Vitamina D: Gjithcka Qe Duhet Te Dini Per Vitaminen Qe Merret Nga Rrezet e Diellit

vitamina d

Dite te bukura dhe me diell na presin dhe qe na bejne te ndihemi shume mire.
Ajo qe ndoshta nuk keni kuptuar eshte qe kurdohere qe jeni jashte duke bere banjo dielli, duke notuar, duke u marre me kopshtin ose cdo aktivitet tjeter te cilin e beni ne natyre, ju jeni duke marre vitamine D.
Kjo vitamine qe merrni jo vetem qe eshte nje element ushqyes shume i rendesishem, por gjithashtu ajo mund te luaj nje rol te rendesishem ne humorin e mire qe ju shoqeron gjate ketyre diteve te bukura te veres.

Doni te mesoni me shume?

Njihuni me vitaminen D

Vitamina D mund te gjendet ne menyre natyrale ne disa lloje ushqimesh si: peshku ton,peshku shpate apo salmoni. Ajo gjithashtu gjendet tek melcia e vicit, vezet dhe tek djathi. Per shkak te mungeses se vitamines D ne dieten e shume njerzve ajo shtohet tek ushqime te tilla si: kosi, qumeshti, lengu i portokallit apo disa lloje drithrash.
Eshte e vertet qe qendrimi nen rrezet e diellit mund tju jape vitamine D, por jo se ne te vertet ajo vjen prej diellit. Ne fakt rrezet ulraviolet pasi prekin lekuren shkaktojne prodhimin e vitamines D nga organizmi.
Rritja e rrezikut nga kanceri i lekures eshte nje arsye shume e rendesishme pse shume njerez nuk marrin mjaftueshem vitamine D ne menyre natyrale, sepse njerzit gjithnje e me teper kane tendencen te reduktojne kohen ne diell apo te mbulojne lekuren me veshje dhe me kremera mbrojtes.
Pra kremrat kunder diellit jo vetem reduktojne ndjeshem rrezikun nga kanceri i lekures ato gjithashtu reduktojne aftesine per te marre vitamine D. Edhe kremrat me faktor mbrojtes te ulet si SPF 8 mund te reduktojne prodhimin e vitamines D me rreth 95 %.
Kjo eshte arsyeja pse duhet ta marrim ate nga burime te tjera.

Eshte fakt qe shume njerez duhet te marrin suplemente per te arritur sasine e rekomanduar ditore te kesaj vitamine.
Panvarsisht menyres se si e siguroni kete element ushqyes ai do te beje dy procese te ndryshme por njesoj te rendesishme ne trupin tuaj.
E para duhet te shendrohet ne calcidiol ne melci. Me pas kalon ne nje proces tjeter ne veshka qe e shnderron ne calcitriol ose te njohur ndryshe si 1,25-dihydroxyvitamin D. Keto hapa jane te dy shume te rendesishem ne menyre qe te transformoni vitaminen D ne nje forme te dobishme per organizmin.
Ndrysha nga Vitamina C dhe E te cilat nxirren nga trupi si mbetje nese merren ne sasi me te medha se sa eshte nevoja, vitamina D me tepri depozitohet ne trup per perdorim te mevonshem.
Eshte nje vitamine qe ruhet ne indin dhjamor te trupit edhe ne melci nga te cilat organizmi mund ta nxjerre perseri dhe ta perdore kur ti nevojitet.
Sasia e vitamines D qe prodhohet nga trupi juaj varet nga disa faktore si: stina, koha e dites, pigmentimi i lekures dhe vendodhja gjeografike.

Kush eshte qellimi i vitamines D?

healthy-lifestyle

Nje nga arsyet kryesore pse njerzit kane nevoje per vitamine D eshte per kocka dhe dhembe me te shendetshem, sepse ajo eshte pergjegjese per sasine e fosfateve dhe kalciumit ne trup, te dy elemente te rendesishem ne menyre qe kockat te riparojne vetveten.
Pa kombinimin e kalciumit me Vitaminen D, kockat nuk jane aq te forta sa duhet, prandaj ato mund te behen te dobta, mund te thyhen lehtesisht edhe pa pasur ndonje traum te rendesishme.
Vitamina D gjithashtu sjell dhe perfitime te tjera si psh: roli qe luan ne sistemin nervor ne te cilin rregullon zhvillimin dhe funksionimin e nervave. Ajo ka nje efekt mbrojtes nervor sepse ndikon ne prodhimin e neutrofines dhe ne clirimin e saj.
Gjithashtu ka nje ndikim ne sintezen e mediatoreve nervor dhe mund te mbroje qelizat nga demtimi i shkaktuar si pasoje i oksidimit. Shpesh njerzit ankohen per veshtiresi ne mbajtjen mend te gjerave apo ne veshtiresi per te menduar dhe per tu perqendruar.
Kjo vitamine gjithashtu ka aftesine per te parandaluar semundje mendore si demenca.

Keto nuk jane te vetmet arsye pse Vitamina D eshte shume e rendesishme per mireqenien tuaj.
Per shembull: Pa vitamine D ju nuk do te mund te leviznit lirisht apo normalisht sepse ajo eshte e nevojshme per muskujt tuaj. Nervat tuaj kane nevoje per te ne menyre qe te trasmetojne mesazhet nga truri ne organet e tjera te trupit tuaj. Prandaj Vitamina D luan rol te rendesishem ne levizjen tuaj dhe ne menyren se si trupi juaj reagon.
Per te mos lejuar hyrjen e viruseve dhe baktereve ne trupin tuaj duke ju semurur ju nevojitet vitamina D. Prandaj nese keni mungese vitamine D mund te shpjegoni lehtesisht pse u semuret 3 here gjate dimrit te kaluar dhe pse ju duhej aq shume kohe per te marr veten nga nje grip i lehte.

Ne cfare sasie ju nevojitet?

Nuk jeni te sigurte nese po merrni mjaftueshem vitamine D. Doni te shmangni disa nga efektet negative qe mund te provoni ne mungese te saj?
Atehere keni nevoje te beni analizat. Pyesni mjekun tuaj per analizen e vitamines D, pastaj bashke me te interpretoni rezultatet.
Per shembull: nivelet e vitamines D duhet te jene afersisht 50 ng/ml. Ne fund ju duhet te lexoni vlerat ndermjetme 40 dhe 60 nmol/L. Nivele me te ulta se 30 nmol/L nuk jane te mjaftueshem per te siguruar shendet te mire te kockave apo shendetin e pergjithshem. Mos harroni edhe vlera mbi 125 nuk jane te keshillueshme.

Per te arritur nivelet optimale ju duhet te plotesoni kerkesat e meposhtme.

    • Foshnjat e moshes 0-12 muajshe duhet te marrin 400 IU ne dite. Femijet qe ushqehen vetem me qumesht gjiri mund te kene te nevojshme marrjen e suplementeve. Femijet qe ushqehen me qumesht formule marrin mjaftueshem vitamine D nepermjet dietes. Ne momentin qe foshnja fillon ushqehet me ushqime te ngurta ajo mund te mos kete nevoje per suplemente dhe nuk ka rendesi nese me pare ka qene ushqyer me qumesht gjiri apo formule.
    • Femijet e moshes mbi 1 vjec kane nevoje per 600 IU ne dite njesoj si te rriturit deri nen moshen 70 vjecare. Per te moshuarit mbi 70 vjec nevojiten edhe 200 IU me teper ne dite, domethene rreth 800 IU sepse lekura e tyre nuk i konverton mjaftueshem rrezet e diellit ne vitamine D dhe gjithashtu funksionimi i veshkave per te konvertuar vitaminen ne formen e saj aktive reduktohet.
    • Nenat qe ushqejne te vegjlit me gji kane nevoje per te njejten sasi vitamine ashtu si te rriturit apo adoleshentet. E njejta gje eshte e vlefshme edhe per femrat shtatezena. Marrja e vitaminave gjate shtatezanise dhe gjate ushqimit me gji do i ndihmoje ato te arrijne vlerat e 600 IU se bashku me nje diete te balancuar. Mayo Clinic rekomandon marrjen e suplementeve qe permbajne te pakten 400 IU Vitamine D ne dite.

Duket e lehte apo jo? Ashtu eshte ne te vertet. Nese nuk mund te plotesoni sasine e nevojshme te Vitamines D nga rrezet e diellit eshte shume e thjeshte marrja e sasise se nevojshme te saj nepermjet suplementeve per te mbajtur trupin te shendetshem.

Cfare ndodh nese nuk merrni mjaftueshem ose merrni me teper se c’duhet vitamine D?

healthy-lifestyle

Numri i personave qe nuk marrin sasine e duhur te vitamines D eshte gjithnje ne rritje.
Ne fakt eshte vleresuar te jene nje miliarde njerez ne bote te cilet kane nivele me te ulura te vitamines D.
Njerzit nuk marrin sasine e duhur sepse nuk konsumojne ushqimet e duhura ose sepse nuk rrine mjaftueshem ne diell. Jane raste te rralla ato kur disa njerez nuk mund te konvertojne vitaminen D ne formen saj aktive per shkak te problemeve ne veshka.

Femijet qe nuk marrin mjaftueshem Vitamine D mund te zhvillojne nje semundje te quajtur Rakitizem. Sic thame me siper njeriu qofte i rritur apo femije ka nevoje per Vitaminen D per te mbajtur ne balance fosforin dhe kalciumin. Nese ka mungese te theksuar te saj per kohe te gjate atehere shfaqet rakitizmi qe sjell dobesim te kockave.
Marrja e ushqimeve qe permbajne Vitamine D apo e suplementeve te saj mund te korigjoje problemet e shkaktuara nga rakitizmi. Megjithate femijet qe kane shkaqe gjenetike per semundjen e Rakitizmit mund te kene nevoje per mjekime te tjera. Deformimet skeletike te shkaktuara nga kockat e buta mund te kene nevoje per nderhyrje kirurgjikale dhe zakonisht ndodhin te femijet dhe foshnjet me origjine Afrikano-Amerikane.
Te rriturit qe zhvillojne deficence te kesaj vitamine mund te pesojne nje gjendje te quajtur osteomalacia qe i le kockat te buta dhe te perthyeshme. Ndryshe nga osteoporoza e cila shkakton dobesim te kockave qe me pare ishin te shendetshme, osteomalacia shkakton probleme ne procesin e ndertimit te kockes duke shkaktuar keshtu dobesim muskular dhe dhimbje kockash.
Trajtimi i osteomalacia-s perfshine furnizimin e trupit me vitamine D, kalcium dhe trajtimin e cdo shkaku qe mund te kete shkatuar deficitin e Vitamines D.

Duket e frikshme apo jo? Po mendoni edhe ju te dyfishoni dozen e Vitamines D? Perpara se ta beni kete duhet te kuptoni se marrja me teper sec duhet e Vitamines D nuk ju ben mire.
Ne fakt marrja ne sasi te tepruar te Vitamines D mund tju shkaktoje probleme shendetsore ne te ardhmen. Nga ana tjeter eshte e pamundur qe te shkaktohet mbidoze e Vitamines D nga dielli apo nga ushqimet qe e permbajne ate ne sasi te reduktuar.
Edhe pse ndodh rralle hipervitaminoza D e njohur ndryshe si helmim nga vitamina D eshte e mundur dhe eshte gjendje shume serioze. Zakonisht ajo shkaktohet nga marrja e dozave te larta te suplementeve me Vitamine D.
Personat qe marrin mbidoze kane nje sasi te tepruar kalciumi ne gjak duke shkaktuar nje gjendje te quajtur hiperkalcemi. Simptomat e hiperkalcemise perfshine: te perzjera, te vjella, renie te oreksit, urinim te shpeshte, probleme me veshkat dhe dobesi trupore.
Hapi i pare per te trajtuar nje mbidoze te menjehershme apo qe ka ndodhur per nje kohe ta gjate eshte reduktimi i sasise se vitamines D qe merr personi. Kjo mund te behet me lengje intravenoze apo mjekime si bifosfonatet dhe kortikosteroidet.
Ata qe kane probleme me veshkat apo semundje te melcise kane risk me te larte, ashtu jane edhe njerzit qe marrin diuretik tiazid. Njerzit qe marrin 50,000 IU pergjate gjashte muajve jane ata me risk me te larte helmimi. Prandaj te gjithe ata qe marrin me shume se 600 IU ne dite duhet te mbajne gjithnje ne monitorim nivelin e vitamines D ne gjak.

Kush duhet te marre suplemente te vitamines D?

vitamine-d

Pervec rekomandimeve qe permendem me siper ka disa grupe njerzish te cilet duhet te kontrollojne dy here nese po marrin sasine e nevojshme te vitamines D. Per shembull:

    • njerzit qe vuajne nga semundja Crohn ose Celiakia. Te dyja semundjet shkaktojne probleme me perthithjen e karboidrateve, yndyrnave apo proteinave. Vitamina D e ka te nevojshme perthithjen e yndyrnave si rrjedhoje keto semundje shkaktojne keq perthithje te vitamines D duke shkaktuar keshtu deficencen e saj. Pa permendur ketu edhe faktin qe keto njerez do te kene edhe deficence te kalciumit i cili do shkaktoje akoma me teper probleme te kockave.
    • Njerzit me lekure te erret kane aftesi te reduktuar te perthithjes se vitamines D nga ekspozimi ne diell dhe ne kete kategori futen gjithashtu personat qe vuajne nga obeziteti. Kjo ndodh sepse tepria e dhjamit trupor lidhet ne sasi me te madhe me Vitaminen D duke veshtiresuar hedhjen e saj ne rrjedhen e gjakut.
    • Ne fund foshnjat e ushqyera me gji kane nevoje te marrin suplemente sepse qumeshti njerezor nuk permban sasi te medha te vitamines D. Foshnjat qe pine me pak se 500 ml qumesht formule ne dite mund te kene gjithashtu shume perfitime nga marrja e suplementeve. Vazhdoni me suplemente deri sa femija te behet 5 vjec ose sipas rekomandimeve te mjekut.

Gjerat fundit qe duhet te dini per vitaminen D

ushqime-me-Vitamin-D

Studime te ndryshme jane bere per vitamine D. Disa prej tyre perfshine:
1.Instituti i mjeksise ne SHBA pergatiti nje raport ne nentor 2010 qe rekomandonte qe femijet dhe te rriturit kane nevoje per trefishin e sasise se vitamines D qe eshte rekomanduar deri me tani e cila coi nivelet e rekomanduara nga SHBA dhe Kanadaja ne 600 IU ne dite. Limitet sigurta u rriten nga 2000 IU ne dite ne 4000 Iu ne dite.
2.tudime te fundit sugjerojne se vitamina D mund te ndihmoje ne shmangien e disa gjendjeve mjekesore si skleroza multiple, diabeti, disa lloje kanceri, semundje te zemres dhe disa crregullime autoimunitare. Muskuli i zemres varet nga sasia e kaliumit sa here qe rreth, por studime shkencore kane treguar se vitamina D mund te sjelle perfitime edhe per zemren gjithashtu.
3.Ne nje studim te bere per nivelet e vitamines D ne 50,000 burra per nje perjudhe 10 vjecare, shkencetaret zbuluan se burrat qe kishin deficence te vitamines kane dyfish me teper rrezik per te pesuar nje arrest kardiak se sa burrat qe kishin nivele normale te vitamines D.
Sic u permend me siper njerzit qe jetojne ne veri kane me teper risk per sklerozemultiple se sa njerzit qe jetojnene zona me diell. Nje studim madje tregon se njerzit qe marrin sasine e nevojshme te vitamines D kane 72 % me pak rrezik per skleroze multiple se sa burrat dhe grate qe kane nivele te reduktuara.
4.Gjithashtu vlerat e Diabetitit te Tipit 1 ndryshojne ne baze te shtrirjes gjeografike. Per shembull nje femije ne Finlande ka rreth 400 here me shume mundesi te vuaj nga Diabeti i Tipit 1 se sa nje femije qe jeton ne Venezuela.
Nje studim 30 vjecar monitoroi 10,000 femije finlandez qe nga lindja. Femijet qe merrnin suplemente te Vitamines D gjate femijerise kishin 90% risk me te reduktuar per Diabet te Tipit 1 se sa femijet qe nuk i merrnin. Shume studime te tjera te bera ne Europe kane treguar se vitamina D mund te mbroje nga diabeti por behet fjale vetem per diabetin juvenil.
5.Vitamina D mund te luaj gjithashtu nje rol ne zhvillimin e ftohjeve apo gripit. Zakonisht njezit semuren me shpesh me grip apo ftohje ne dimer, por nje doktor Britanik hodhi hipotezen se kjo mund te vije si pasoje se nivelet e vitamines D jane me te ulta ne dimer.
6.Gjithashtu vitamina D nxit prodhimin e qelizave imunitare te cilat luftojne mikrobet.

1 thought on “Vitamina D: Gjithcka Qe Duhet Te Dini Per Vitaminen Qe Merret Nga Rrezet e Diellit”

Comments are closed.