Rreziqet Shendetsore Nga Pijet Energjike Dhe Shots-at

Edhe pse produktet energjike na japin energjine qe na duhet menjehere sapo i konsumojme, ato gjithashtu permbajne sasi te konsiderueshme kafeine,sheqeri dhe substancash te tjera qe mund te kene efekte te rendesishme anesore si: pagjumesi, crregullim te rrahjeve te zemres, irritim, ankth, dridhje deri edhe ne vdekje. Me poshte do te lexoni arsyet pse pijet energjike, pilulat e kafeines dhe produkteve te tjera energjike jane te rrezikshem per shendetin.

1.Mbingarkesa me kafeine

sistemi nervor qendror

Shume pije energjike dhe produkte te tjera kane sasi shume te larte kafeine, rreth 3- here me shume sesa sasia qe gjendet normalisht ne nje filxhan kafeje. Shume shpesh kjo sasi kafeine shoqerohet edhe me stimulues te tjere. Dy problemet kryesore qe vine nga konsumimi i sasive te medha te kafeines jane qe:
• Ajo shenjestron sistemin nervor qendror ne menyre direkte
• Mund te coje ne dehidratimin dhe humbje te elementeve ushqyes qe treten ne uje te cilet kane efekt qetesues mbi sistemin nervor qendror.

Te dy keto efekte se bashku shkaktojne shqetesime, probleme me gjumin dhe me shume mundesi shkaktojne zhvillimin e problemeve me ankthin.

2.Shume perberes qe clirojne energji

energy-drink-dangers-other-caffeine-products-03-pg-full

Kafeina mund te mos jete i vetmi stimulues qe gjendet ne pijet energjike. Shume prej tyre permbajne edhe perberes te tjere te ngjashem me kafeinen si: guarana, acai, taurine,ginseng, arnitine,creatine, ginkgo biloba, inositol, te cilat kane efekte stimulante. Per taurinen eshte treguar qe permireson performancen atletike dhe kjo mund te jete arsyeja pse gjendet ne shume prej pijeve energjike. Perzierja e taurines me kafeinen mund te rrise performancen mendore por kjo ende duhet vertetuar.

3.Mbingarkesa me sheqer

 

Rrezik tjeter per shendetin eshte sasia e larte e sheqerit qe gjendet ne pijet energjike, sidomos per femijet dhe personat me risk te larte per diabet. Edhe per personat qe nuk vuajne nga diabeti, sasia e larte e sheqerit shkakton nje renie te tij disa ore me vone , duke e lene personin qe ka pire pijen me te lodhur se  perpara se ta pinte ate. Kini parasysh qe edhe pse pijet energjike pa sheqer mund tju duken nje zgjidhje me e mire, versionet pa sheqer te red-bull, Amo, NOS, Rockstar permbajne perseri shume kafeine dhe embelsues artificial si aspartami.

4.Kujdes nga pijet energjike per femije

pijet energjike

Me ndihmen e personazheve vizatimore, apo atleteve te famshem, shume pije energjike u reklamohen direkt femijeve dhe adoleshenteve. Te rinjte duhet te jene shume te kujdesshem me keto produkte sepse sitemi i tyre nervor qendror nuk eshte ende plotesisht i formuar duke shkaktuar probleme shendetesore me vone. Flisni me mjekun qe ndek femijen tuaj se ne cfare sasie eshte e pranueshme kafeina dhe shpjegojuni femijeve per rreziqet e mundshme nga keto pije.M

5.Mos perzieni pijet energjike me alkoolin

Disa pije energjike jo vetem qe permbajne sasi te medha kafeine dhe sheqeri, por gjithashtu permbajne sasi te medha alkooli e cila ka shume efekte anesore dhe mund te coje deri ne vdekje. Disa shtete duke pefshire edhe New York-un ka ndaluar pijet qe permbajne alkool dhe kafeine megjithate shume vazhdojne ende te pine kokteile si Vodka me Red Bull nder te tjera. Kombinimi i alkoolit me kafeine shton efektet negative sepse prezenca e kafeines rrit perthithje e alkoolit nga organizmi i cili con ne intoksikim. Shume njerez mendojne se kafeina ne keto pije parandalon marramendjen e lidhur me konsumimin e alkoolit, megjithate ajo nuk mund te ndaloje efektet qe ka alkooli ne tru.

6.Shiritat energjike

Shiritat energjike jane te ngjashme me shiritat per te larguar eren e gojes dhe u tregetohen adoleshenteve dhe te rinjve. Ato kane te njejtat rreziqe si pijet energjike. Shiritat energjike perthithen edhe me lehte ne sistemine qarkullimit te gjakut se sa cdo forme tjeter e produkteve energjike.

7.Rreziqet e pilulave te kafeines

Pilulat energjike apo me kafeine kane shume me teper rreziqe per shendetin sepse shpesh perdoren ne kombinim me produkte te tjera energjike.
Shpesh njerzit marrin nje pilule kafeine ne mengjes, pine nga filxhan kafeje dhe mbasdite pine nje pije energjike, e gjithe kjo sasi e tepruar kafeine mund te jete shume e demshme.

Moderimi eshte celesi per konsumin e pijeve energjike me kafeine.

Te gjithe keto produkte energjike nese perdoren ne sasi te moderuar dhe me qellime te caktuara mund te na ndihmojne vertete te jemi me energjike per nje dite te gjate, apo te rrime zgjuar me teper, megjithate eshte shume e rendesishme ti perdorim me kujdes ato dhe te mos konsumojme me teper sesa mund te na toleroje trupi per te shmangur efekte te padeshirueshme dytesore.