Keni Pire Shume Mbremjen e Kaluar? Si Te Lehtesoni Dehjen Ne Menyre Efektive?

wine-hangover

A ju ka ndodhur ndonjehere te deheni?
Me siguri qe po, dhe sigurisht qe nuk eshte nje gje e bukur. Dehja eshte nje gjendje toksike ose ndryshe mund te quhet helmim nga alkoli. Simptomat tipike jane: dhimbja e kokes, marrje mendsh, probleme me perqendrimin, te vjella, djersitje dhe ankth. Eshte e vertete qe nuk ndjehesh mire apo jo? Ne baze te sasise se alkolit qe keni pire, dehja mund te zgjase gjithe diten, mbase edhe dy dite, dhe ndonjehere do ju duhet e gjithe java per te rimarre plotesisht energjite.
Ju do te thoni qe ju pelqen alkoni dhe qe jeni fans i tij, qe ju pelqen gjithashtu te festoni pergjate gjithe mbremjes. Ne rregull atehere e vetmja gje qe mund te bejme eshte tju tregojme si te kuroni dehjen apo jo?

Atehere ja ku jemi me disa nga keshillat tradicionale pas dehjes:

1. Bloody Mary (koktail alkolik me leng domateje)

A do te ndiheni me mire me nje Bloody Mary ne organizem, dhe vertete qe ajo ka shije te mire? Ideja eshte qe meqenese pasi keni pire gjithe naten, te nesermen ne mengjes trupi fillon ndjen mungesen e alkolit atehere duke pire perseri pak alkol do te largoni te gjithe simptomat e dehjes.
Por ka nje problem. Ne qofte se vazhdoni me kete parim kur do te pushoni se piri alkool? Do te pini gjithnje? Sigurisht qe jo. Pija me alkol do te japi nje efekt anestetik te perkohshem, por ju vetem sa po zgjasni te paevitueshmen dhe ka shume mundesi qe ta bej dhimbjen e kokes edhe me te madhe.
Prandaj nese po kerkoni te abuzoni me alkolin apo po kerkoni te zhvilloni varesi ndaj tij ose mezi prisni te kaloni dehjen me te keqe te jetes atehere vazhdoni te pini alkol. Ne rast te kundert qendroni larg tij dhe evitojeni.

2.Kafeja

kafeja

Po ajo ndihmon shume qe tju dale gjumi ne mengjes dhe ka shume efekte te mira per shendetin. Po a mund te me ndihmoje kafeja mengjesin pas dehjes?
Ajo mund tju beje te zgjoheni sic ben zakonisht por mos harroni qe kafeja dhe kafeina jane diuretik. Kjo do te thote qe ju dehidraton akoma me teper. Dhe duke marre parasysh qe jeni te dehidratuar nga dehja, dhe mundesite per te qene i/e tille jane rreth 100%, atehere pirja e kafese mund ta komplikoje akoma me teper situaten.
Per me teper kafeina mund te rrise presionin e gjakut dhe rrahjet e zemres. Ajo eshte nje vasokstriktor qe do te thote qe ngushton enet e gjakut e cila ndihmon ne rritjen e presioni dhe pulsit. Te gjitha keto mund ta bejne akoma me keq dhimbjen tuaj te kokes. Pa permendur edhe faktin qe nese ndiheni hiperaktiv apo anksioz, kafeja do i beje gjerat shume me keq. Alkoli njihet si substance qe mund te induktoje ankthin.
Nese e ndjeni patjeter te nevojshme te pini nje kafe per tu zgjuar, pini nje filxhan te vogel dhe shoqerojeni ate me shume uje.

3.Ushqime me yndyre

ushqim me yndyre

Mendimi i pergjithshem eshte qe te ngrenit te ushqimeve me yndyre kur konsumoni alkol do ju ndihmoje ne ngadalsimin e perthithjes se alkolit nga trupi. Kjo eshte mese e evertete. Ushqimi me yndyre e vesh stomakun dhe e ben perthithjen e alkolit me te ngadalte.
Por kur jeni te dehur trupi juaj tashme e ka perthithur alkolin. Asnje sasi ushqimi me yndyre nuk mund ta ndryshoje kete gje. Duhet marre parasysh gjithashtu qe me te perzerat qe keni, ushqimi me yndyre nuk duket shume terheqes.
Qe ta sqarojme me mire, nese hani ushqim me yndyre perpara se te pini alkol atehere eshte gje tjeter, por nese jeni te dehur atehere jo nuk funksionon.
Alkoli bllokon perthithjen e disa lendeve ushqyese te rendesishme, dhe ju urinoni elektrolite te rendesishme. Prandaj nese arrini te ushqeheni do ju keshillonim nje omlete. Nese ndjeni shume te perzjera atehere krekers dhe uje, ose supe pule.

4.Ilace per dhimbjen

medikamente

Ka tre lloje kryesore ilacesh qe do provoni te perdorni per te hequr ate dhimbjen e padurueshme te kokes: Acetaminophen (Paracetamol), Ibuprofen ose Aspirine. Nje gje qe duhet te kuptoni eshte qe nderkohe qe keto ilace do tju lehtesojne dhimbjen e kokes do i bejne gjerat e tjera me keq.
• Paracetamol- Sic e dime alkoli demton melcine. Paracetamoli gjithashtu demton melcine prandaj do keni dyfish probleme me melcine nese i perzjeni te dy bashke keto elemente. Mbi te gjitha sipas nje studimi nga universiteti i Texas: perzjerja e alkolit me paracetamolin ka efekte negative mbi shendetin me pasoje semundje te veshkave.
• Ibuprofen- Alkoli e irriton membranen e stomakut ashtu sic mund te keni vene re pasi jeni dehur. Ceshtja eshte qe edhe ibuprofeni e irriton membranen e stomakut gje qe mund te coje deri ne ulcer te stomakut nese i perzjeni shpesh bashke keto dy elemente.
• Aspirine- Ne menyre te ngjashme si ibuprofeni edhe aspirina mund te shkaktoje hemorragji te stomakut. Fakt i rendesishem eshte qe me aspirinen gjaku behet me i holle. Problemi eshte qe edhe alkoli e hollon gjakun dhe kjo mund te coje ne probleme serioze shendetesore me gjakun deri ne probleme te koagulimit.
Prandaj ju keshillojme ta mendoni dy here perpara se te merrni ilace pas dehjes. Nese duhet patjeter te merrni dicka, sipas studimeve eshte me e preferueshme nje doze e vogel ibuprofeni se sa te tjerat. Megjithate mbani mend qe nuk eshte pa pasoja.

5.Sauna

sauna

Mendoni qe do te nxirrni toksinat jashte bashke me djersen apo jo? Jo nuk eshte e vertete.
Shume njerez mendojne se mund te nxirret nje pjese e alkolit nga organizmi me ane te djerses. Lajm flash, kur jeni dehur, alkoli qe keni pire eshte duke u perpunuar ne melci, demi eshte bere tashme. Jo vetem kaq por ju jeni edhe shume te dehidratuar.
Qendrimi ne sauna mund te shkaktoje djersitje te madhe duke ju dehidratuar akoma me teper. Ju nuk po nxirrni asnje toksine nepermjet djerses. Djersa eshte nje mekanizem mbrojtetje i organizmit per te ulur temperaturen e trupit dhe jo per te nxjerre alkolin, eshte melcia ajo qe ka kete rol. Rritja e dehidratimit nga djersitja kur jeni te dehur mund te coje ne probleme serioze per shendetin deri ne probleme te zemres.
Prandaj mund te themi qe nuk eshte edhe aq ide e mire.

6.Stervitje

DAILY-EXERCISE

Nese nuk ndiheni te vdekur deri ne piken sa nuk ngriheni dot nga krevati, atehere nje stervitje e lehte mund te jete ide e mire. Varet sa shume jeni dehur.
Stervitja do bej qe organizmi te leshoje endorfinat dhe ju do te ndiheni me mire, pa permendur faktin qe do reduktoje ndjenjen e fajit per gjithe ato kalori te marra me alkolin.
Gjithsesi duhet te beni kujdes, trupi juaj nuk eshte ne nje gjendje normale sic e permendem me siper, jeni i dehidratuar. Prandaj kujdesuni te mos ndiheni te vdekur nese do perpiqeni te beni sadopak aktivitet fizik.
Zgjidhni modaliteti kardiovaskular qe deshironi: ecje te shpejte, not te lehte, ose cdo gje tjeter qe ju ve ne levizje. Mbani mend te hidratoheni gjate gjithe kohes. Mos e detyroni veten te sterviteni nese ndiheni shume keq sepse eshte trupi juaj qe po ju thote jo.

7.Uji

glass_of_water

A ju ka thene ndokush te nderroni alkolin me uje dhe te siguroheni qe po hidratoheni? Nese po atehere kane pasur te drejte.
Tashme e kemi perseritur mjaftueshem qe alkoli ju dehidraton. Ndoshta nje birre e ftohte mund te duket freskuese por nuk eshte. Ju po nxirrni jashte trupit me ane te urines te gjithe elementet e nevojshem.
Ne fakt simptomat e dehjes dhe dehidratimit jane shume te ngjashme: dhimbje koke, te perzjera, lodhje. Dehja vjen me probleme shtese si grumbullimi i toksinave megjithate dehidratimi eshte nje kontribues shume i rendesishem i asaj ndjesise se keqe qe ju shoqeron pas dehjes.
Per me teper ju nuk keni pire uje gjate gjithe nates sepse keni qene ne gjume. Edhe sikur te mos kishit pire alkol ne mengjes ju duhet te rehidratoheni. Ne rastin e dehjes duhet te beni dyfishin.

8.Gjumi

gjume

 

Kur keni grip apo ftohje cfare beni? Perpiqeni te hani pak supe dhe te pini shume uje apo jo? Por me e rendesishmja perpiqeni te pushoni sa me shume. Kur jeni dehur, duhet te kuptoni qe ne fakt jeni i semure. Gjumi eshte nje nga gjerat me te mira qe mund te beni per te ndihmuar trupin tuaj te marre veten.
Oh ju duhet te zgjoheni heret per ne pune? Nese mund te merrni leje, bejeni se me te vertete qe jeni semure.
Alkoli mund tju beje te ndiheni i pergjumur por ne te vertete ai e shkaterron gjumin. Pija demton gjumin REM, fazen me te thelle dhe me te rendesishme te gjumit, faze ne te cilen ruhen kujtimet dhe zhvillohet truri.
Pra ai gjumi qe bete pasi u dehet si ishte? Gjume koti apo jo? Jo vetem qe keni marrje mendsh por jeni edhe pa gjume. Ju duhet te qetesoni dhe te lini trupin te sherohet. Fjetja eshte nje nga gjerat me te mira qe mund te beni per veten tuaj nese jeni i pire.

9. Kura e vertete – Parandalimi

Atehere qe te jemi realiste. Ne momentin qe keni simptomat e dehjes, demi ndaj organizmit eshte bere. Nese prisni pak gishtin, do kerkoni si te sheroni gishtin e prere? Jo do te lini trupin te sherohet.
Prandaj kurimi nga dehja varet i gjithi nga parandalimi. Si permendem edhe ne rreshtat me siper dehja tregon qe jeni helmuar nga alkoli sepse ai eshte nje helm. Ka disa gjera qe mund te beni si: te hani ushqim te mire, te hidratoheni edhe te pushoni. Lereni melcine te perpunoje te gjithe mbeturinat dhe ti nxjerre jashte trupit.
Behuni te pergjegjshem per veprimet tuaja nderkohe qe pini. Mos u corodisni edhe te pini sa majtas djathtas. Sigurohuni qe te keni ngrene perpara dhe vazhdoni te hani gjate kohes qe konsumoni alkol ne menyre qe te ngadalsoni perthithjen e tij. Gjithashtu hidratohuni. Nje rregull shume i mire eshte nje gote uje me cdo pije.

Pini me zgjuarsi qe te mos zgjoheni te nesermen pa mbajtur mend asgje nga nata e kaluar.