Vrapi I Lehte Ju Zgjat Jeten Edhe 6 Vite Me Shume

Vrapi i lehte ne menyre te rregullt mund t’ju shtoje 6-vite jete, ky perfundim ka ardhur nga nje studim i kryer ne Danimarke. Sipas nje kardiologu ne Kopenhagen, Peter Schnohr, rezultatet e studimit dhane nje pergjigje perfundimtare per pyetjen nese vrapi i lehte ishte i mire per shendetin. “Tani mund te pohojme me siguri qe vrapi i lehte ne menyre te rregullt, zgjat jeten. Dhe lajmi i mire eshte qe nuk duhet e stermundoheni per te perfituar benefitet e tij, mjaftojne nje pale atlete dhe nje pale tuta”

vrapi i lehte ju zgjat jeten edhe 6 vite me shume

Per te realizuar studimin, kerkuesit krahasuan vdekshmerine e atyre qe vraponin me ata qe nuk vraponin, ku moren pjese 20 000 persona te moshave nga 20-93 vjec, duke filluar qe nga viti 1976. Per te bere kete krahasim, u pyeten meshkujt dhe femrat qe vraponin, se sa here ne jave vraponin dhe me cfare shpejtesie vraponin. “Por duke pasur nje diference kaq te madhe moshash, me shume mundesi do te prireshim drejt nje mendimi subjektiv”- shprehet Dr.Schnohr.

Ne 35 vitet e mepasshme, studimet treguan qe kishin vdekur 10.158 persona qe nuk vraponin dhe 122 persona qe vraponin. Kjo tregoi qe vdekshmeria tek femrat dhe meshkujt qe vrapojne, ulet me 44%. Gjithashtu u konstatua nje diference midis meshkujve dhe femrave. Meshkujt qe vraponin i zgjatej jeta me 6.2 vite, ndersa femrave me 5.6 vite.

Te besh vrap te lehte per 2 ose 2 ore e gjysem ne jave, ju siguron efektet me te mira. Mund te ankoheni qe keni pak veshtiresi ne frymemarrje, por jo qe po ngelni pa fryme. Pra, vdekshmeria eshte me e ulet tek njerezit qe bejne vrap te moderuar krahasuar me ata qe nuk vrapojne fare apo me ata qe sterviten ne nivele ekstreme.

njerezit qe bejne vrap te lehte jetojne me gjate

Disa nga efektet pozitive te vrapit te lehte qe ndikojne ne jetegjatesi jane si me poshte:

  • Thithja e oksigjenit behet me mire
  • Permiresohet ndjeshmerine ndaj insulines
  • Rregullon nivelin e lipideve (rrit prodhimin e kolesterolit “te mire” dhe ul nivelin e triglicerideve)
  • Permireson funksionin e zemres
  • Permireson densitetin e kockave
  • Permireson sistemit imunitar
  • Permireson gjumin
  • Permireson gjendjen psikologjike

Persa i perket permiresimit ne shendetin psikologjik, Dr.Schnor e lidh me faktin qe njerezit krijojne me shume marredhenie shoqerore kur dalin per te vrapuar. Gjithashtu njerzit qe bejne vrap te lehte te pakten 3 here ne jave e perballojne me mire stresin gje qe rrit kapacitetin ne pune dhe con ne nje jete me active. Vrapi I lehte ndihmon edhe ne uljen e presionit te gjakut, redukton mpiksjen e pllakezave te gjakut dhe parandalon obezitetin.