Si Te Keni Kembe te Bukura Duke Parandaluar Varicet

May 2, 2012

Varicet

Venat varikoze (varicet) apo damaret e zgjeruar qe me shpesh krijohen ne kofshe, prekin rreth gjysmen e popullsise adulte te ShBA. Ato zakonisht krijohen nga presioni i gjakut neper vena qe me kalimin e kohes dobeson muret e eneve te gjakut. Per pjesen me te madhe te njerzve venat varikoze apo kapilaret si rrjete merimange nuk japin shqetesime pervec atyre estetike, por ne raste te vecante ato mund ta bejne ecjen ose qendrimin ne kembe te dhimbshem dhe ne raste ekstreme mund te shkaktojne ulcera te lekures.

 

Ende nuk ka nje menyre te sigurte per te parandaluar varicet por ka disa gjera qe mund te beni per te ulur risku per shfaqjen e tyre.

      1.   Stervituni rregullisht – Ecja e shpejte apo vrapimi permiresojne qarkullimin e gjakut ne kembe, dhe qarkullimi i mire i gjakut ndihmon ne shmangien e variceve. Stervitja gjithashtu redukton tensionin e pergjithshem te gjakut duke forcuar te gjithe sistemin imunitar

Stervituni Rregullisht

 

 2.   Evitoni qendrimin ne kembe per nje kohe te gjate – Te qendruarit ne te njejtin vend per kohe te gjate rrit presionin e gjakut ne kembe dhe me kalimin e kohes ky presion dobeson muret e eneve te gjakut. Meqenese qendrimi ne kembe eshte i paevitueshem ne disa lloje punesh, mund te minimizoni demin duke nderruar sa me shpesh te mundni pozicionin dhe perpiqnu te ecni pak cdo 30 min. Neqoftese punen mund ta beni edh eulur perpiquni te alternoheni.

Evitoni qendrimin ne kembe

3.   Mbani peshen ne kontroll – Neqoftese jeni mbi peshe, ju ushtroni me shume presion mbi kembe. Stervituni rregullisht dhe ushqehuni shendetshem, dhe do te keni shume perfitime per shendetin perfshire edhe reduktimin e variceve.

Mbani ne kontroll peshen

      4.   Lini duhanin – Te gjithe e dime qe duhani ndikon ne nje mori semundjesh, por neqoftese ju duhet nje arsye me teper, kini parasysh qe tensioni i larte i gjakut shoqeruar me duhanpirjen shkakton edhe varicet.Lini duhanin

     5.   Mbani kembet larte – Sidomos nese ju duhet te qendroni ne kembe per periudha te gjata, relaksohuni dhe permiresoni qarkullimin e gjakut duke mbajtur kembet e ngritura per disa minuta gjate dites apo kur mbaroni punen. Gjithashtu me ane te nje jasteku mund te grini kembet me shume se niveli i trupit gjate gjumit. Duke zvogeluar presionin e gjakut ne kembe dhe duke lejuar qe graviteti te funksionoje nga kahu i kundert here pas here ju parandaloni grumbullimin e gjakut ne vena dhe si rrjedhoje varicet.

Mbani kembet larte

6. Rishikoni garderoben – Permiresoni qarkullimin e gjakur duke evituar pantallona te ngushta ne kembe dhe ne bel. Vishni kepuce te rehatshme me taka te ulta ne vend te kepuceve me taka te larta dhe sigurohuni qe te merrni numrin e pershtatshem te kepuceve.

Rishikoni garderoben
7.   Uluni sic duhet – Uluni duke mbajtur kurrizin drejt dhe mos kryqezoni kembet njera mbi tjetren. Posizionimi i mire permireson qarkullimin ndersa kryqezimi i kembeve zvogelon fluksin e gjakut ne kembe.

Uluni sic duhet
8.   Evitoni pilulat kunder shtatezanise me sasi te madhe estrogjeni – Perdorimi per kohe te gjate i pilulave me perqendrim te madh estrogjeni ka treguar se rrit riskun per varice duke crregulluar funksionimin e valvulave. Nese ju nevojiten masa per kontrollin e shtatezanise flisni me mjekun tuaj per alternativa te tjera.

Pilula kunder shtatezanise
 9.   Vishni geta per mikroqarkullimin e gjakut – Nese shikoni damaret e pare mbi lekure perdorni rregullisht geta me kompresion per mikroqarkullimin e gjakut. Ato mund ti gjeni ne cdo farmaci dhe kane shkalle te ndryshme ngjeshjeje. Konsultohuni me mjekun ose farmacistin per masen e duhur.

Geta per mikroqarkullimin e gjakut

10.   Merrni ne konsiderate alternativat mjekesore kirugjikale ose jo kirurgjikale– Te gjitha ato cka thame me siper mund te parandalojne varicet, mund te ndalojne formimin e variceve te reja, zvogelojne madhesine dhe dhimbjen e atyre egzistuese. Por nese keni dhimbje te padurueshme dhe mjekimi mund te behet me kirurgji me lazer apo metoda te tjera.

Si te keni kembe te bukura pa varice

Keshilla

Megjithese venat varikoze ne pergjithesi nuk jane nje shqetesim i rendesishem, ato mund te sinjalizojne semundje me te renda. Prandaj nese vini re qe po formohen kapilare mbi lekure gjeni kohen per te bere nje kontroll te pergjithshem.
Venat varikoze jane me te zakonshme te grate, por gjithashtu ato mund te prekin edhe meshkujt. Sa me shume te kaloje mosha aq me shume rritet mundesia per formimin e tyre, por ato mund te krijohen ne cdo moshe dhe trashegimia luan nje rol shume te rendesishem.
Nese vini re carje te lekures apo hemoragji prej venave ne siperfaqe te lekures, nese ndjeni dhimbje te papritur apo fryrje te kembeve keshillohuni menjehere me mjekun.
Nuk keshillohet carja e variceve me terapi manuale si masazhe apo vibrime. Kjo mund te shkaktoje emboli apo trombe qe mund te bllokojne vazat e gjakut ne mushkeri, zemer apo ne tru, te gjitha mund te cojne ne vdekje te menjehershme apo demtime serioze per jeten.

, , , ,

No comments yet.

Leave a Reply

Copy Protected by Chetans WP-Copyprotect.