12 Arsye Pse Seksi Ju Zgjat Jeten

Vertete eshte kaq i rendesishem seksi? Nga shume kerkime e studime qe jane bere ne lidhje me kete teme, eshte mese e qarte qe nje jete e shendetshme seksuale eshte thelbesore per jeten tuaj, madje mund edhe ta zgjase ate.

seksi ju zgjat jeten

Per qeniet njerezore, seksi nuk sherben vetem per tu riprodhuar, ai na ben me te shendetshem, me te lumtur, me aktive si fizikisht dhe psikologjikisht, me vigjilent, me te ndjeshem dhe me te kendshem.

Ka fakte surprizuese ne lidhje me te mirat qe sjell nje jete seksuale e shendetshme. Me poshte po ju japim ato me interesantet:

1. Lufton ftohjet dhe gripin

seksi redukton ftohjet dhe gripin

Sipas nje studimi ne Universitetin e Wilkes, SHBA, njerezit qe bejne seks mbi dy here ne jave, kane prirje qe te kene nje sasi me te madhe te antitrupit imunoglobulina A (IgA) krahasuar me ata qe bejne seks me rralle. Cdo te thote kjo? Ky antitrup IgA, eshte mbrojtesi kryesor ndaj te ftohures dhe gripit, prandaj seksi eshte i shendetshem ne kete kendveshtrim.

2. Djeg kalori

seksi djeg kalori

Seksi rrit qarkullimin e gjakut dhe shpeshton rrahjet e zemres. Pra seksin mund ta shohim ne nje fare menyre edhe si stervitje dhe eshte shume me argetues se vrapi. Edhe pse seksi nuk eshte se djeg aq shume kalori (rreth 30 kalori gjate 20 minutave seks mesatarisht energjik), perseri djeg me shume kalori se sa te rrini ulur ne divan perballe televizorit apo kompjuterit.

3. Redukton riskun e semundjeve te zemres

seksi redukton rrezikun per semundjet e zemres

Rezultatet e studimeve te shumta kane treguar qe nje jete seksuale aktive eshte e lidhur ngushte me jetegjatesine. Me sakte, seksi ul rrezikun per atak kardiak apo semundje te tjera te zemres. Nje studim irlandez ne 1997 tregoi se kryerja e marredhenieve seksuale 3 ose me shume here gjate javes, ul rrezikun tek meshkujt per crregullime te zemres me 50%. Ky rezultat eshte perforcuar edhe nga studime te mevonshme.

4. Rregullon nivelet e hormoneve

seksi rregullon nivelet e hormoneve

Pse duhet tju interesoje kjo? Sepse nje nivel normal i hormoneve lidhet me cikle menstruale te rregullta dhe zvogelon simptomat negative te menopauzes.

5. Kuron dhimbjen e kokes dhe lehteson dhimbjet e tjera fizike

seksi redukton dhimbjet e kokes dhe dhimbjet e trupit

Ne rast se partneri juaj per te mos bere seks perdor justifikimin se ka dhimbje koke, tregojini qe seksi e ndihmon per ta lehtesuar. Kjo sepse gjate marredhenies, ne trupin tuaj clirohet hormoni i oksitocines, e cila lehteson dhimbjen.

6. Ul presionin e gjakut dhe redukton stresin

seksi redukton stresin dhe ul tensionin e gjakut

Nje tjeter efekt pozitiv i clirimit te hormonit te oksitocines gjate orgazmes, eshte: qetesimi i nervave. Sipas studimeve, oksitocina kundervepron ndaj efekteve te hormoneve te stresit (kortizol). Gjithashtu seksi ju ndihmon te beni nje gjume me te mire sepse oksitocina jo vetem ju qeteson por ajo nxit edhe gjumin.

7. Ul riskun per kancer te prostates

seksi redukton riskun per kancerin e prostates

Nje studim Australian ne 2003, tregoi qe meshkujt me moshe nga 20-50 vjec, sa me shpesh te kishin ejakulime (derdhje te spermes), aq me pak ishin te rrezikuar nga kanceri i prostates. Presupozohet qe nje mashkull me moshe 20 vjec te kete ejakulim te pakten 1-here ne dite. Nje vit me vone nje tjeter studim i ngjashem tregoi qe meshkujt qe kishin ejakulim te pakten 5-here ne jave, pavaresisht nese e arrinin nepermjet marredhenieve seksuale apo me masturbim, kishin probabilitet me te ulet per tu prekur nga kanceri i prostates.

8. Ul riskun per kancer te gjoksit

seksi parandalon kancerin e gjirit

Edhe femrat mund te perfitojne nga seksi. Sipas Dr. Goldstein, femrat qe kryejne marredhenie seksuale me shpesh, kane risk me te ulet per tu prekur nga kanceri i gjoksit. Kjo fale clirimit te hormoneve te oksiticines dhe DHEA gjate orgazmes.

9. Rrit vete-vleresimin dhe permireson humorin tuaj

seksi rregullon humorin dhe rrit vetebesimin

Nje jete e shendetshme seksuale ka edhe perfitime psikologjike. Ndjesia qe jeni ne “qiellin e shtate” pas seksit, zgjat me shume se cmendoni. Sipas Dr. Goldstein, nje jete e shendetshme seksuale eshte e lidhur me nje kenaqesi qe zgjat dhe me shendetin psikologjik. Gjithashtu rrit aftesite tuaja per te komunikuar ne menyre intime dhe te sinqerte. Personat qe kane nje jete aktive seksuale, jane me pak te prirur ndaj aleksetimise, e cila eshte nje tipar i personalitetit i karakterizuar nga paaftesia per te shfaqur emocionet. Me fjale te tjera, njerezit qe bejne seks mund ti shprehin me mire emocionet e tyre.
Mbani mend: sa me shpesh te beni seks, aq me pak jeni te prirur ndaj depresionit dhe stresit.

10. Parandalon pre-eklampsine

seksi shmang preeclampsine

Pre-eklampsia eshte nje gjendje kur rritet tensioni gjate shtatzenise dhe sasia e proteinave ne urine pas javes se 20-te. Nese femra para shtatzenise ka pasur ekspozim te mjaftueshem ndaj spermes se partnerit, ajo ka me pak mundesi qe te preket nga pre-eklampsia.

11. Permireson nuhatjen

seksi permireson nuhatjen

Shkencetaret e kane ditur prej kohesh qe hormoni prolaktine clirohet mbas orgazmes si te meshkujt ashtu edhe te femrat. Me pas ne 2003 nje grup studiuesish kanadeze zbuluan qe tek minjte, prolaktina shkaktonte prodhimin e neuroneve te reja nga qelizat e trurit. Keto neurone te reja krijoheshin ne bulbin e nuhatjes ne tru dhe jane pergjegjes per nuhatjen.

12. Permireson kontrollin e fshikezes se urines

seksi rrit kontrollin e urines

Gjate seksit vihen ne levizje “muskujt e Kegelit” ne pjesen e legenit, te cilet jane gjithashtu muskujt qe mbajne nen kontroll fshikezen e urines. Pra nje jete seksuale aktive, parandalon shfaqjen e problemeve me fshikezen e urines dhe me kontrollin e urinimit.