Menuja me e re me ushqime “Seksi”

Behuni gati te ngacmoni disa pjese vitale te trupit tuaj, me keto super ushqime per te cilat kerkimet e vazhdueshme e kane perforcuar me shume statusin e tyre si “afrozodiake”.
Bejini pjese te menuse tuaj keto 6-ushqime :

Cokollata

cokollata

E embel dhe sensuale, cokollata ben me shume se sa thjesht te kenaqe shijen tuaj. Ajo permban nje perberes te quajtur Feniletilamina, e cila lidhet me clirimin e endorfines. Kjo e fundit pushton trupin tone pas stervitjes dhe te jep ndjesine natyrale te te qenurit mire. Interesant eshte kerkimi i bere nga Universiteti i Guelphit, Kanada, ku u kryen me qindra studime per te pare substanbcat afrozodiake (substance qe rrit deshiren seksuale) te mundshme ne cokollate. Rezultati ishte qe edhe pse njerezit mendonin qe pas ngrenies se cokollates rritej deshira e tyre per seks, kjo gje gjithsesi nuk lidhej me deshiren seksuale apo me kenaqesine. Me fjale te tjera, fuqite seksuale te cokollates ndodhen te gjitha ne trurin tuaj, ku nxitet clirimi i endorfines dhe serotonines.

Por edhe kjo funksionon: Shijoni nje porcion te kontrolluar te cokollates (15 gr) me nje filxhan caj te nxehte.

Kafeja

kafeja

Era qe le ne goje smund te jete dhe aq terheqese, por kafeja vete permban disa cilesi seksi. Sipas nje studimi eshte vertetuar qe deshira seksuale tek femrat gjallerohet pas pirjes se kafes, e cila stimulon ate pjese te trurit qe kontrollon deshiren seksuale.
Por kujdes: Jini te vemendshem ne konsumin e kafes ne oret e vona te pasdites, pasi berja e nje gjumi te shendetshem eshte po aq e rendesishme per shendetin tuaj te pergjshem. Per disa njerez kufizimi i kafeines pas ores 2.00 te drekes eshte kthyer ne rregull.

Vezet

vezet

Keto jane burime te besueshme te aminoacideve L-arginine, te cilet kane treguar qe jane shume efektive ne kurimin e disfunksionit erektil. Dhe ato nuk jane te pershtatshme vetem ne mengjes. Provoni ndonjehere nje recete te lehte me veze te skuqura per darke.

Pjeshket

pjeshket

Struktura e bute, ngjyra e bukur dhe aroma e tyre verore jane pa dyshim terheqese, por keto jane thjesht pluse per pjeshken. Nga studimet rezulton qe ato kane nje permbajtje te larte te vitamines C, e cila i kthen si nje lloj droge per pjellorine e meshkujve. Konsumi i larte i pjeshkeve con ne nje sperme me cilesore (pa hyre shume ne detaje, kjo eshte dicka pozitive). Copezat e ngrira te pjeshkeve jane me te pasura me vitamine C se sa ato natyralet. Keshtu qe fshihni disa copa ne ngriresin e frigoriferit tuaj dhe shijojini bashke me partnerin tuaj.

Shafrani

shafrani

Shafrani, nje erez e mrekullueshme, me ngjyre te verdhe te hapur, ka nje perberje te bute dhe nje arome delikate, qe perdoret shume ne Spanje apo ne gatimet Mesdhetare. Shafrani njihet per vetite e tij ne permiresimin e performances seksuale (ia vlen kostoja e tij qe shkon 11$ per gram). Menyra me e mire per te marre benefitet e tij eshte qe te fusni fijet e tij ne uje te ngrohte (jo shume te nxehte), apo ne lengun e supes per 15 minuta dhe shtojani recetes tuaj. Shkon me cdo recete, me frutat e detit, me mishin edhe me supen.

Bifteku

bifteku

Mishi i vicit pemban zink, hekur dhe shume proteina e vitamina B. Per me shume eshte kaq tunduese aroma dhe tingujt e tij kur e pjekim ne zgare. Eshte pak a shume si nje paraloje seksuale qe mund ta hani. Pervec te qenurit i mire per nje performance te mire seksuale, bifteku mbart ate ndjesine e okazioneve speciale. Kerkoni biftek nga vica te ushqyer me bar, per ta bere receten tuaj edhe me te shendetshme.

Shalqini

shalqini

Ky frut i lengshem e shume i preferuar, ka nje permbajtje te larte te aminoacideve te quajtura citrulina, te cilat trupi juaj i perdor per te prodhuar nje tjeter aminoacid, argininen, e cila eshte e lidhur me shendetin e eneve te gjakut. Tek meshkujt kjo mund te perkthehet ne ereksione me te shendetshme, ndersa tek femrat kjo lidhet me rritjen e deshires seksuale, sipas nje studimi ne Universitetin e Hawait. Le te jemi te sinqerte, ka dicka seksi ne kafshimin e shalqinit plot me leng, ne nje dite te nxehte vere.