumorit te gjirit eshte te shmangni mjekimet hormonale afatgjata si psh. mjekimet per simptomat e menopauzes. Kini kujdes te zgjidhni mjekime qe nuk kane risk te larte per kancer.
  • Gjithashtu egziston nje lidhje midis tumorit te gjirit dhe ndotjes se mjedisit sic eshte smogu

 

Mbani mend: Per grate mbi 40 vjec dhe per njerzit me risk te larte per tumorin e gjirit keshillohen kontrolle vjetore mjekesore. Shpesh ato ofrohen falas nga qendrat mjekesore. Sa me shpejt te diagnostifikohet semundja aq me te mira jane mundesite per tu kuruar pa ndikuar ne cilesine e jetes.

, , , ,

No comments yet.

Leave a Reply

Copy Protected by Chetans WP-Copyprotect.