Frutat Dhe Perimet Qe Ju Mbrojne Nga Rrezet e Demshme Te Diellit

Gjate sezonit te veres lekura juaj nese nuk tregoni kujdes mund te demtohet edhe ne menyre te pakthyeshme. Dielli dhe rrezet e tij pervec efekteve positive ka edhe efekte negative. Si per shembull ekspozimi ndaj rrezeve te tij ne oret e pikut i shkakton lekures tuaj deme nga me te ndryshmet sa mund tju rrezikojne edhe jeten. Pervec mbrojtjes se lekures me kremera kunder diellit, mos ekspozimin ne diell gjate oreve me te nxehta dhe hidratimin e saj shume te rendesishme jane edhe ushqimet qe konsumoni. Me poshte eshte nje liste frutash dhe perimesh qe do te aktivizojne mburojen tuaj epidermale, duke ju mbrojtur nga djegiet e lekures gjate gjithe vitin dhe vecanerisht ne sezonin e veres.

Domate

Domatja eshte mbrojtese natyrale kunder diellit. Sipas nje studimi nga gazeta britanike e dermatologjise, 20 gra te shendetshme nga mosha 21- 47 qe hanin 4 luge domate me vaj ulliri cdo dite per 3 muajsh ishin me te mbrojtura nga djegia e diellit se sa ato qe konsumonin vetem vaj ulliri. Domatet dhe produktet me baze domaten jane nje burim i madh i antioksidantit te quajtur likopene (lycopene) i cili eshte provuar qe na siguron nje mbrojtje afatgjate kunder efekteve te induktuara nga rrezatimet UV.
Me ne fund nje justifikim i mire per te konsumuar me teper Bloody Mary.

Karrota

Ushqimi i lepujve jo vetem qe parandalon demtimet nga dielli por edhe mund ti riparoje ato. Ne nje studim te fundit Korean, 30 gra te shendetshme moren nje doze prej 30 mg beta karoten (vlera e 6 karrotave) per 3 muaj. Si rezultat antioksidantet mbrojten dhe riparuan qelizat nga mplakja. Shtoni karrotat ne dieten tuaj dhe do te shihni menjehere efektin e tyre pozitiv ne lekure dhe ne gjithe organizmin tuaj.

Patate te embla

Ashtu si karrotat, patatet e embla jane gjithashtu nje burim i madh i beta karoteneve qe mbrojne lekuren. Zgjidhni nje kokerr te madhe ne supermarket apo ne tregun fshatar, priteni ne copa te holla, lyejini me vaj ulliri te perzier me piper te zi, rigon dhe verini te piqen deri sa te marrin ngjyre te arte. Voilà – ja ku keni nja snak shume te shendetshem veror.

Perime me ngjyra te errta dhe te ndezura

Ju tashme e dini qe nje pjate me shume ngjyra eshte nje pjate e shendetshme . Kur beni Pazar per domatet e kuqe, sallaten jeshile, specat e verdhe kini parasysh te zgjidhni ato perime qe kane ngjyren me te erret. Rregulli kryesor eshte sa me e theksuar eshte ngjyra aq me ushqyese dhe me te vlefshem jane antioksidantet te cilet ndihmojne ne kundershtimin e efekteve te radikaleve te lira ne organizem.

Shalqi

Watermelon

Te ngrenit te gjerave te kuqe ju ndihmon te mos skuqeni. Likopeni, i njejti antioksidante qe gjendet te domatet mund te reduktoje rrezikun te ngjani si aragoste sipas Brooke Joanna Benlifer, e cila eshte e specializuar ne parandalimin e kancerit nepermjete ushqimit. Shijoni nje sallate verore shume te lehte qe ju mbron nga rrezet vetem me 4 perberes: Copa shalqiri te prera ne kubike, djathe te bardhe, pak gjethe menteje dhe vaj ulliri. Mund te shtoni piper dhe kripe sipas shijeve.

Luleshtrydhe, kivi dhe portokalle

Te pasura me vitamine C, keto tre fruta jane te ekujpazhuara per te ndihmuar bllokimin e qelizave kancerogjene. Vitamina C eshte shume e mire per te ndihmuar ne reduktimin e radikaleve te lira qe trupi krijon si pergjigje e trupit per demtimin qelizor nga ekspozimi ndaj rrezeve te diellit. Ne kete aspekt kivi eshte mreti i frutave, ai ka me shume vitamine C se cdo frut tjeter.

Bajame dhe Fara luledielli

Shtojini sallates tuaj, kosit apo lengut te frutave disa bajame apo fara luledielli, te dyja te pasura me vitamine E, nje tjeter antioksidante i fuqishem qe ju mbron nga demtimi prej diellit. Kjo vitamine gjithashtu eshte provuar qe ngadelson plakjen e qelizave te lekures dhe zvogelon shfaqjen e shenjave.

Molle

Nje molle ne dite i thote kancerit te lekures ik- por vetem nese ka lekure te kuqe. Sipas nje studimi ne Universiteti Cornell ne 2007, lekura e molleve te kuqe eshte e pasur me disa perberes te quajtur triterpenoid, te cilet jane provuar qe bllokojne ose i vrasin qelizat kancerogjene ne testet laboratorike.

Caj jeshil

Nje gote freskuese me caj jeshil jo vetem qe ju qeteson por ju ndihmon te mos prekeni nga kanceri. Caji jeshil permban EGCG, nje kimikat natyral qe lufton radikalet e lira, zvogelon inflamacionin nga brenda dhe ne fund mund te parandaloje zhvillimin e kancerit te lekures.
Sigurohuni qe eshte i decafeinuar. “Kafeina eshte nje agjent dehidratues. Kur trupi juaj eshte i dehidratuar, i thote trurit te thithi ujin nga lekura”. Lekura juaj eshte si nje radiator qe ruan lengjet dhe nese trupi eshte i varferuar nga lengjet do te perpiqet te thithi sa me shume uje te mundet nga siperfaqja.”

Cokollata e zeze

Ju qe adhuroni cokollaten jini te vemendshem. Cokollata e zeze e perbere nga 65 % ose me shume kakao permban antioksidantet e quajtur flavonoide te cilet mbrojne trupin nga demtimet e diellit. Bejini nder linjave tuaja dhe konsumoni vetem nje sasi te vogel prej vetem 200 gr ne jave. Shoqerojeni me nje gote vere ose cajt jeshil te ftohte.