Renia E Flokeve Tek Meshkujt. Kush Jane Shkaqet dhe Trajtimet?

Renia e flokeve tek meshkujt eshte nje dukuri shume e perhapur dhe eshte vertetuar qe rreth 85% e meshkujve preken nga kjo dukuri pas moshes 50-vjec, megjithese tek disa renia fillon qe para moshes 21-vjec. Ne kohet me te hershme ata qe kishin renie te flokeve konsideroheshin si pa fat dhe te padeshirueshem. Por ne ditet e sotme ky koncept ka ndryshuar madje nje qeros konsiderohet modern dhe terheqes.

renia e flokeve te meshkujt Cfare shkakton renien e flokeve?

Ka disa mite per kete dukuri, si psh : te mbash kapele shkakton renien e flokeve, ti mbash duart tek floket here pas here gjithashtu, por nuk eshte keshtu. Asnjera prej tyre nuk con ne renie te flokeve, as larja e shpeshte, krehja apo stilimi. Megjithate te qenit i kujdesshem parandalon demtimin e flokeve.
Ne te vertete kjo dukuri shkaktohet nga rritja e ndjeshmerise ne disa pjese te skalpit te kokes, ndaj hormoneve mashkullore (androgjene).Kjo dukuri eshte e trashegueshme nga njeri brez ne tjetrin. Keto hormone kryesisht hormoni i quajtur DHT, i tkurrin folikulat, prej te cilave dalin fijet e flokut. Ato zvogelohen aq shume sa nuk mund te zevendesojne floket e humbur. Folikulat jane ende gjalle por nuk jane ne gjendje te kryejne funksionin e tyre.
Por ka edhe raste kur disa barna te caktuara kane ne perberje shume vitamine A apo mungesa e proteinave ne menune tuaj mund te cojne ne renie te flokut.

renia e flokeve te burrat

Renia e flokeve zakonisht shfaqet tek meshkujt ne moshen 20-30 vjec dhe vijon me krijimin e nje modeli te vecante. Ne fillim vijat anesore zgjerohen e me pas floket ne maje te kokes behen gjithnje e me te dobet. Me pas keto pjese pa floke marrin nje forme U-je ne pjesen e mbrapme dhe anesore te kokes. Edhe floket qe mbesin jane me te dobet dhe nuk rriten aq shpejt si me pare.

A mund te prandalohet renia e flokeve?

Renia e flokeve eshte gjenetike, pra e trasheguar dhe kjo dukuri e quajtur alopeci nuk eshte shenje per asnje semundje tjeter. Edhe pse doktori mund tju jape nje trajtim te caktuar, ai do te kete efekte anesore.
Nga studimet eshte vertetuar qe ekziston nje marredhenie e ngushte midis duhanpirjes dhe shpejtesise se renies se flokeve. Keshtu ne qofte se doni nje arsye me teper per te lene duhanin, shtojeni dhe kete ne listen tuaj.
Humbja e menjehershme e flokeve mund te shkaktohet gjithashtu nga semundjet e renda ose stresi.

E rendesishme eshte qe ta pranoni renien e flokeve per ate cfare eshte ne te vertete, dicka natyrale. Ne vend qe te mundoheni per te mbuluar vendet pa floke me ato te mbetura ose me paruke, me mire lerini sic jane ose rruani te gjithe koken.aktor Perqendrohuni ne shume gjera te tjera qe ju keni per te ofruar, ose kujdesuni per gjera te cilat mund ti mbani nen kontroll, psh: te mbani trupin ne forme. Nese keni nevoje per pak suport mendoni qe jeni ne shoqeri te mire me : Ed Harris, Patrick Stewart, Michael Jordan dhe Vin Diesel.

A mund te trajtohet renia e flokeve?

Renia e flokeve eshte dicka natyrale, jo nje semundje, dhe ata qe duan ti rikthehen floket duhet te paguajne shume shtrenjte per procedurat dhe trajtimet.
Ju mund te ngadalesoni procesin e renies me mjekime si: minoksidil dhe finasterid.
Minoksidil (Rifiton forcen normale ose rifiton force extra te flokut) eshte ne forme lengu dhe aplikohet 2-here ne dite direkt ne lekuren e kokes. Ne te vertete minoksidili eshte krijuar per te trajtuar presionin e larte te gjakut dhe rritja e flokeve ishte nje nga efektet anesore, e cila ne kete rast ka rezultuar e nevojshme. Mund te sigurohen edhe pa recete. Rreth 60% te perdoruesve kane pasur permiresime nga ky medikament ne shkalle te ndryshme por ne momentin qe ju e nderprisni dhe efektet e tij do te zhduken shpejt.
Finasteridi (Propecia) eshte nje medikament ne forme tablete qe pengon efektin e hormoneve mashkullore (anti-androgjen) por pjeserisht.Ai kufizon prodhimin trupor te hormonit DHT. Zakonisht perdoret ne doza te medha per te kuruar hipertrofine beninje te prostates. Propecia ka treguar qe pas nje periudhe 3-6 muaj, ndalon humbjen e metejshme te flokeve dhe nxit rritjen e flokeve te rinj perafersisht tek 80% e perdoruesve. Trajtimet duhet te jene te vazhdueshme per te pasur gjithmone rezultatet qe kerkoni.

qeros

Trajtimet me operacione plastike

Operacionet plastike mund te jene menyra me e besueshme per te zevendesuar floket e humbur dhe disa nga keto teknika jane :

  1. Transplanti– Ai ka te beje me zhvendosjen e fijeve te flokut nga pjesa e prapme e kokes ne pjesen perpara. Kjo eshte menyra me e mire per ata meshkuj qe kane mungesa kryesisht ne pjesen perpara te kokes. Por per te qene nje kandidat i pershtatshem per kete operacion merren parsysh shume faktore si: mosha, ngjyra e flokut, natyra e renies se flokeve madje edhe fakti nese i kane te drejte apo kacurrela. Transplanti I flokeve mund te jete shume I kushtueshem dhe mund te nevojitet me shume se nje seance. 2 muaj pas trajtimit pjesa me e madhe e flokeve te transplantuar bie dhe floket e rinj dalin. Brenda 6 muajve floket e rinj marrin forme natyrale.
  2.  Reduktimi i skalpit te kokes– Kjo teknike eshte me e pershtashme per ata te cilet kane nje njolle te dukshme pa floke ne maje te kokes.
  3. Operacion kirurgjikal me lemb– Kjo teknike ka te beje me zgjerimin e asaj zone te skalpit qe ka me shume floke dhe eshte e pershtatshme per personat qe i kane rene floket ne nje zone te kufizuar.
renia e flokeve te femrat

Renia e flokeve te femrat

Femrat gjithashtu mund te vuajne nga renia e flokut, kryesisht ato te cilat kane shume te aferm te prekur nga renia e flokeve. Modeli i renies se flokeve te femrat fillon shume me vone ne moshe se te meshkujt dhe zakonisht eshte e kufizuar ne majen e kokes. Shume rralle mund te shikohet renie e plote e flokeve te femrat.