Yyy- Cfare Gjendet Ne Te Vertet Ne Ujin E Pishines

Uji i shnderritshem dhe i kalter si kristal duket shume i mire ne keto dite te nxehta vere. Por a e dini se ku futeni sa here qe zhyteni ne nje pishine?

femije ne pishina

Si fillim te themi urine edhe fekale.
Nese mendoni se klori ju mbron plotesisht nga keto edhe mbetje te tjera ju keshillojme ta rimendoni.
Njerzit mendojne se uji eshte steril sepse uji i pishines permban klor ne te por ne te vertete sapo ju fusni trupin, uji nuk eshte me steril. Trupi i njeriut ka shume baktere dhe mikrobe te cilat mund te shperndahen ne uje.
Kete baktere dhe mikrobe qe vine nga trupi juaj apo i notuesve te tjere te pishines e bejne me te veshtire punen e klorit.

Armiku me i madh: urina. Arsyeja e vertete pse notuesve u behen syte e kuq apo u irritohen nuk eshte klori ne vetvete por reaksioni qe shkaktohet kur urina perzjehet me klorin: tha Thomas Lachocki, PhD, CEO ne National Swimming Pool Foundation.

Kur klori lufton me urinen dhe mbetjete e tjera ai humb aftesine per te na mbrojtur nga bakteret e tjera qe ndodhen ne pishine.
Klori eshte i zene me perzjerjen asaj qe hedhim ne pishine prandaj mbetet me pak sasi klori qe te vrase bakteret. Studimet tregojne se nje person mesatarisht hedh ne uje:

  • 0.14 gram fekale
  • nje ose dy kanace si ajo e Coca-cola-s te mbushura me djerse
  • nje filxhan urine
  • miliarda mikrobe te lekures

Femijet mund te hedhin rreth 10 gram fekale ne pishine. Prandaj nese 100 femije shkojne ne nje pishine ata hedhin 1000 gram fekale ose 1 kg. Po nese marrim parasysh qe ne nje pishine lahen 1000 femije te ndryshem atehere ata do te lahen ne pishine qe permban 10 kg fekale.

Rreziqe te tjera pluskojne ne uje

Uji i pishine mund te permbaje gjithashtu norovirus, E. coli, dhe legionella. Klori mund ti vrase ato por nese ne hapsiren e kohes qe i duhet klorit per te bere punen e tij ju gelltisni qofte edhe nje sasi te vogel uji mund te infektoheni.
Cryptosporidium eshte nje parazit qe gjendet tek te semuret me diarre, ai mund te rezistoje ne uje me klor per rreth 10 dite dhe mund tju semure per jave te tera.

Eshte e vertete qe shteti dhe bashkite kane vendosur rregulla per te mbajtur nen kontroll pishinat por sa prej ketyre pishinave kontrollohen periodikisht nese i permbahen ketyre rregullave higjieno-sanitare?
Niveli i keshillueshem i klorit duhet te jete 1.0-3.0 pjese per milion ppm.

Cfare mund te beni?

test per pishina

Mund tju sugjerojme te blini kite per te testuar nivelin e klorit ne ujin e pishines qe doni te frekuentoni. Sasie e madhe e baktereve mund te reduktoje nivelin e klorit. Megjithate shpesh ngelet ne dore te njerzve qe frekuentojne nje pishine qe te mbrojne veten e tyre ne rradhe te pare dhe pastaj te tjeret.
Mund te jete e keshillueshme te behet dush perpra se te te futeni ne pishine apo te mos futeni fare ne pishine nese jeni te semure.

Menyra te tjera per te evituar shperndarjen e baktereve jane:

  • Evitoni te fusni uje ne goje dhe ta gelltisni ate
  • Mos beni urinen apo nevojat personale ne pishine
  • Mos frekuentoni pishina te mbipopulluara, plazhi do te ishte nje alternative me e shendetshme
  • Beni rregullisht dush per shperlarje
  • Kontrolloni bebelinen e femijes tuaj cdo nje ore dhe nderrojeni ate larg nga pishina.