Sistemi I Qarkullimit Te Gjakut

September 12, 2012

Sistemi i Qarkullimit te Gjakut

Gjaku

Gjaku tek njeriu paraqitet si nje leng i kuq me nje ngjyre te kuqe te ndezur kur eshte i pasur me oksigjen (gjaku arterial) dhe me ngjyre me te erret kur permban dioksidin e karbonit (gjaku venoz). Sasia e gjakut tek njeriu normal formon afro 1/13 e peshes se trupit. Eshte rreth 5 deri 7 litra ne trupin e njeriut te rritur. Per funksionimin normal te zemres dhe te tere organeve te trupit, eshte shume e rendesishme qe sasia e gjakut ne tru te mbetet gjithnje e njejte. Gjaku perbehet prej pjeses se lengshme qe quhet plazme dhe prej elementeve te figuruar.

a. Plazma

plazma

Perben 60% te sasise se gjakut. Eshte nje leng pa ngjyre 90% e te ciles perbehet nga uji dhe 10% nga lende organike, kryesisht proteina dhe me pak yndyrna, karbohidrate, si dhe lende minerale.

b. Rruazat e kuqe te gjakut (eritrocitet)

gjaku

Jane trupeza ne forme te rrumbullaket ose forme disku me diameter 6-7 mikron. te pajisura me nje elasticitet te madh qe u lejon te zgjaten dhe te futen edhe ne ene gjaku shume te holla. Tek njeriu normal ne 1 mm3 gjak ka rreth 5 milion rruaza te kuqe.
Rruaza e kuqe e gjakut jane nje bote e vogel lendesh proteinike. Brenda ne to ndodhet nje lende shume e rendesishme me ngjyre te kuqe qe quhet hemoglobine qe permban hekur dhe kobalt. Rruazat e kuqe jane qeliza pa berthame. Hemoglobina qe ndodhet ne plazmen e tyre, ka aftesine te bashkohet me lehtesi me oksigjenin duke formuar keshtu nje komponim qe quhet oksihemoglobine. Ky komponim i jep gjakut ngjyre te kuqe te çelet. Ne inde oksihemoglobina zberthehet duke u lene atyre oksigjenin. Ne rreth 6-7 litra gjak qe ka trupi i nje njeriu te rritur ka mesatarisht rreth 30 trilon rruaza te kuqe. Ato formohen ne palcen e kockave. Ne çdo minute lindin dhe vdesin rreth 75 milione rruaza te kuqe. Kohezgjatja e jetes se tyre eshte afersisht 120 dite.
Ne rruazat e kuqe te gjakut ndodhen dhe disa perberes te tjere proteinike qe emerohen me germat e medha te alfabetit latin A, B, 0 dhe AB, si dhe faktori Rh (rhezus). Keto perberes jane ato qe percaktojne 4 grupet e gjakut tek njeriu. Karakteri i grupit te gjakut tek njeriu eshte i trashegueshem dhe nuk ndryshon per gjithe jeten.

c. Rruazat e bardha (leukocitet)

rruazat te bardha gjaku

Ato kane nje detyre krejt te veçante: te mbrojne organizmin nga mikrobet. Midis tyre behet nje beteje e vertete dhe me i forti del fitimtar. Ne qofte se betejen fitojne rruazat e bardha, thithin dhe shkaterrojne mikrobet
dukc e shpetuar keshtu organizmin. Ky proçes quhet fagocitoze. Ne rast te kundert kur dalin fitimtare mikrobet, shkaterrohen rruazat e bardha, ne indet e infektuara demtohen qelizat dhe ne to shfaqet qelbi.
Leukocitet formohen ne palcen e kuqe te kockave, ne gjendrat limfatike dhe ne shpretke. Ne 1 mm3 gjak ka normalisht 6000-8000 rruaza te bardha. Jetojne nga disa ore deri ne 3-4 dite.

d. Pllakezat e gjakut (trombocitet)

pllakezat e gjakut, trombocitet

Jane trupa te vegjel me nje ndertim te thjeshte. Kur çahen enet e gjakut ato ndryshojne forme shume shpejt dhe luaine nje rol te rendesishem ne mpiksjen e gjakut. Ne 1 mm3 gjak ka 200000-300000 pllakeza.

Mpiksja e gjakut (koagulimi i gjakut)

mpiksja e gjakut

Kur demtohet ndonje ene gjaku dhe prej saj del gjak. ai nuk qendron i lenget, por brenda nje kohe prej 2-3 minutash formon nje mase te qullte si pelte qe quhet tromb. Themi ne kete rast se gjaku u mpiks ose u koagulua.
Mpiksja e gjakut eshte nje proces i nderlikuar biologjik ne te cilin marrin pjese ose ndikojne nje numer i madh faktoresh. Perveç pllakezave, rol me rendesi luajne vitamina K, si dhe faktoret jashte enes te demtuar te gjakut dhe gjendja e melçise se zeze,

Sistemi i qarkullimit te gjakut

sistemi i qarkullimit te gjakut

Sistemi i qarkullimit te gjakut perbehet nga zemra dhe enet e gjakut (arteriet, venat dhe kapilaret). Sistemi i qarkullimit te gjakut eshte nje lume i vertete, lumi me i gjate ne bote, neper te cilin gjaku duke levizur nga zemra, ne arterie, ne kapilare, ne venat dhe perseri ne zemer ben nje rruge me nje gjatesi prej 165.000 kilometrash

a. Zemra dhe enet e gjakut: Zemra eshte nje organ muskuloz, me peshe rreth 300 gram, e vendosur midis dy mushkerive, pothuajse ne anen e majte te kraharorit. Nga jashte eshte e rrethuar me nje qese dyfleteshe qe quhet perikard. Midis ketyre dy fleteve ndodhet nje sasi e vogel lengu qe ndihmon ne rreshqitjen e tyre.
Zemra eshte ndare ne dy gjysma qe nuk komunikojne midis tyre. Gjysma e djathte ka gjak te papaster, te pasur me dioksid karboni, i ardhur nga gjithe trupi, per t’u derguar ne mushkeri. Gjysma e majte ka gjak te paster, te pasur me oksigjen, i ardhur nga mushkerite, per t’u derguar ne tere trupin. Çdo gjysem e zemres ndahet ne dy dhoma. Dhoma e siperme quhet veshi i zemres (atriumi), dhoma e poshtme quhet barkushja e zemres (ventrikuli). Muret e vesheve jane te holla, ndersa ato te barkusheve jane me te trasha, sepse muskuli eshte me i zhvilluar, sidomos ai i barkushes se majte, gje kjo qe varet nga puna qe kryen secila dhome. Veshet komunikojne me barkushet me anen e disa kllapave (valvula). Ndertimi i tyre eshte i tille qe lejon kalimin e gjakut vetem nga veshet ne barkushet dhe jo anasjelltas. Nga barkujshja e majte e zemres del arteria me e madhe e trupit tone qe quhet aorta, e cila furnizon me gjak te paster gjithe trupin. Ndersa nga barkushja e djathte del arteria mushkerore qe çon gjak te papaster ne mushkeri (eshte e vetmja arterie e trupit tone qe permban gjak te papaster).
Si arteriet ashtu edhe venat perfundojne ne disa tuba shume te holle e elastike qe quhen kapilare. Kapilaret jane ene gjaku shume te imta, 15-20 here me te imta nga fijet e flokut. Ato bashkojne, ne nivelin e indeve, arteriet e vogla me venat e vogla. Kane nje diameter te vogel 6-30 te mijta te milimetrit. Siperfaqja e pergjithshme e tyre arrin rreth 7300 m2.Arteriet gjithashtu dhe venat jane te ndertuara nga 3 shtresa, veçse muret e arterieve jane me te trashe dhe me elastike se ato te venave. Venat ne murin e brendshem te tyre kane disa valvula qe nuk lejojne kthimin mbrapsht te gjakut.

b. Fiziologjia e zemres dhe e qarkullimit te gjakut: Muskuli i zemres, ne menyre ritmike, tkurret dhe leshohet rreth 75 here ne minute. Numri i tkurrjeve eshte me i madh te femijet e vegjel, ndryshon gjithashtu nen ndikimin e emocioneve shpirterore, te punes fizike dhe te ushqyerjes.
Tkurrja e muskulit te zemres kalon ne tri faza:

  • Gjate fazes se pare, tkurren te dy veshet e zemres dhe gjaku kalon prej tyre ne barkushe. Kjo faze zgjat rreth 0,10 sekonda.
  • Gjate fazes se dyte tkuiren te dy barkushet ne te njejten kohe dhe gjaku kalon ne aorte dhe ne arteriet mushkerore. Per te mos kaluar gjaku ne veshet, ne menyre automatike mbyllen kllapat (valvulat) qe ndajne barkushet nga veshet. Presioni e detyron gjakun te hape kllapat e aortes dhe te arterieve mujshkerore dhe te kaloje ne to. Kjo faze zgjat 0,3 sekonda.
  • Faza e trete eshte faza e leshimit ose faza e qetesise se pergjithshme te zemres qe vjen pas tkurrjes se barkusheve. Muskuli i zemres kalon nje periudhe qetesie qe zgjat 0,4 sekonda dhe qe sherben per t’u rimbushur zemra me gjakun venoz dhe per çlodhjen e vete. muskulit. Pas kesaj faze qetesie gjate se ciles veshet mbushen me gjak vonoz, fillon perseri tkurrja e vesheve dhe i njejti cikel.

Si ndodh tkurrja e zemres? Zemra tkurret nen veprimin e sistemit nervor autonom, te vendosur ne vete muskulin e saj. Por ne punen e zemres nje rol te rendesishem luan sistemi nervor dhe lendet qe hidhen ne gjak nga disa organe. Disa organe me derdhje te brendshme leshojne drejtperdrejt ne gjak disa lende qe luajne rol te rendesishem ne veprimtarine e zemres. Lende te tilla leshojne psh. gjendrat mbiveshkore. Ky quhet veprim humoral. Qendra qe rregullon ritmin e punes se zemres ndodhet ne trurin e madh. Pra ne punen e zemres luan rol te rendesishem sistemi nervor dhe ai humoral. Perveç kesaj ne punen e zemres ndikojne dhe ngacmimet qe vijne prej mjedisit rrethues. Keshtu p.sh. gjate nje emocioni te papritur, menjehere ndryshon dhe ritmi i punes se zemres. Sforcimi fizik gjithashtu ka ndikim te madh. Gjate sforcimit fizik gjaku vjen ne zemer me nje presion me te madh dhe me sasi me te vogel oksigjeni. Te dy keta faktore ngacmojne sistemin autonom te zemres, i cili dergon impulse qendres ne tru. Truri i ritransmeton zemres impulse qe e detyrojne ate te punoje shpejt edhe me fort. Kur muskuli i zemres punon jashte forcave te tij ai lodhet, ben tkurrje me te dobeta, pompon me pak gjak dhe organizmi nuk furnizohet me sasine e nevojshme te oksigjenit. Per te kompensuar kete dobesi te muskulit, zemra zmadhohet, por muskuli i saj vazhdon te dobesohet dhe te lodhet. Rol negativ mbi veprimtarine e zemres luan edhe abuzimi me alkoolin dhe duhanin. Semundjet e zemres dhe te eneve te gjakut jane ato qe japin sot numrin me te madh te vdekjeve.

c. Qarkullimi i gjakut: Ne trupin e njeriut gjaku qarkullon ne dy rrethe: ne rrethin e madh dhe ne rrethin e vogel.
Qarkullimi i madh. Fillon ne barkushen e majte te zemres prej nga gjaku pompohet ne aorte. Aorta, pas daljes prej zemres ben nje hark te kthyer majtas dhe zbret poshte neper zgavren e kraharorit, shpon diafragmen dhe kalon ne bark. Qe ne fillim te aortes dalin degezime:

  • Arteriet qe ushqejne vet muskulin e zemres,
  • Arteriet per ne koke,
  • Arteriet per gjymtyret e siperme
  • Arteriet per organet e brendshme.

Arteriet vijne gradualisht duke u holluar deri sa perfundojne ne kapilaret arteriale. Ne saje te shpejtesise shume te vogel dhe mureve shume te holle te kapilareve, gjaku u le qelizave oksigjenin dhe lendet ushqyese dhe merr prej tyre dioksidin e karbonit dhe lendet e tjera te panevojshme qe jane pasoje pro- çeseve biologjike brenda qelizave.
Kapilaret venoze me gjak te papaster bashkohen me tej ne vena te vogla dhe me tej ne vena gjithnje e me te medha deri sa perfundojne ne dy venat me te medha dhe keto ne veshin e djathte te zemres. Ketu perfundon rrethi i madh i qarkullimit te gjakut.
Rrethi i vogel i qurkullimit te gjakut: Fillon me arterien mushkerore qe çon gjakun e papaster prej barkushes se djathte ne mushkeri. Ketu lihet dioksidi i karbonit dhe merret oksigjeni dhe kesisoj gjaku nga venoz kthehet ne arterial. Me anen e kater venave mushkerore, gjaku i paster vjen ne veshin e majte, ku mbaron dhe qarkullimi i vogel i gjakut.

d. Pulsi dhe tensioni arterial: 
Pulsi: Gjate tkurrjes se barkushes se majte gjaku shtyhet ne aorte. Vala e gjakut godet ne muret e aortes dhe perhapet nder arteriet e tjera ne trajte vale. Meqenese aorta merr goditje sa here qe tkurret zemra. mbi muret e arterieve gjate çdo tkurrjeje, ndihet nje e rrahur e mureve te tyre qe quhet puls.

Tensioni arterial: Gjaku neper arterie kalon me nje fare presioni te cilin e masim me milimetra te shtylles se zhives. Kur enet e gjakut kane elasticitet normal gjaku rrjedh ne to me presion normal. Por kur muret e arterieve, sidomos te arterieve te holla, e humbasin elasticitetin e tyre, atehere presioni i gjakut ngrihet mbi shifrat normalle.
Tensioni arterial ngrihet gjithashtu edhe;

  • Kur shtohet sasia e gjakut te hedhur ne qarkullim nga sforcimi i muskulit te zemres (sforcimit fizik etj).
  • Kur ndryshon trashesia e gjakut.
  • Kur ne gjak ka lende qe rrisin tensionin me shume se norma e lejuar si pasoje e semundjeve te ndryshme si: semundjet e veshkave, te gjendrave me derdhje te brendshme etj.
  • Nen efektin e traumave te ndryshme shpirterore dhe emocionale.

Ne mund te masim dy lloj tensionesh gjaku: presionin maksimal ose presioni sistolik dhe presionin minimal ose presionit diastolik. Presioni maksimal shkaktohet kryesisht nga rezistenca qe has gjaku ne muret e arterievc dhe nga sasia e gjakut te hedhur prej zemres. Presioni minimal shkaktohet kryesisht nga ngushtimi i arterieve te vogla dhe nga shtimi i viskozitetit te gjakut.
Tek njeriu i rritur tensioni arterial maksimal nuk duhet te kaloje shifrat 140 mmHg. dhe minimali 90 mmHg. Zakonisht tensioni arterial minimal eshte sa gjysma e atij maksimal plus 5 deri ne 10 mm Hg. psh. neqoftese tensioni maksimal arterial eshte 120 mm. Hg, tensioni arterial minimal duhet te jete 65-70 mm Hg.
Ngritja e tensionit arterial mbi shifrat 140/90 mm Hg konsiderohet si patologji dhe quhet hipertension arterial.

e. Shpretka: Shpretka eshte nje gjender qe ndodhet ne anen e majte te barkut, nen harkun e brinjeve. Ajo ka nje funksion te dyfishte:
1. Prodhon nje pjese te rruazave te kuqe dhe te bardha te gjakut kryesisht limfocitet.
2. Shkaterron rruazat e kuqe te plakura, prandaj dhe quhet varri i eritrociteve.
Eshte e gjate rreth 12-13 cm, e gjere 7 cm, dhe peshon rreth 200 gram. Konsistenca e saj eshte e bute dhe ka ngjyre te kuqe te ndezur.

e. Limfa dhe qarkullimi i saj: Limfa eshte nje leng pa ngjyre qe formohet nga plazma e gjakut dhe nga rruazat e bardha. Ajo lag te gjitha qelizat e trupit tone, u jep atyre lendet e nevojshme dhe u merr lendet e panevojshme. Rregullon ne kete menyre mjedisin e brendshem te organizmit.
Limfa prodhohet nga gjaku ne kete menyre:
Nga muret e holla te kapilareve del ne hapesiren ndermjet qelizave nje sasi uji dhe lendesh ushqyese si dhe rruazat e bardha. Keshtu qe ne te gjitha indet formohet nje leng qe quhet limfa indore. Prej hapesirave nderqelizore limfa indore qarkullon ne kapilaret limfatike, pastaj ne venat limfatike te cilat derdhen perfundimisht ne qarkullimin venoz te gjakut. Kjo limfe quhet limfe qarkulluese. Ne te njejten kohe nga plazma e gjakut prodhohet limfe e re indore. Qarkullimi i limfes prej hapesirave nderqelizore ne kapilare dhe ne venat limfatike dhe me se fundmin ne gjak, perben ate qe quhet qarkullim limfatik. Kapilaret limfatik ndodhen ne çdo organ. Nga njera ane ato jane te mbyllura, ndersa nga ana tjeter, duke u bashkuar midis tyre formojne venat limfatike. Gjithe enet limfatike perfundojne ne dy vena te medha limfatike qe derdhen ne venat zgavrore afer zemres.
Venat limfatike ne disa vende zgjerohen duke formuar gjendrat limfatike. Zakonisht ato kane dimensione 1-10 mm. I kemi me shume ne disa zona te caktuara te trupit si ne qafe, ne sqetull, rreze kofshes etj. Ne keto gjendra prodhohen rruazat e bardha te gjakut. Ne rast infeksioni, kur rruazat e bardha mposhten prej mikrobeve perreth plages, lufta zhvendoset drejt rrugeve limfatike dhe zhvillohet ne gjendrat limfatike. Prandaj disa here ato zmadhohen. Si perfundim mund te themi se limfa ka keto funksione:
1. Eshte ndermjetese midis qelizave dhe gjakut.
2. Prodhon rruaza te bardha te gjakut.
3. Ka funksion mbrojtes.

KUJDESI i zemres dhe i sistemit te qarkullimit te gjakut

Le te mos harrojme se semundjet e zemres dhe te eneve te gjakut jane ato qe japin sot numrin me te madh te vdekjeve tek njeriu. Prandaj ndiqni me rigorozitet keshillat e mjekut per keto organe:

  1. Kontrolloni zemren tuaj ne menyre sistematike, te pakten dy here ne vit, edhe ne qofte se nuk keni asnje shqetesim prej saj. Kete bejeni sidomos po te kini kaluar moshen 45-50 vjeçare.
  2. Mos e lodhni zemren tej mases. Kalitni zemren tuaj nepermjet ushtrimeve gjimnastikore, sporteve te ndryshme, ecjes, qendrimit ne ajer te paster.
  3. Kombinoni drejt punen fizike me punen mendore, punen me çlodhjen.
  4. Shmangni pagjumesine dhe mbilodhjen mendore. Ato sjellin dem te madh jo vetem mbi sistemin nervor, por edhe mbi zemren tuaj dhe ne sistemin e qarkullimit te gjakut.
  5. Mos abuzoni me alkoolin. Mos pini duhan. Duhani eshte nje helm i forte per zemren dhe enet e gjakut. Duke shkaktuar ngushtimin e arterieve koronare qe ushqejne vet zemren, i sjell asaj pasoja te rrezikshme. Alkooli ndikon qe te zevendesohet muskuli i zemres me ind dhjamor, enet e gjakut humbasin elasticitetin e tyre, rruazat e kuqe dobesohen. Si pasoje organizmi humbet qendrueshmerine e tij ndaj semundjeve.
  6. Se fundi, kini kujdes me hipertensionin arterial, sepse ai eshte shume shpesh shkaku i ndodhive shume te renda: i infarktit te miokardit, i stenokardise, i hemorragjise ne tru etj.
  7. Mjekoni siç duhet semundjen e reumatizmes bakteriale, e cila demton me shume se çdo semundje tjeter valvulat e zemres.

 

, , , ,

No comments yet.

Leave a Reply

Copy Protected by Chetans WP-Copyprotect.