Perdorimi Per Kohe Te Zgjatur I Paracetamolit Mund Te Sjelle Rreziqe Shendetesore

Analiza e studimeve shkencore tregon se nuk eshte nje medikament beninj nese perdoret per kohe te tejzgjatura apo ne doza te larta.
Paracetamoli (Acetominofen) mund te mos jete aq i sigurte sa mendohej. Ne doza te larta dhe perdorimi i tij per nje kohe te gjate lidhet me rritje te rreziqeve shendetesore sipas studimeve te fundit.

paracetamol

 

Paracetamoli eshte nje nga analgjeziket me te perdorur ne bote.

Eshte trajtimi kryesor per dhimbjen sipas organizates boterore te shendetit dhe konsiderohet me i sigurte se medikamentet e tjera anti-inflamatore jo steroide si aspirina apo ibuprofeni.
Megjithate nje grup i vogel studimesh ka ngritur pyetjen nese siguria e paracetamolit per perdorime te zgjatura dhe ne doza te medha per kontrollin e dhimbjes eshte e njejte. Kjo sipas Dr.Philip Conaghan, profesor ne Institutin e mjekesise se reumatologjise ne Angli.

Perdorimi i madh i paracetamolit shoqerohet me semundje veshkash dhe hemorragji ne traktin tretes. Sipas autoreve te ketyre studimeve ky medikament eshte lidhur gjithashtu me risk me te larte per infarkt dhe presion te larte arterial.

Madje nje studim tregoi se mbi perdorimi i paracetamolit mund te rrise riskun per vdekje te parakohshme me rreth 60%.

Conaghan tha:- Doza me te larta mund te shoqerohen me efekte anesore te siperpermendura. Kjo eshte nje arsye me shume per te pasur kujdes me medikamentet qe njerzit marrin per kohe te gjata sepse te gjitha kane efekte anesore.
Autoret po kerkojne nje rishikim te efektiviteti dhe sigurise se perdorimit te paracetamolit duke qene se rreziqet e verteta jane shume me te larta se perceptimi i shoqerise per to.

Efektet negative duken te ngjashme me ato te anti-inflamatoreve te tjere jo steroid.

Megjithate dr. Robert Wergin, president i Akademise Amerikane te mjekeve te familjes thote qe: – kur pihet me raste apo ne doza te vogla ne rastin e trajtime te gjata ne kohe duket te jete i sigurte.
Mund te jete ende medikamenti i duhur nese perdoret ne doza te pershtatshme thote Wergin.
Ai tha gjithashtu:- ky studim ende nuk do te ndryshoje mesazhin tim ndaj pacienteve, domethene te evitojne doza te larta te parcetamolit dhe ti qendrojne recetes se mjekut.

Kjo permbledhje studimesh mori nen vezhgim 665,000 persona ne SHBA,Britani,Danimarke dhe Suedi.
Megjithate prodhuesi McNeil i kompanise me te madhe prodhuese ne SHBA “Tylenol” thote qe studimet nuk ishin prova klinike. Njerzit raportuan per perdorimin e paracetamolit dhe studjuesit ndoqen problemet shendetesore qe ata kishin por pa i ndjekur ata nga momenti qe ata ishin te shendetshme deri ne shfaqjen e simptomave.
Kujdesi ndaj klientit i firmes eshte i vendosur t’u jape konsumatoreve produktet te sigurta dhe efektive dhe rekomandon gjithnje leximin me kujdes te fletes shoqeruese. Nese ata kane pyetje rreth perdorimit te medikamenteve te kontaktojne menjehere me mjekun e tyre apo me farmacistin.

Dr Nortin Hadler, profesor i merituar i mjekesise ne Universitetin e Carolines se Veriut, tha se njerzit e perfshire ne studim mund te kene perdorur me shume paracetamol si pasoje e semundjeve qe kane, keshtuqe nuk duhet fajesuar medikamenti apriori per gjendjen e tyre shendetesore.
Semundja kronike e veshkave shkakton nje dhimbje te rendesishme. Ata mund te kene pire paracetamol per te qetesuar dhimbjen nga semundja e veshkave. Ata nuk e zhvilluan semundjen kronike te veshkave sepse pine paracetamol.
Analgjezik te tjere apo medikamente te tjera mund te kene kontribuar ne problemet shendetesore sipas ketij autorit.

Studimet ndoqen pacientet nga pak vjet deri ne 20 vjet qe perdornin paracetamolin
Ato gjithashtu ndryshojne ne menyren se si u llogarit perdorimi i paracetamolit tha Conaghan. Disa studime moren perafersisht vleren e perdorimit te medikamentit, ndersa disa te tjere raportuan sasine egzakte te perdorur cdo dite, jave apo muaj duke e bere te pamundur nxjerrje e konkluzioneve te rregullta ne ate qe do te quhej doze e sigurte.
Conaghan tha se do te parapelqente qe njerzit te fokusoheshin me shume ne ndryshimet ne stilin e jeteses qe jane te provuara qe ndikojne ne menaxhimin e dhimbjes si : trajnime, aktivitet fizik, humbje peshe etj…
Problemi eshte qe te gjitha keto aktivitete nuk jane aq te lehta sa pirja e nje medikamenti prandaj nuk jane edhe aq terheqese per njerzit, shtoi ai.

Gjithsesi ngelet ne doren tuaj nese do vazhdoni te perdorni njesoj mjekime te tilla apo tani e tutje do te beheni me te kujdesshem dhe te konsultoheni me mjekun tuaj te familjes.

2 thoughts on “Perdorimi Per Kohe Te Zgjatur I Paracetamolit Mund Te Sjelle Rreziqe Shendetesore”

  1. Pershendetje ju flm per kete shkrime me vlere,une disi si perdori paracetamol kam dhimje barku dhe
    urinim te shpeshte,humbje apetiti,dobsim ne pesh,etj.

Comments are closed.