Te Fjeturit Pak Mund Te Demtoje Zemren Dhe Performancen Ne Pune

Nese koleget tuaj mburren per faktin se mjaftohen me pak gjume, i thoni ta mendojne dhe njehere me hollesisht kete konstatim.

Nje studim se fundmi, tregoi se te fjeturit me pak se 6 ore ndikon konsiderueshem ne rritjen e riskut te iktusit, atakut kardiak apo insuficiences kongjestive te zemres dhe  kjo nuk eshte dicka per tu mburrur. Kerkimet dhe studimet e shumta kane arritur ne perfundimin qe te fjeturit pak jo vetem qe rrit mundesine e problemeve shendetesore perfshire diabetin, obezitetin, tensionin e larte te gjakut por mund te demtoje edhe performancen tuaj ne pune.

 

Te fjeturit me pak demton zemren

 

Zbulimet me te fundit jane prezantuar ne nje takim vjetor te Kolegjit Amerikan Te Kardilogjise. Pjese e studimit ishin 3000 paciente mbi 45-vjec, te cilet u ndane ne 3-kategori:

  1. Ata qe flinin me pak se 6-ore ne nate
  2. Ata qe flinin 6-8 ore ne nate
  3. Ata qe flinin me shume se 8-ore ne nate

Sipas drejtuesit kryesor te studimit, Dr. Rohit Arora, kardiolog dhe profesor i mjekesise ne fakultetin e mjeksise te Chikagos, kategoria e pare, pra ata qe flinin me pak se 6-ore, ishin dyfish me te rrezikuar per atak kardiak dhe 1.6 here me te rrezikuar per probleme te tjera zemre. Gjithashtu nga studimi rezultoi qe edhe fjetja me shume se 8-ore nuk eshte me e mira per zemren tuaj. Ajo rrit riskun e angines (dhimbje e kraharorit) dhe te semundjeve te arterieve koronare.
Dr.Arora thote: “Nuk jemi te sigurte nese gjumi i tepert con ne keto probleme, por dime qe ata qe flene shume, jane me te rrezikuar ndaj diabetit, obezitetit, apo semundjeve te tjera te cilat rrjedhimisht rrisin edhe riskun e semundjeve te zemres“.
Studime te meparshme kane treguar qe ekziston nje lidhje midis oreve te pakta te gjumit dhe rritjes te nivelit te hormoneve te stresit apo te shenjuesve inflamatore. Keto substanca mund te demtojne enet e gjakut te trurit dhe zemres. Gjithashtu te fjeturi pak lidhet edhe me intolerancen ndaj glukozes, diabetin apo tensionin e larte te gjakut, te gjithe keto faktore te rrezikshem per semundje te zemres.

Te fjeturit pak demton performancen ne pune

 

Por kjo nuk eshte e gjitha. Studimet kane treguar qe ata njerez qe flene 4-6 ore ne nate, kane renie te aftesise per tu perqendruar, faktor qe ndikon ne produktivitet dhe ne cilesine e punes se perditshme. Ky shperqendrim perkeqesohet kur perseriten netet me pak ore gjume dhe njerezit nuk e kuptojne qe po demtojne performance e tyre.Pas 2 javesh me pak gjume personat shenonin 5 here me pak aktivitet psikomotor se personat qe flene 8 ore ne dite. Pavaresisht se vete pjesemarresit ne studim qe benin pak ore gjume nuk e pranuan kete renie te performances se tyre, testi tregoi krejt te kunderten.

Por pagjumesia nuk ndikon vetem tek personat mbi 40 vjec por edhe tek te rinjte. Te rinjte vazhdimisht kalojne nete pa gjume, duke pare nje film deri ne oret e vona, apo duke festuar me miqte. Eshte vertetuar shkencerisht qe kjo ka efekte anesore si psh : dobesimi i sistemit imunitar, ulja e produktivitetit apo luhatje te humorit. Te rrish nete te tera pa gjume, mund te coje edhe ne crregullime mendore. Nje grup specialistesh australiane, te kryesuar nga Prof. Nicholas Glozier nga universiteti i Sidneit, studiuan per nje periudhe 1-vjecare, 20.000 te rinj me moshe 17-24 vjec, ku kishte te rinj qe flinin me pak se 5-ore ne dite dhe te rinj qe flinin me shume se 5-ore. Rezultatet ishin : personat qe kishin vazhdimisht gjume te pamjaftueshem, ishin 14% me te rrezikuar per paqendrueshmeri mendore apo depresionin. Per me teper u vertetua qe perdorimi i internetit deri ne oret e vona te nates eshte nje nga shkaqet kryesore te insomnias (pagjumesise) te te rinjte.

“Shume nga pacientete e mi, jane perdorues te internetit, facebook-ut, apo te lojrave on-line deri ne oren 1-2 te mengjesit, por qe i duhet te ngrihen heret ne mengjes. Rrjedhimisht kjo rutine e perditshme sjell dhimbje koke, luhatje te humorit, depresion apo paqendrueshmeri te tjera”- thote Dr.Glozier.

Rekomandimi i Dr.Arores eshte : Gjumi ideal eshte ai qe zgjat 6-8 ore dhe filloni te kujdeseni per gjumin tuaj qe te keni nje clodhje fizike dhe mendore.