Sistemi i Frymemarrjes

September 26, 2012

Sistemi i Frymemarrjes

Frymemarrja eshte nje veti e pergjithshme e te gjitha qelizave te gjalla.
Organizmi i njeriut nuk mund te jetoje ne qofte se nuk merr ne nje menyre te vazhdueshme nga mjedisi rrethues oksigjen dhe te nxjerre jashte dioksidin karbonit.
Shkembimi i ketyre gazrave midis organizmit tone dhe mjedisit te jashtem behet nepermjet frymemarrjes.

a) Organet e frymemarrjes

 

SISTEMI FRYMEMARRJES

Organet e frymemarrjes jane: hunda, faringu, laringu, trakea, bronket qe perbejne rruget e frymemarrjes dhe mushkerite.

Hunda: Zgavra e hundes ndahet ne dy pjese nepormjet nje flete te holle gjatesore, ndersa nga goja ndahet nepermjet qiellzes. Siperfaqja e brendshme e hundes perbehet nga nje mukoze e holle e veshur me disa qime te holla me drejtim nga brenda jashte. Ajo eshte shume e pasur ne ene gjaku, sidomos ne pjesen e poshtme te saj. Ne kete cipe prodhohen gjithashtu sekrecionet e hundes.
Ajri i ftohte duke kaluar ne hunde peson keto ndryshime:

  • Ngrohet ne 6-8 grade Celsius, sepse siç thame hunda ka qarkullim te theksuar gjaku
  • Pastrohet nga pluhurat dhe mikroorganizmat qe tentojne te futen brenda bashke me ajrin. Keto papasterti nxiren jashte nepermjet sekrecioneve.
  • Njomet nga sekrecionet e hundes, ne qofte se ka qene i thate.

Faringu: Eshte vazhdimi i zgavrrave te hundes. Aty behet kryqezimi i rruges se ajrit me ate te ushqimit.

Laringu: Ne hyrjen e tij gjendet nje kerc qe quhet epiglot. Ne momentin kur njeriu gelltit ushqimin epigloti mbyll

laringun dhe ndalon kalimin e tij ne mushkeri. Kur marrim fryme epigioti hapet dhe neper laring kalon ajri per ne mushkeri.
Laringu eshte i perbere prej mjaft kercesh, me i madhi prej te cileve eshte kerci tiroid, i cili formon murin e perparshem te tij.
Laringu eshte gjithashtu organi ne te cilin formohet zeri. Ai eshte i veshur nga nje membrane mukoze, e cila duke bere pala formon ato qe quhen korda zanore. Palat, te cilat jane te tendosura, dridhen me kalimin e ajrit neper laring, duke formuar keshtu tingujt e zerit. Laringu, sebashku me zgavren e hundes dhe te gojes ndihmon ne formimin e tingujve dhe te fjales se artikuluar, ndihmon pra te foluren.

Trakea: Edhe ajo eshte e formuar prej kercesh ne forme unaze. Ka 15-20 unaza te tilla dhe eshte e gjate 10-12 cm.

SISTEMI I FRYMEMARRJES

Bronket: Trakea ndahet ne dy bronke te medha; nje per secilen mushkeri. Ne mushkerine e djathte kemi tre dege kryesore te bronkeve, ne ane te majte dy. Brenda ne mushkeri bronket ndahen ne dege gjithnje e me te vogla duke formuar nje peme te vertete qe me te drejte quhet pema bronkiale. Degezimet me te vogla te bronkeve quhen bronkiola. Ato perfundojne ne fshikezat mushkerore (alveolat) te cilat paraqiten si zgjerime te bronkiolave. Neper muret e fshikezave mushkerore kalojne kapilare te shumte gjaku, arteriale dhe venoze. Ajri pasi kalon te gjitha rruget e frymemarrjes vjen ne fshikezat mushkerore ku behet shkembimi i gazrave. Oksigjeni pasi. kalon muret e holla te kapilareve futet ne qarkullimin e vogel te gjakut dhe shkon ne gjysmen e majte te zemres nga ku shperndahet ne tere qelizat e trupit. Ndersa dioksidi i karbonit i gjakut venoz lihet ne nivelin e fshikezave dhe del jashte rrugeve te frymemarrjes.
Brenda 24 oreve ne fshikezat e mushkerive qarkullojne 15-20 mije litra gjak. Siperfaqja e pergjithshme e fshikezave eshte rreth 200 m2. Shkembimi i gazrave ndihmohet pra nga siperfaqja e madhe e fshikezave dhe nga muret e tyre shume te holla.

Mushkerite: Jane te vendosura ne zgavren e kraharorit. Ato zene 4/5 te kesaj zgavre dhe vendosen njera majtas, tjetra djathtas. Ato beshteten mbi diafragmen dhe siperfaqja e jashtme e tyre merr formen e brinjeve dhe te hapesirave midis tyre. Mushkeria e djathte ka tri pjese, e maita dy. Jane te ndertuara prej nje indi poroz, si sfungjer me mjaft elasticitet, me ngjyre trendafili. Tek femrat peshojne rreth 1050 gram ndersa tek meshkujt 1350 gram. Kapaciteti mesatar i mushkerive eshte rreth 5 litra ajer.
Veç bronkeve, ne mushkeri kemi dhe degezimet e arterieve e venave te mushkerive, te nervave dhe te limfes. Degezimet e arterieve, te venave dhe te bronkeve,se bashku formojne pemen mushkerore.

Pleura: Çdo mushkeri mbeshtillet nga nje cipe dy shtresore. Ne hapesiren ndermjet shtresave te saj qarkullon nje sasi e vogel lengu qe nuk lejon ferkimin e tyre.

b. Mekanizmi i frymemarrjes

frymemarrja

Kafazi i kraharorit vihet ne levizje me anen e muskujve te frymemarrjes. Kur ai zgjerohet ajri futet ne mushkerite (akti i frymemarrjes), pastaj ai vjen perseri ne pozicionin fillestar, zvogelohet vellimi i tij, ajri del nga mushkerite (akti i frymenxjerrjes). Gjate frymemarrjes brinjet ngrihen lart ndersa diafragma ulet poshte. E kunderta ndodh gjate frymenxjerrjes: ngrihet diafragma dhe ulen brinjet. Frymemarrja eshte nje proçes aktiv, frymenxjerrja eshte pasive dhe zgjat sa dyfishi i frymemarrjes. Keto levizje zhvillohen normalisht 15-16 here ne minute, por numri i tyre ndryshon shume sipas punes, moshes, gjendjes shpirterore, seksit etj.
Gjate nje frymemarrjeje te qete njeriu thith dhe nxjerr rreth 500 cm3 ajer. Neqoftese marrim fryme thelle kjo sasi rritet dhe arrin ne raste te veçanta edhe mbi 5000 cm3.
Sasia me e madhe e ajrit qe njeriu mund te nxjerre nga mushkerite, pasi ka bere nje frymemarrje te thelle quhet kapacitet jetesor. Qendra nervore e frymemarrjes ndodhet ne trurin e madh.

Kujdesi per aparatin e frymemarrjes

Nga funksionimi i aparatit te frymemarrjes varet funksionimi i tere indeve dhe organeve te trupit tone.
Per nje funksionim te mire te ketij aparati duhet te kemi parasysh:
1. Te bejme ushtrime dhe stervitje, te cilat zhvillojne muskujt e frymemarrjes dhe te kafazit te kraharorit.
2. Te qendrojme sa me shume ne ajer te paster.
3. Te marrim fryme me hunde dhe jo me goje, sepse membrana e hundes ngroh ajrin, e njom ate dhe nxjerr jashte pluhurat dhe mikrobet.
4. Te mbajme drejt trupin, sepse ne te qendruarit perkulur ngushtohet kafazi i kraharorit dhe pengohet frymemarrja.
5. Te ajrosim ne menyre te rregullt dhomat ku qendrojme ne menyre qe te hyje ajri i pasur me oksigjen.
6. Te mos peshtyjme ne toke. Me anen e ajrit perhapen shume semundje ngjitese, nder to edhe tuberkulozi. Kur thahet gelbaza mikrobet bashkohen me pluhurin e imte, i cili futet ne trupin tone me ajrin e thithur. Edhe kur flasim me shoket ose kur teshtijme, te kemi kujdcs te mos i leshojme shoku shokut piklat e peshtymes qe permbajne mikrobe.
7. Pastrimi i lokaleve te behet me lecke te njome per te evituar ngritjen e pluhurave.
8. Duhani eshte nder demtuesit kryesore te aparatit te. frymeniarrjes. Prandaj mos pini duhan dhe po kete u keshilloni dhe te tjereve.
9. Mbrohuni nga te ftohtit. Te ftohtit dhe lageshtia favorizojne shume shfaqjet e semundjeve te aparatit te frymemarrjes. Vishuni ne pershtatje me kohen dhe stinen, por asnjehere mos abuzoni duke u veshur rende. Veçanerisht femijet mesojini te vishen lehte.
10. Duajeni dhe perhapeni gjelberimin. Bimet me anen e fotosintezes thithin dioksidin e karbonit dhe çlirojne oksigjenin aq te domosdoshem per ne. Ato permbajne gjithashtu lende qe mbysin naikrobet.
11. Te ruajme te paster mjedisin tone atmosferik nga ndotja prej gazrave dhe tymrave.

 

, , , ,

No comments yet.

Leave a Reply

Copy Protected by Chetans WP-Copyprotect.