Shega Dhe Perfitimet E Saj Shendetesore

December 26, 2012

Fruta

Shega ben pjese ne grupin e frutave shume te ushqyeshme, me shije te vecante dhe shume te te shendetshme. Bashke me manaferrat dhe disa fruta egzotike si mango, ajo ka shume cilesi ushqyese dhe ben pjese ne grupin e frutave qe quhen “superfruta”.

 

shega dhe vlerat e saj ushqimore

Ky frut e ka origjinen nga zona e himalajeve ne Indine veriore. Emri specifik eshte Punica granatum.
Pema e sheqes rritet nga 5-8 metra. Ajo kultivohet ne rajone te gjera ne Indi, Iran, Kaukaz, Mesdhe etj. Pema e rritur plotesisht mban shume fruta te rrumbullaket shege qe mund te jene me ngjyre te kuqe, lejla, portokalli apo te verdha ne baze te llojit. Cdo frut peshon rreth 200 gr.

Perfitimet shendetesore te sheges

vlerat ushqyese te sheges

vlerat ushqyese te sheges

• Shega eshte nje frut me kalori te moderuara; 100gr frut na jep rreth 83 kalori, pak me teper se nje molle. Ajo nuk permban kolesterol apo yndyrna te saturuara.
• Eshte e pasur me fibra te tretshme dhe te patretshme duke na dhene 4 gr per 100 gr frut (rreth 12% te sasise se keshilluar ditore), qe ndihmojne ne tretje me te mire. Fruti i sheges keshillohet nga dietologet ne dietat per humbjen ne peshe, apo programet per kontrollimin e kolesterolit. Konsumimi rregullisht i ketij fruti aktivizon metabolizmin, permireson qarkullimin e gjakut dhe ofron mbrojtje nga tumoret.
• Punikalagin eshte nje antioksidant polifenolik qe gjendet me bollek ne lengun e sheges. Studimet kane treguar se punikalagin dhe taninat jane shume efektive ne reduktimin e riskut per semundje te zemres duke pastruar trupin nga radikalet e lira.
• Fuqia totale antioksiduese e sheges matet ne njesine e kapacitetit te absorbimit te radikaleve te oksigjenit , e cila eshte 2341 µmol TE/100 g.
• Fruti i sheges eshte gjithashtu nje burim i vitamines C, duke na dhene 17% te sasise se keshilluar ditore te kesaj vitamine. Konsumimi i frutave te pasura me vitamine C ndihmon trupin te zhvilloje rezistencen kunder agjenteve infektive duke aktivizuar metabolizmin.
• Konsumimi i rregullt i sheges, eshte treguar te jete efektive kunder kancerit te prostates, hiperplazise beninje te prostates, diabetit dhe limfomes.
• Per me teper, shega eshte gjithashtu burim i mire i vitaminave B-kompleks si acidi pantotenik (vit B-5), folateve, pirodiksines dhe vitamines K, dhe i mineraleve si kalciumi, bakrit, natriumi dhe manganit

Zgjedhja dhe ruajtja

Sheget me te mira rriten ne zonen jugore te Afganistanit, ne Kandahar, Balkh, Helmand fhe provincat e Nimruzit.
Frutat duhet te keputen perpara se te piqen plotesisht sepse perndryshe farat forcohen dhe lekura ka tendencen te cahet.
Kur ti blini sheget, zgjidhni me kujdes qe te mos jene te vrara, te mykura apo te cara. Ne shtepi ruajini frutat ne nje vend te fresket dhe te erret per 5-8 dite. Zakonisht ato kane jete te gjate pasi jane keputur, mund ti ruani edhe ne frigorifer per disa jave.

Pergatitja dhe servirja

• Shega eshte shume e shijshme te konsumohet e fresket
• Lengu i sheges eshte nje menyre shume e mire per te shijuar frutin
• Lengu i sheges mund te perdoret ne sorbeto, embelsira dhe mbi mollet e pjekura
• Koncentrati i sheges perdoret shume ne receta te lindjes se mesme dhe mesdhetare. Koncentrati i sheges eshte 250% me i forte dhe kur perdoret ne gatime te ndryshme, i jep atyre nje shije te vecante dhe shume te embel.

, , ,

No comments yet.

Leave a Reply

Copy Protected by Chetans WP-Copyprotect.