A Jane Te Shendetshem Embelsuesit Artificiale?

Do ju flasim ne lidhje me embelsuesit artificiale sepse ka shume konfuzion dhe keqkuptime ne lidhje me keto embelsues pa kalori qe perdoren masivisht ne konsumin e perditshem. Embelsuesit artificiale dhe nje liste e gjere produktesh te embelsuara me to, tregtohen vazhdimisht si “ushqime te shendetshme” ose “me te shendetshme” se sheqeri apo produkte te embelsuara me shurup misri.

sheqerna natyral apo artificial

Por, a jane vertete te tille? Disa nga embelsuesit artificiale me te zakonshem ne treg jane:

  • Sucraloz (splenda)
  • Aspartam
  • Saharina
  • Acesulfam K

Keta embelsues artificiale perdoren gjeresisht pothuajse ne cdo pije “dietike”, ne kosin pa kalori “light yogurt”, puding, akullore, ne shume produkte me nivel te ulet te karbohidrateve dhe pothuajse ne te gjitha produktet “pa sheqer”. Madje edhe shumica e bustinave te gatshme me pluhur proteinik, jane te bera me embelsues artificial (po ti hidhni nje sy perberesve, me siguri do te vini re ndonjerin prej tyre).

Splenda eshte nje nga mashtrimet me te keqija te pretendimit per “produkte te shendetshem” apo qe jane bere me sheqer natyral. Mos u genjeni nga keto fjale. Sido qe te jete ato mbeten substanca artificiale. Ajo cfare prodhuesit nuk ju tregojne eshte fakti qe Splenda eshte ne te vertete nje substance kimike e modifikuar, struktures kimike te se ciles i shtohet klor duke e bere me te ngjashme me pesticide te kloruara se sa me ushqime te pershtatshme per te ngrene apo per te pire. Eshte pikerisht ky nje nga keqkuptimet me te medha ne lidhje me embelsuesit artificiale. Por me i trishtueshme eshte fakti qe shume njerez i perdorin keta embelsues si Splenda, duke rrezikuar edhe familjaret e tyre duke menduar qe po bejne nje zgjedhje te shendetshme.

sheqer artificial

E verteta eshte qe embelsuesit artificiale as qe nuk jane te “denje” per etiketimin “te shendetshem”, perkundrazi ato mund te jene shume te demshem per shendetin tuaj, madje me te demshem se sheqeri apo shurupi i misrit. Pjesa me e madhe e njerezve, mendojne qe po bejne dicka te mire per veten e tyre, kur zgjedhin pije “dietike” apo “kos pa kalori” ne vend te produkteve te tjera me sheqer, por e verteta eshte qe ata rrezikojne shume me konsumin e ketyre pijeve apo ushqimeve te embelsuar ne menyre artificiale.
Ndoshta mund te zhgenjeheni nga keto pohime kontradiktore qe degjoni cdo dite, ne lidhje me cilat ushqime jane te mira per ju dhe cilat nuk jane. Me siguri edhe sot keni pare diku ndonje promocion per benefitet e nje produkti me embelsues artificial per shendetin tuaj. Por, mos u shqetesoni. Thjesht lexoni faktet e meposhtme, lini menjane reklamat per marketing dhe zbuloni te verteten. E verteta bazohet ne faktin qe embelsuesit artificiale dhe sheqeri apo shurupi i misrit jane armiq te shendetit.
Por cili eshte armiku me i rrezikshem?

Me siguri ju keni informacion mbi problemet qe shkaktojne produktet me shume sheqer. Ato cojne ne: kalori te teperta, rritje te sheqerit ne gjak dhe nxitjen e prodhimit te insulines. Te gjitha keto jo vetem favorizojne shtimin ne peshe, por gjithashtu ju shtojne edhe oreksin duke i perkeqesuar me shume gjerat. Nga ana tjeter, embelsuesit artificiale ju kursejne disa kalori, por ato mund te shtojne oreksin tuaj per embelsira apo karbohidrate te tjera duke bere qe te hani me shume gjate pjeses tjeter te dites. Per kete arsye ju nuk kurseni asnje kalori.

Studimet gjithashtu, kane treguar qe embelsuesit artificiale mund te stimulojne rritjen e nivelit te insulines ne organizmin tuaj, gje e cila con ne depozitimin e dhjamit. Te katert embelsuesit artificiale qe permendem me siper, jane kimikate te rrezikshem per organizmin e njeriut, te cilat thjesht duhen shmangur. Gjithsesi, shume nga ne konsumojne nje sasi te madhe te ketyre kimikateve cdo dite.

Pervec fakteve te mesiperme, ka ceshtje te tjera shendetesore ku perqendrohen studimet shkencore qe lidhen me keto embelsues artificiale:

– disa lidhen me rrezikun per shkaktimin e kancerit
– kane efekte negative ne veshka, melci apo organe te tjera
– nxisin oreksin – shkaktojne probleme gastrointestinale (stomakut dhe zorreve)
– shfaqjen dhe zhvillimin e problemeve tek fetusi dhe femijet
– dhimbje koke etj.

Disa nga problemet shendetesore te lartpermendura, nuk jane vertetuar plotesisht nga studimet shkencore. Por shume prej tyre vertetuar ne studimet me kafshet, duke i dhene doza te medha te ketyre substancave. Gjithashtu nese do te kerkoni me tej, do te gjeni shume njerez qe pohojne efektet negative te embelsuesve artificiale ne shfaqjen e shume semundjeve, me perdorimin e tyre per vite me rradhe. Pavaresisht nga fakti qe nuk eshte vertetuar lidhja qe ekziston midis ketyre embelsuesve dhe problemeve shendetesore, do ju keshillonim te mbronit veten tuaj dhe familjen duke shmangur perdorimin e ketyre kimikateve artificiale te rrezikshme.

Me siguri qe kompanite qe tregtojne keto produkte, pavaresisht ketyre ceshtjeve te problemeve shendetesore potenciale, do te vazhdojne me pretendimet e tyre qe keto produkete jane te sigurta dhe te shendetshme.

Ju mos i besoni! Mbani mend qe organizmi i njeriut nuk eshte i afte te perballoje substanca te huaja si embelsuesit artificiale.