Sistemi I Tretjes

November 9, 2012

Sistemi i Tretjes

Per funksionimin normal, organizmi i njeriut ka nevoje per disa lende dhe per energji, te cilat sigurohen me anen e ushqimeve. Me anen e tyre merren proteinat, yndyrnat, karbohidratet, uji, vitaminat dhe kriprat minerale. Por ushqimet qe hame duhet t’i nenshtrohen nje perpunimi te plote dhe te thelle deri sa te arrijne ne nje forme te pershtatshme per te kaluar ne gjak dhe per te shkuar ne çdo qelize te trupit. Kjo gje realizohet me anen e sistemit te tretjes.

sistemi i tretjes

Ndertimi i sistemit te tretjes

Sistemi i tretjes eshte i ndertuar prej kanalit te tretjes dhe gjendrave te tretjes. Kanali i tretjes fillon nga goja dhe mbaron ne anusin dhe ka nje gjatesi 8-10 metra. Eshte i ndertuar prej nje muskulature te lemuar rrethore me anen e tkurrjeve gjarperuese te se ciles ushqimi kalon neper te. Pjesa e brendshme e ketij kanali, mukoza, eshte e ndertuar nga indi epitelial dhe mbulon nje numer te madh gjendrash qe prodhojne lengje te domosdoshme per tretjen. Ne aparatin tretes perfshihen edhe: gjendrat e peshtymes, melçia e zeze dhe pankreasi.

Goja

Eshte nje zgaver, e cila nga lart formohet prej qiellzes se forte e te bute, nga poshte prej gjuhes, nga ana e perparme dhe anash prej dhembeve ndersa nga prapa prej harqeve te faringut. Ne zgavren e gojes ndodhet:

a.  Gjuha- organi i shijes, e cila se bashku me buzet dhe faqet drejton ushqimin tek dhembet. Gjuha perveç shijes dhe gelltitjes ndikon edhe ne lagien e ushqimeve qe do te pertypen. Eshte gjithashtu organ i te folurit. Ne goje perfundojne kanalet e tre çifteve gjendrash te cilat prodhojne pershtymen. Keto jane: gjendrat paraveshore (parotide) qe jane me te medhate, gjendrat nengjuhesore dhe gjendrat nen nofullen e poshtme (mandibules). Peshtyma e prodhuar prej tyre luan nje rol te rendesishem per bluarjen dhe tretjen e pjesshme te ushqimeve ne goje.
b. Dhembet- fillojne te dalin ne moshen 6-7 muajshe dhe ne moshen 3 vjeçare ne gojen e femijes numerohen 20 dhembe te vegjel. Keta jane dhembet e qumeshtit, jane te perkohshem dhe gradualisht deri ne moshen 12 vjeçe zevendesohen me dhembet e perhershem. Ne gojon e te rriturit ka 32 dhembe, 16 per çdo nolulle. Kater te perparmit quhen dhembe preres dhe sherbejne per te coptuar ushqimet. Pastaj, duke shkuar drejt anes se gojes, kemi dy dhembe te qenit (nje ne çdo ane) qe sherbejne per shqyerjen e ushqimit, pastaj dy dhembet premolare dhe dy dhemballet molare qe sherbejne per bluarjen e tij.
Dhembi perbehet prej tri pjesesh: prej korones (kurores), qafes dhe rrenjes. Kurora eshte pjesa e dukshme e dhembit, qafa eshte pjesa e rrethuar prej mishrave, ndersa rrenja eshte ajo pjese qe e fikson dhembin ne proceset alveolare te nofullave. Lenda kryesore nga e cila jane ndertuar dhembet quhet dentine. Eshte e ngjashme me lenden kockore, por mjaft me e forte se ajo. Dhembi brenda ka nje boshillek ku qendron palca e tij e pasur me ene gjaku dhe nerva. Rrenja eshte e veshur prej nje lende qe quhet cement. Kurora e dhembit eshte e veshur prej nje lende te forte, te bardhe qe quhet smalt.

Gryka

Eshte e formuar prej qiellzes se bute nga te dy anet e seciles zbresin dy çifte harqesh: harqet e perparme dhe harqet e pasme. Midis ketyre harqeve jane te vendosura bajamet, nga nje ne çdo ane. Lart ne mes te grykes dhe si vazhdim te qiellzes, eshte e vendosur ugula.

Faringu

Eshte vazhdimi i zgavres se gojes dhe zgavres se hundes. Eshte i puthitur mbi shtyilen kurrizore. Ka gjatesi 10-15 cm. Ketu behet kryqezimi i rrugeve te frymemarrjes me ato te tretjes.

Ezofagu

Eshte nje tub muskular me gjatesi rreth 21 cm. dhe gjeresi 2 cm. qe lidh faringun me stomakun. Ushqimi ne te kalon ne saje te tkurrjeve gjarperuese te muskujve te ezofagut. Kalon para shtylies kurrizore, çpon diafragmen dhe futet ne pjesen e stomakut qe quhet kardia.

Stomaku

Ndodhet nen diafragmen dhe ka nje vendosje me shume djathtas ne zgavren e barkut. Paraqet pjesen me te zgjeruar te kanalit te tretjes. Muret e tij jane te ndertuar prej tre shtresash: cipa e jashtme, cipa e mesme dhe cipa e brendshme qe quhet mukoze. Ne mukoze ka nje numer te madh gjendrash (mbi 5 milione) ku prodhohet lengu gastrik i domosdoshem per tretjen e ushqimeve. Brenda 24 oreve prodhohen rreth 2 litra leng gastrik. Lengu gastrik eshte nje leng me shije te tharte, qe permban acid klorhidrik dhe nje lende te veçante qe quhet pepsine, e domosdoshme per tretjen e lendeve proteinike. Acidi klorhidrik eshte i domosdoshem per dy arsye: e para, se vetem nen veprimin e tij aktivizohet pepsina dhe e dyta, ngordh mikrobet e ndryshme qe arrijne deri ne stomak me anen e ushqimeve. Normalisht ushqimi qendron ne stomak 1-6 ore.

Zorra e holle

Paraqitet si nje tub i perdredhur me gjatesi 6-7 m. Ndahet ne 3 pjese: ne duodenum, ne jejunum dhe ne ileum. Duodeni eshte pjesa e siperme e zorres se holle qe lidhet me stomakun me anen e ngushtices se pilorit. Ne te derdhet kanali i temthit dhe kanali i pankreasit, me anen e te cilave kalojne lende qe i sekretojne keto dy organe aq te nevojshme per tretjen e ushqimeve ne zorren e holle. Muret e zorres se holle, ashtu si dhe te stomakut, jane te ndertuara prej 3 shtresash: e jashtmja, e mesmja dhe e brendshmja, mukoza. Ne mukoze perveç gjendrave te shumta qe prodhoine lengun e zorreve (rreth 2 litra ne 24 ore), ndodhen edhe qimet thithese. Qimet thithese kane mjaft ene gjaku dhe limfe me anen e te cilavo thithet ushqimi tashme i tretur perfundimisht nen veprimin e lengut te zorreve dhe shperndahet ne tere trupin tone. Ushqimi ne zorren e holle qendron 3-4 ore dhe pastaj ne saje te levizjeve gjarperuese ti shtreses muskulare kalon ne zorren e trashe. Ne vendin ku zorra e holle bashkohet me zorren e trashe kemi nje zgjerim qorr te zorres se holle qe formon apendiksin (zorren qorre), mahisja e se ciles jep semundjen e degjuar prej te gjitheve te apendisitit.

Zorra e trashe

Eshte e destinuar per te depozituar mbeturinat e tretjes se ushqimeve qe quhen materie fekale. Eshte rreth 3 here me e gjere se zorra e holle. Ka nje gjatesi rreth 1,5 m. Ndahet ne 3 pjese, ne pjesen ngjitese qe ndodhet ne anen e djathte te barkut, ne pjesen transversale qe kalon horizontalisht dhe transversalisht ne bark dhe ne pjesen zbritese qe ndodhet ne anen e majte te barkut. Pjesa zbritese vazhdon me nje pjese qe ka formen e germes «S» qe quhet sigma. Pas saj vjen zorra e drejte (rektumi). Zorra e drejte mbaron me anusin. Edhe zorra e trashe eshte e ndertuar prej 3 shtresash. Ketu behet vetem thithja e ujit dhe trashja e materieve fekale qe jane pjesa e patretur e ushqimit. Ne zorren e trashe materialet fekale qendrojne rreth 12 ore.

Melçia e zeze

Eshte e vendosur ne anen e djathte te barkut, nen diafragmen. Eshte nje gjender e madhe, me e madhja e organizmit tone. — Funksionet e melçise se zeze jane te shumta, te nderlikuara dhe te domosdoshme. Njeriu nuk mund te rroje pa melçine e zeze. Nder funksionet e saj me kryesore mund te permendim:

— Merr pjese, me anen e temthit, ne tretjen e ushqimeve, kryesisht te yndyrnave.
— Merr pjese ne perpunimin perfundimtar te ushqimeve qe shkojne tek ajo me anen e gjakut prej zorreve.
— Kthen ne glikogjen sasine e tepert te glukozes se gjakut (kur ajo eshte mbi 120 mg per liter) dhe glukogjenin ne glukoze kur sasia e saj ne gjak ulet nen 80 mg/liter
— Ka funksion kunderhelmues. Neutralizon lendet e azotuara te formuara nga shperberja e proteinave, te cilat jane shume helmuese per organizmin tone.
— Ne melçine e zeze sintetizohen disa vitamina si psh. vitamina K, si dhe fibrinogjeni i domosdoshem per mpiksjen e gjakut.

Pankreasi

Eshte nje gjender e vendosur prapa stomakut. Lengu i prodhuar prej tij me anen e nje kanali derdhet ne duoden, afer vendit ku derdhet dhe lengu i temthit. Ky leng luan rol te madh ne tretjen e ushqimeve: te karbohidrateve, te proteinave dhe te yndyrnave (duke vepruar bashke me lengun e temthint). Pankreasi eshte njekohesisht dhe nje gjender me derdhje te brendshme, sepse ne te prodhohet nje hormon shume i rendesishem qe quhet insuline. Mungesa e saj shkakton semundjen e sheqerit.

Fiziologjia e tretjes

Nevoja per ushqim dhe uje shkakton tek njeriu ndjenja te tilla qe ne i quajme uri dhe etje. Qendrat e tyre ne sistemin nervor ende nuk jane percaktuar mire. Me anen e ushqimeve organizmi yne merr lendet e nevojshme per sintezen dhe energji. Gati te gjitha elementet futen ne trupin tone
. Me kryesoret prej tyre jane: uji, karboni, oksigjeni, azoti, fosfori, squfuri. hekuri, kalciumi dhe natriumi. Sigurisht qe per te arritur ne nje zberthim te tille deri ne formimin e ketyre elementeve, ushqimet kalojne perpunime dhe ndryshime te medha.
Ushqimet organike i ndajme ne tre grupe, duke u bazuar ne permbajtjen e tre elementeve kryesore: karbonit, ujit dhe azotit.

1. Karbohidratet (sheqernat) formohen nga karboni, hidrogjeni dhe oksigjeni.
2. Yndyrnat. Formohen nga bashkimi i acideve yndyrore me glicerinen.
3. Proteinat. Formohen nga azoti, uji, squfuri dhe karboni.

Pse ndjejme etje? Zakonisht mukoza e gojes dhe e grykes eshte e lagur. Kur kemi nje kohe te gjate pa pire uje, ose kemi harxhim te madh te tij, ose ne raste te tiila si: kur flasim shume, kur hame gjera te kripura etj, mukoza e gojes dhe e grykes nuk eshte me e lagur, ajo thahet. Nga mbaresat nervore qe ndodhen ne kete zone shkojne ne tru disa ngacmime qe ai i njeh si «etje». Ne keto raste tere organizmi vihet ne gjendje alarmi per te plotesuar kete nevoje qe e ndjejme si etje. Po te njomen goja dhe gryka nderpritet transmetimi i ngacmimeve te etjes ne tru.

Pse ndjejme uri? Ne muret e stomakut ka mbaresa nervore te ndjeshme ndaj presionit. Kur stomaku eshte plot, keto mbaresa jane «te fjetura». Kur ai eshte bosh, mbaresat ndijore i transmetojne trurit disa ngacmime qe ai i njeh si «uri». Vetem pasi hame ndijimi i urise nderpritet. Ne qofte se njeriu nuk merr ushqimet e nevojshme ai gradualisht dobesohet dhe atrofizohet.

Kujdesi per sistemin e tretjes

Ushqyerja normale e mban organizmin te shendoshe. Me kete nenkuptohet perdorimin i nje racioni ushqimor i cili te permbaje te gjithe perberesit e nevojshem te ushqimit dhe ne sasine e duhur. Sasite e keshilluara per nje njeri me peshe 55-60 kg dhe qe ben nje pune te lehte fizike jane:

— 70 gram proteina qe japin 280 kalori
— 70 gram yndyrna qe japin 630 kalori
— 400 gram sheqerna qe japin 1600 kalori gjithsej 2510 kalori
— rreth 3 litra uje
— rreth 20 gram kripra minerale
— vitamina te ndryshme.

Vetkuptohet kur sforeimi fizik eshte i madh edhe sasia e ketyre ushqimeve dhe kalorazhi qe do te japim, do te rritet. Ushqimi duhet te pertypet mire, ngadale dhe me goje te mbyllur qe te mos futet shume ajer i cili shkakton fryrje te barkut.
Meqenese pertypja kryhet nepermjet dhembeve per to duhet te tregojme nje kujdes te veçante. Mbetja e ushqimeve midis dhembeve i prish ato, prandaj duhet t’i lajme me furçe dhe paste dhembesh te pakten çdo mengjes dhe mbremje. Per femijet e vegjel eshte mire te perdoret paste dhembesh qe permban edhe fluor, i cili parandalon krimbjen e dhembeve. Larja e dhembeve duhet bere me shume kujdes dhe jo sa per te kaluar rradhen. Furça kalohet disa here vertikalisht dhe horizontalisht duke patur parasysh qe te arrije te gjithe dhembet dhe dhemballet nga jashte dhe nga brenda. Furça nuk duhet te jete as shume e forte, sepse plagos mishrat e dhembeve, as shume e bute, sepse nuk na siguron nje pastrim te mire.
Nuk duhet te hame gjera shume te ngrohta ose shume te ftohta dhe as te thyejme arra dhe lajthi me dhembe, sepse i demtojme ato duke shkaterruar smaltin e tyre. Nje pertypje e mire e ushqimit ne goje lehteson shume tretjen e metejshme ne stomak dhe ne zorren e holle. Ushqimi duhet te hahet ne porcione te ndara mire duke marre parasysh edhe harxhimin e energjise gjate punes.
Racioni i mengjesit duhet te perbeje 20-25% te tere racionit ditor, dreka 55-65%, darka 15-20%. Eshte mire qe te kete dhe nje ngrenie te lehte paradite rreth ores 10 dhe pas dite rreth ores 17.
Ushqimi duhet te gatuhet i shijshem, me paraqitje te mire, me shije te kendshme, ne menyre qe te nxite oreksin dhe te prodhohen sa me shume lengje tretese. Duhet te menjanojme perdorimin e salces se tepert, te kripes se shumte, gjithashtu lendet pikante duhet te merren me karar. Per nje prodhim te bollshem te lengjeve tretese ndikon dhe gjendja jone shpirterore. Nje ndjenje gezimi e rrit oreksin. Perkundrazi zemerimi, merzitja, preokupimi, pakesojne prodhimin e lengjeve trete- se, ulin oreksin. Paraqitja hijshem e tavolines se ngrenies luan nje rol te madh ne oreksin tone. Ajo duhet te jete e paster e sistemuar mire dhe kendshem.
Gjate ngrenies duhet te menjanojme leximin, bisedat me ze te larte, preokupimin me nje pune tjeter. Marrja e nje gote vere gjate ngrenies (natyrisht kur keto nuk kunderindikohen) jo vetem qe nuk e demtojne tretjen, por perkundrazi e lehtesojne ate. Perkundrazi, duhani pengon veprimin tretes te lengjeve te tretjes dhe ul forcen tkurrese te muskulit te stomakut. Ushqimet duhet te jene te shumellojshme, te fresketa dhe te pastra. Duhet nje kombinim i mire midis perimeve e barishteve dhe mishit. Pas ngrenies ndihmon shume ne tretjen nje clodhje e mire. Ne qofte se pas ngrenies do bejme nje pune mendore ose fizike, atehere gjaku do shkoje ne tru ose ne muskujt dhe jo ne organet e tretjes dhe sidomos ne gjendrat e tyre, gje qe do thote me pak lengje tretese, d.m.th. nje tretje e keqe, me gjithe shqetesimet qe sjell me vete.
Nje shetitje e vogel ne ajer te paster, nje bisede e kendshme, ndikon shume mire pas ngrenies.
Duhet te tregojme kujdes edhe per jashteqitjen tone. Per nje jashteqitje te mire ndihmon perdorimi i perimeve, i zarzavateve dhe i frutave dhe ne pergjithesi gjithe ushqimet qe permbajne celuloze.

, , , , , , , , , ,

No comments yet.

Leave a Reply

Copy Protected by Chetans WP-Copyprotect.