Shkaqet e Shfaqjes Se Celulitit, Mitet Dhe Menyrat e Trajtimit

Celuliti i jep lekures pamje me gropeza apo me gunga shume e ngjashme me lekuren e portokallit. Zakonisht tek femrat shfaqet ne kofshe, bark, apo ne vithe dhe per disa mund te kthehet ne nje obsesion te vertete. Do te donim qe keto gunga te vogla te zhdukeshin dhe per kete jemi te gatshme te provojme gati cdo gje, kremera, masazhe, lazer etj. Informohuni per me shume detaje si psh: kujt i formohet celuliti, cfare trajtimesh funksionojne dhe cfare jane thjesht humbje parash.

Celuliti si lekure portokalli

Shenjat e celulitit

Celuliti eshte vetem nje problem kozmetik, nuk eshte nje semundje apo nje gjendje e caktuar mjekesore. Ai mund te kete pamjen e gropezave te lehta apo pamjen e “lekures te portokallit” dhe mund te shihet vetem kur shtypet lekura. Por tek disa njerez celuliti mund te jete shume i dukshem, duke formuar zona te gjera me gunga, gropeza te thella dhe me rrudha. Edhe pse zakonisht shfaqet ne kofshe dhe vithe, ai gjithashtu mund te shfaqet edhe ne bark, ne pjesen e brendshme te kraheve madje edhe ne gjoks.

Shkaqet e celulitit

shkaqet e celulitit

Celuliti shkaktohet nga depozitimi i yndyrave te cilat vendosen perbri njera-tjetres dhe fiksohen ne brendesi te fibrave muskulare me nje fiber te forte kolagjeni. Kur keto fibra terhiqen e ngushtohen, apo kur zonat e yndyres zgjerohen, depozitimet e yndyrave fryhen. Celuliti eshte shume me i perhapur tek femrat se sa te meshkujt.

Miti nr 1: Njerezit e dobet nuk kane celulit

Celuliti eshte i lidhur me strukturat e brendeshme te lekures, keshtu qe edhe femrat me te dobeta mund te kene celulit. Dhe nese e keni te trasheguar lekuren e holle, celuliti qe keni behet me i dukshem.

Faktore risku qe nuk mund ti kontrolloni

Kur behet fjale per celulitin, gjenetika eshte fat. Nese nena juaj ka celulit, me shume mundesi edhe ju do te keni.
Femrat e bardha kane me shume mundesi te kene celulit ne krahasim me femrat aziatike.
Faktore te tjere jane : ndryshimet hormonale gjate si per shembull gjate adoleshences apo shtatzanise, plakja etj.

Faktore risku qe mund ti kontrolloni

ushqimi i crregulltshkakton celulitMegjithese nuk mund ta parandaloni plotesisht formimin e celulitit, menyra e jeteses mund te ndikoje ne paraqitjen e tij. Faktoret qe e perkeqesojne situaten jane:

• Dietat drastike te herepashershme
• Te ushqyerit me nivele te larta karbohidratesh
• Rritja e yndyrnave trupore
• Te qenit jo-aktiv
• Te qenit I dehidratuar

Miti nr 2: Nxirja e lekures mund ta fshehe celulitin

Nxirja mund ta beje celulitin me pak te dukshem, por kujdes sepse kur iken ngjyra celuliti mund te duket madje edhe me keq. Sipas Akademise Internacionale te Dermatologjise Kozmetike, kjo ndodh sepse ekspozimi i vazhdueshem ndaj rrezeve UV mund te demtoje lekuren, duke e bere me te holle dhe me pak elastike.

Trajtime te ndryshme kunder celulitit

ushtrime kunder celulititHumbja ne peshe 

Meqenese celuliti shkaktohet nga depozitimi i yndyrave, eshte logjike qe humbja e peshes mund te jete nje strategji e mire. Ne fakt, ne nje studim te 2006, paraqitja e celulitit u permiresua per 17 femra te perfshira ne nje program te kontrolluar te humbjes te peshes (mesatarja e peshes se humbur ishte 13.6 kg). Gjithsesi per 9 nga femrat pjesmarrese ne studim celuliti i tyre u duk i perkeqesuar, vecanerisht sepse me humbjen e peshes ato kane humbur dhe elasticitetin e lekures.

Kremerat me Retinol

Sipas nje studimi te aplikosh krem me retinol 0.3% per 6-muaj, ne zonen me celulit, paraqitja e tij permiresohet. Teoria eshte qe Retinoli stimulon indet e lekures te krijojne nje lekure me te trashe e cila siguron nje mbulim me te mire te gungave dhe te gropezave te celulitit. Megjithese studime te tjera nuk kane treguar ndryshime te dukshme ne trashesine e lekures pas perdorimit te retinolit.

Kremerat me Metilksantine (Methylxanthine)

Disa studime tregojne qe celuliti ka permiresime me perdorimin e kremerave qe permbajne metilksantine, kafeine, aminofiline dhe teofiline, por masa e permiresimeve eshte e diskutueshme. Mendohet qe keto kremera veprojne duke shkaterruar yndyrat, por gjithsesi nuk eshte e qarte nese ne lekure penetron nje sasi e mjaftueshme e ketyre substancave. Shoqata Amerikane per Kirurgjine Plastike & Estetike, paralajmeron qe studimi shkencor per produktet me aminofiline, do ende shume kohe per tu bere.

Kremerat bimore

Kremerat bimore permbajne nje shumellojshmeri perberesish si : terfil te embel,vaj aguliceje,apo gingko biloba mund te permiresojne celulitin, ndoshta duke ndikuar ne qarkullimin e gjakut. Por nuk ka ende ndonje studim shkencor qe ta vertetoje kete. Ne fakt nje studim i 32 kremerave anti-celulit, ka vertetuar se ato permbanin me shume se 260 perberes kimik te ndryshem, ku gati ¼ e ketyre perberesve jane te njohur si shkaktare te alergjive tek disa njerez.

masazhe me thithjeMasazhet / Thithja

Pajisjet per lipomasazh, trajtojne lekuren duke kombinuar masazhin me thithjen. Pajisje te ndryshme perdoren neper shume qendra dermatologjike dhe SPA, ku te pakten nje prej tyre eshte aprovuar nga FDA (Administrimi I ushqimeve dhe Drograve), per nje reduktim te perkohshem te celulitit. Ne pergjithesi keto trajtime kerkojne seanca 35 minuteshe, 2-here ne jave per 14 jave. Ka shume mundesi qe celuliti te rikthehet pasi mbaron trajtimi.

Radiofrekuencat (energji elektrike qe lekundet ne frekuencat radio)

Pajisjet me radiofrekuence shperndajne nxehtesi, ndonjehere te kombinuar edhe me masazh te indeve te lekures duke shkaterruar depozitimet e yndyres. Kjo makineri eshte projektuar qe te nxise tendosjen e lekures dhe te sheshoje gungat. Disa studime kane treguar qe kjo metode ka rezultate, te pakten te perkohshme.

Pajisjet me lazer

Pajisjet me lazer kane si funksion te nxisin indet lidhese te prodhojne kolagjen dhe te rrisin trashesine e lekures. Ato gjithashtu mund te aplikojne masazh, thithje, ftohje dhe/ose radiofrekuenca, keto per te luftuar celulitin me 3-4 metoda njekohesisht. Disa studime kane treguar qe keto metoda japin rezultat, te pakten te perkohshem.

Liposuksioni

Teknikat standarte te lipozucionit, mund te shkaktojne me teper gropeza te lekures, sepse yndyrat qe shkaktojne celulit pozicionohen me afer siperfaqes te lekures. Liposuksioni ne bashkepunim me lazerin, me pulse te shkurtra por te fuqishme, perdoret per te shkaterruar dhjamin poshte lekures. Gjithsesi eshte ende heret per te nxjerre konkluzione nese kjo metode eshte me efikase se lipozucioni standart. Perpara se te zgjidhni te tilla terapi duhet patur parasysh edhe risku i djegieve qe mund te sjelle trajtimi me rreze lazer.

Shpimi

Ne kete teknike invasive nje gjilpere perdoret per te shpuar fibrat e forta te kolagjenit nen lekure te cilat shkaktojne fryrjen e depozitimeve te yndyres. Rezultatet afatgjata nuk jane akoma te qarta, dhe efektiviteti i kesaj metode duhet vertetuar ne menyre shkencore. Ky trajtim kushton shume, nga 3500$ deri 4000$ dhe zgjat rreth 90 minuta. Ai mund te shkaktoje enjtje dhe mavijosje te perkohshme.

Mezoterapia

Kjo metode e diskutueshme dhe e pa aprovuar shkencerisht, ka te beje me injektimin e substancave qe shkrijne dhjamin nen lekure, si fosfatdilkoline apo deoksikolat natriumi (detergjent). FDA (Food & Drug Administration) ka paralajmeruar per perdorimin e ketyre “shkriresve te dhjamit” . Efektet anesore perfshijne enjtje, skuqje apo dhe infeksione. Por FDA ka pralajmeruar qe disa nga keto produkte shkaktojne edhe deformime te lekures apo nyje problematike dhe te dhimbshme.

Mbeshtjellja e trupit

Te mbeshtillesh me fasho te ngrohta dhe aromatike, mund tju beje te ndjeheni mire. Ajo gjithashtu mund te tendose lekuren tuaj madje te reduktoje edhe kilet e teperta permes dehidratimit. Por nuk ka ndonje prove shkencore qe kjo metode ka efekt afatgjate ne zhdukjen e celulitiit apo reduktimin e dhjamit. Komisioni Federal i Tregtise ka paralajmeruar qendrat qe ofrojne kete sherbim, te mos premtojne reduktimin e dhjamit ne zona te ndryshme te trupit.

Kura ndaj celulitit

Ju mund te minimizoni celulitin permes ndryshimit te menyres se jeteses, apo duke perdorur produkte e procedura, por ruhuni nga ato qe premtojne se do ju “shpetojne” nga celuliti. FDA (Food & Drug Administration) dhe Komisioni Federal i Tregtise, kane detyruar disa kompani qe te heqin dore nga keto premtime. Shumica e trajtimeve mund te permiresojne pamjen e celulitit,gjate kohes qe ju i perdorni ato.

 

pa celulitZgjidhja -Nje menyre jetese e shendetshme

Dietat dhe ushtrimet nuk do t’ju shpetojne nga celuliti, por ato mund te permiresojne lekuren dhe tonin tuaj muskular. Nje kombinim i aerobise dhe stervitjes, si vrapimi apo ecja, mund te formojne muskuj dhe te djegin yndyrat. Nje ndihme tjeter eshte te qenit i hidratuar dhe shmangia e nje diete me shume karbohidrate.