Infarkti i Miokardit Ose Ataku i Zemres

March 9, 2013

Semundje te Zemres

Ataku i Zemres ose Infarkti i Miokardit, eshte nje dem permanent i muskulit te zemres. “Mio” do te thote muskul, “Kardio” i referohet zemres, dhe “Infarkt” do te thote vdekje e indit si pasoje e mungeses se furnizimit me gjak.

Cfare ndodh gjate infarktit te miokardit?

Muskuli i zemres kerkon gjithnje nje furnizim konstant me gjak te pasur me oksigjen ne menyre qe te ushqehet. Arteriet koronare furnizojne zemren me sasine e nevojshme te gjakut. Nese ju vuani nga semundje te arterieve koronare, ato arterie ngushtohen, dhe gjaku nuk rrjedh aq mire sa duhet. Mase dhjamore, kalcium, proteina dhe qeliza inflamatore grumbullohen brenda arterieve dhe formojne pllaka te madhesive te ndryshme. Depozitimet e pllakave jane te forta ne pjesen e jashtme dhe te buta ne pjesen e brendshme.

semundja e arterieve koronare

Kur pllajka eshte e forte, korja e jashtme cahet, atehere trombocitet (qeliza ne forme disku te gjakut qe ndihmojne ne koagulimin e gjakut) afrohen ne zone dhe formojne koagul gjaku perreth zones se pllakes. Nese koaguli i gjakut mbyll plotesisht arterien, atehere muskuli i zemres nuk ushqehet me me oksigjen. Ne nje kohe shume te shkurter ndodh vdekja e qelizave muskulare, duke shkaktuar dem te perheshem. Ky quhet Infarkt i Miokardit.
Edhe pse e pazakonte, infarkti i miokardit mund te shkaktohet nga nje spazme e arteries koronare. Gjate spazmes koronare, arteria koronare ngushtohet dhe zgjerohet disa here duke reduktuar ushqimin me gjak te zemres (ishemia). Kjo mund te ndodhe kur pushoni dhe gjithashtu tek njerzit qe nuk vuajne nga semundje te rendesishme te zemres.
Cdo arterie koronare ushqen me gjak nje pjese te zaktuar te muskulit kardiak. Sasia e demit varet nga siperfaqja e muskulit qe ushqehet nga arteria, dhe nga koha qe kalon ndermjet demtimit dhe mjekimit.
Sherimi i muskulit te zemres fillon menjehere pas infarktit dhe i duhen rreth 8-jave. Njesoj si plaget ne lekure, plaga ne zemer sherohet dhe le pas nje shenje ne zonen e demtuar. Problemi eshte se indi i shenjes nuk tkurret, prandaj aftesia e zemres per te pompuar gjakun reduktohet pas infarktit. Aftesia e humbur e pompimit varet nga siperfaqja dhe pozicioni ne te cilin ndodhet indi i ri i formuar.

Simptomat e infarktit te miokardit

infarkt miokardi

Simptomat perfshine:

• Parehati, tension, rendese ose dhimbje ne kraharor, krahe dhe nen kocken e sternumit
• Parehati qe rrezatohet ne kurriz, nofullen e poshtme, fyt dhe ne krahe
• Fryrje, dispepsi ose ndjesi mbytjeje
• Djersitje, perzjerje, te vjella ose marrje mendsh
• Dobesi, ankth, mungese fryme
• Shpeshtesi te rrahjeve te zemres ose crregullim te tyre

Gjate nje infarkti, simptomat zgjasin 30 min ose me shume dhe nuk lehtesohen aspak nga vendosja e nitroglicerines nen gjuhe.
Disa persona pesojne infarkt te miokardit pa shfaqur asnje simptome ( infarkt i heshtur). Ai mund ti ndodhi kujdo, por eshte me i shpesht tek njerzit qe vuajne nga diabeti.

Cfare duhet te beni nese ju ndodh infarkti i miokardit?

Pas nje infarkti, mjekimi i shpejte per te cbllokuar arterien eshte shume i rendesishem dhe mund te reduktoje shume demet e perhershme. Ne shenjat e para te infarktit lajmeroni menjehere urgjencen. Perjudha me e mire per te mjekuar nje infarkt eshte brenda nje ose dy oreve nga fillimi i simptomave. Duke pritur me teper shtohen demet qe mund te pesoje zemra juaj dhe reduktohet mundesia e mbijeteses.

Si diagnostifikohet infarkti i miokardit?

Per te diagnostifikuar nje infarkt, mjeket e urgjences do ju pyesin per simptomat qe keni pasur dhe do ti vleresojne ato. Diagnoza bazohet ne simptomat dhe rezultatet e analizave. Qellimi i trajtimit eshte mjekimi sa me shpejte dhe kufizimi sa me teper i demeve muskulare.

Analizat dhe testet per te diagnostifikuar nje infarkt

• EKG ose Elektrokardiogrami – Mund te thote sa demtime ka pesuar muskuli i zemres dhe ne cilin vend ka ndodhur. Per me teper rrahjet e zemres dhe ritmi i tyre mund te mbahet nen monitorim.
• Analizat e gjakut – Ne gjak mund te gjendet nje sasi e mjaftueshme enzimash kardiake te cilat na tregojne per demtimet e muskulit te zemres. Keto enzima normalisht gjenden brenda qelizave te zemres dhe jane te nevojshme per funksionimin e saj. Kur muskuli kardiak demtohet, qelizat demtohen dhe si rrjedhoje permbajtja e ketyre qelizave perfshire dhe keto enzima hidhen ne gjak. Duke matur nivelin e ketyre enzimave, mjeku mund te percaktoje madhesine e infarktit dhe kohen e perafert kur filloi. Nivelet e troponines gjithashtu maten. Ajo eshte nje proteine qe gjendet ne brendesi te qelizave te zemres dhe leshohet kur ato demtohen nga mungesa e furnizimit me gjak. Sasia e troponines mund te diagnostifikoje edhe infarkte shume te vogla.
• Ekokardiografia – Eshte nje test imazherie qe mund te perdoret gjate dhe pas nje infarkti per te pare si po pompohet gjaku nga zemra dhe kush jane siperfaqet ne te cilat nuk po pompohet normalisht. Gjithashtu eko- ja tregon gjithashtu nese strukturat e tjera te zemres si valvulat, septumi etj jane demtuar gjate infarktit.
• Kateterizimi kardiak – Ai mund te perdoret gjate ores se pare te infarktit, nese mjekimet nuk po e lehtesojne ishemine apo simptomat. Mund te perdoret per te vizualizuar menjehere arteriet e bllokuara dhe per te ndihmuar mjekun te percaktoje cfare procedure i duhet per te cbllokuar arteriet.

Cfare mjekimi perdoret per infarktin e miokardit?

Mjekimi fillon menjehere sapo eshte diagnostifikuar infarkti, mundesisht qe ne ambulance apo ne sallen e urgjences. Ilacet dhe kirurgjia mund te perdoren per te mjekuar infarktin.

Cilat ilace perdoren per mjekimin e infarktit te miokardit?

Qellimi i mjekimit me medikamente eshte parandalimi ose shperberja e koagulimeve te gjakut, parandalimin e grumbullimit te plateleve perreth pllakes, stabilizimin e pllakes dhe parandalimin e ishemive ne te ardhmen.
Keto mjekime duhet te merren sa me shpejt te jete e mundur (brenda 1 – 2 oreve nga fillimi i simptomave) per te minimizuar demtimet e zemres. Sa me shume te vonoheni ne marrjen e ketyre mjekimeve , me teper dem mund te ndodhi dhe me pak perfitime mund te kemi prej tyre.

Ilacet qe perdoren per infarktin jane:

• Aspirina – per te parandaluar koagulimin e gjakut, i cili mund te perkeqesoje infarktin
• Antiagregant te tjere- per te parandaluar koagulimin
• Mjekime trombolitike- per te shkrire koagulin e gjakut ne arteriet e zemres
• Kombinimi i mjekimeve te mesiperme

Mjekime te tjera gjate ose pas infarktit, lehtesojne punen e zemres, permiresojne funksionimin e saj, zgjerojne dhe zmadhojne enet e gjakut, zvogelojne dhimbjen edhe mbrojne nga aritmi te rrezikshme per jeten.

A ka mundesi te tjera mjekimi per infarktin e miokardit?

Gjate ose menjehere pasi ka ndodhur infarkti i miokardit mund tju bejne analizen e kateterit kardiak, per te vleresuar shtrirjen e infarktit, gjendjen e zemres arterieve dhe siperfaqen e demtuar te zemres. Ne disa raste procedura te tilla angioplastike apo stente perdoren per te hapur arteriet e ngushtuara apo te bllokuara.
Nese eshte e nevojshme edhe kirurgjia per vendosjen e nje bypass mund te kryhet disa dite pas infarktit per ti kthyer zemres furnizimin me gjak.
Mjekimi me medikamente, kirurgji me zemer te hapur, apo nderhyrje te tjera si angioplastika nuk mjekojne semundjen e arterieve koronare. Te kaluarit te nje infarkti apo mjekimi te tij nuk do te thote qe sdo te keni me infarkte te tjera, ai mund te ndodhe perseri. Mund te ndiqni disa hapa per te parandaluar perseritjen e episodeve te tilla.
Qellimi kryesor pasi keni kaluar nje infarkt te miokardit eshte te mbani te shendetshme zemren tuaj dhe te reduktoni riskun per te pasur infarkte te tjera. Menyra me e mire per ta arritur kete eshte te merrni mjekimet tuaja, te ndryshoni menyren e jeteses dhe te shkoni per kontrolle tek mjeku rregullisht.

Medikamentet pas infarktit sherbejne per:

• Parandalimin e koagulimit te gjakur
• Lehtesimin e punes se zemres dhe permiresimin e performances se zemres dhe rimekembjen e saj
• Parandalimin e pllakes duke reduktuar kolesterolin
Medikamente te tjera mund tju keshillohen nese jane te nevojshme. Keto perfshine medikamentet per aritmi, per presionin e gjakut, anginen etj.
Eshte shume e rendesishme te njihni emrat e ilaceve, perse perdoren dhe sa here ne dite duhet ti merrni ato. Mbani nje liste te mjekimeve qe emrrni dhe merrini me vete sa here qe vizitoheni per cfaredo lloj arsye.

Si mund te ndryshoni menyren e jeteses pas nje infarkti te miokardit?

Nuk ka kure per semundjen e arterieve koronare. Per te parandaluar perkeqesimin e saj ose nje infarkt tjeter, ju duhet te ndiqni keshillat e mjekut dhe te beni ndryshimet e nevojshme ne menyren e jeteses duke: lene duhanin, reduktuar kolesterolin ne gjak, kontrolluar diabetin dhe presionin e larte te gjakut (hipertensionin), ndjekur nje plan stervitjeje, ruajtur nje peshe ideale dhe kontrolluar stresin.

 

 

 

 

, , , , ,

No comments yet.

Leave a Reply

Copy Protected by Chetans WP-Copyprotect.